Лого ДИК новости

Në seancën e 82-të të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, të mbajtur më 20 shkurt 2024, është miratuar Rregullorja për rregullimin e procedurës për mbledhjen e nënshkrimeve dhe mënyrën e përcaktimit të noterit, për të cilën bëhet sqarim i veçantë i procedurës së mbledhjes së nënshkrimeve për mbështetje të parashtruesit të listës së kandidatit për President të Republikës si dhe në listën e paraqitur të kandidatëve për deputetë kur lista e paraqitur është nga “një grup zgjedhësish”.

Nënshkrimet mblidhen në hapësirat zyrtare të njësisë rajonale dhe zyrës së Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, para personit zyrtar të punësuar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.

Kur nënshkrimet mblidhen para noterit, nënshkrimet mblidhen në hapësirat zyrtare të noterit, në përputhje me rregullat e depozitimit të nënshkrimeve.

Mbledhja e nënshkrimeve fillon më 23 shkurt 2024 dhe zgjat deri më 8 mars 2024 deri në orën 24:00. Gjatë mbledhjes së nënshkrimeve, njësitë rajonale dhe zyrat e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve do të punojnë çdo ditë nga ora 08:00 deri në 20:00, deri në ditën e fundit më 8 mars të vitit 2024, deri në orën 24:00.

Nënshkrimet mblidhen në formularët e përcaktuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dhe publikohen në ueb faqen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve https://www.sec.mk/.

Njëkohësisht, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi Konkluzionin për qëndrimin në fuqi dhe zbatimin e Rregullores për mënyrën e veprimit të policisë gjatë mbajtjes së zgjedhjeve nr. 11-1763/1 më datë 28 gusht 2021.

Aktet e miratuara nga kjo seancë do të publikohen në ueb faqen zyrtare.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content