Лого ДИК новости

Në seancën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve u miratua Aktvendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Aktvendimit për regjistrin e radiodifuzerëve, medieve të shkruara dhe medieve elektronike (portaleve të internetit) për zgjedhjet për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 09-696/1 më datë 29.2.2024 dhe Aktvendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Aktvendimit për regjistrin e radiodifuzerëve, medieve të shkruara dhe medieve elektronike (portaleve të internetit) për zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 09-698/1 më datës 29.2.2024, ku përfshihen edhe ata radiodifuzerë, televizione, stacione radiofonike dhe media elektronike (portale të internetit) të cilët kanë dorëzuar me kohë lista të korrigjuara të çmimeve brenda afatit ligjor prej 72 orësh, në përputhje me nenin 75-gj paragrafi (11) të Kodit Zgjedhor.

Njëkohësisht, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në lidhje me Udhëzimin me Metodologji për zbatimin e nenit 21 paragrafi (2), (3) dhe (4) të Kodit Zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre në Komisionet komunale zgjedhore dhe Komisioni zgjedhor i Qytetit të Shkupit, të miratuar në seancën e 85-të të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, të mbajtur më 6 dhe 7 mars 2024, në pjesën nëse parasysh do të merret popullsia rezidente apo jorezidente gjatë zbatimit të metodologjisë, dhe me rastin e vendimit të Gjykatës së Lartë Administrative, informoi se për zbatimin e nenit 21 paragrafi (2) të Kodit Zgjedhor, në komunat në të cilat jetojnë së paku 20% e qytetarëve që bëjnë pjesë në komunitetet e tjera, ku reflektohet parimi i përfaqësimit adekuat dhe të drejtë të të gjitha komuniteteve, zgjedhja do të bëhen sipas përkatësisë etnike sipas Regjistrimit të popullsisë nga viti 2021, duke marrë parasysh popullsinë rezidente.

Gjithashtu, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve bëri me dije se sipas dispozitës kalimtare të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor e cila do të zbatohet vetëm për zgjedhjet e vitit 2024, zgjedhësit do të mund të votojnë me letërnjoftim ose dokument udhëtimi të cilit i ka skaduar afati në periudhë prej 9 muajsh deri në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve.

Respektivisht, në Zgjedhjet Presidenciale do të mund të votojnë shtetasit të cilëve u ka skaduar dokumenti personale për çfarëdo arsye (me ligj ose për shkak të afatit) nga data 24 korrik 2023 deri në ditën e zgjedhjeve, 24 prill 2024, ndërsa për zgjedhjet për deputetë të Kuvendit, do të mund të votojnë shtetasit të cilëve u ka skaduar dokumenti personal për çfarëdo arsye (me ligj ose për shkak të afatit) nga data 8 gusht 2023 deri në ditën e zgjedhjeve, 8 maj 2024.

Aktet e miratuara nga kjo seancë do të publikohen në faqen zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content