Më 5 dhe 6 prill të këtij viti, përfaqësues të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve morën pjesë në Konferencën dyditore për integritetin e zgjedhjeve në mjedisin e ri informativ.

Ngjarja u organizua nga Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore (IFES), në partneritet me Agjencinë për shërbime mediatike, audio dhe audiovizuele, në kuadër të projektit “Maqedonia e Veriut – aktiviteti për mbështetjen e zgjedhjeve” i mbështetur nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e Shteteve të Bashkuara (USAID).

Konferenca kishte për qëllim prezantimin dhe analizimin e praktikave ndërkombëtare në fushën e reklamave politike, mediave online, mediave sociale dhe tradicionale, dezinformimet dhe rolin e organeve rregullatore. Gjatë ditës së parë të konferencës u mbajt prezantimi i gjetjeve nga hulumtimi dhe analiza e mediave dhe zgjedhjeve. Folësit në panel diskutimet ishin ekspertë të njohur ndërkombëtarë dhe vendas. Gjatë ditës së dytë, temë e diskutimit ishte mënyra e financimit të fushatave zgjedhore të partive politike dhe kontrolli i tyre.

Konferenca lehtësoi shkëmbimin e pikëpamjeve dhe përvojave me anëtarët e organeve të larta dhe organizatave profesionale, si Parlamenti Evropian, Platforma Evropiane e Organeve Rregullatore (EPRA), Grupi Rregullator i Shërbimeve Mediatike Audiovizuele Evropiane (ERGA), Komiteti i Ekspertëve i Këshillit të Evropës për Mjedis Mediatik dhe Reforma, AGCOM – Autoriteti Rregullator i Komunikimeve Italiane, Autoriteti i Mediave Audiovizive të Shqipërisë, Agjencia për Shërbimeve Mediatike, Audio dhe Audiovizuele, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, partitë politike etj.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content