Лого ДИК новости

Me Aktvendimin për shpalljen e zgjedhjeve për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut, numër 09-1168/1, më datë 14.2.2024 dhe Aktvendimin për shpalljen e zgjedhjeve për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, numër 09-1169/1 më datë 14.2.2024, të miratuar nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, janë shpallur zgjedhjet për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilat do të mbahen më 24 prill 2024, dhe zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut që do të mbahen më 8 maj 2024.

Duke pasur parasysh se me shpalljen e zgjedhjeve fillojnë të rrjedhin afatet për zbatimin e veprimeve zgjedhore në përputhje me listat e afateve të miratuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njofton kryetarët, anëtarët dhe zëvendësit e të komisioneve zgjedhore komunale se është e nevojshme të fillojnë me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve zgjedhore nën kompetencat e tyre në pajtim me Kodin Zgjedhor, aktet nënligjore të KSHZ-së, si dhe udhëzimet nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Me këtë Njoftim obligohen kryetarët e komisioneve zgjedhore komunale të kontaktojnë me nënkryetarin, anëtarët dhe zëvendësit e tyre të komisioneve zgjedhore komunale. Në mungesë të kryetarit të Komisionit zgjedhor komunal, detyrën e kontaktimit me anëtarët dhe zëvendësit e tyre e merr nënkryetari i KZK-së. Në rast të mungesës së kryetarit dhe nënkryetarit të KZK-së, detyrën e kontaktimit me anëtarët e tjerë dhe zëvendësit e tyre e merr njëri prej anëtarëve.

Për të gjitha detyrat dhe veprimet për përgatitjen e zgjedhjeve që duhet t’i ndërmerrni si komision zgjedhor komunal, do të informoheni me kohë nga ana e koordinatorëve të emëruar të komisioneve zgjedhore komunale.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content