Лого ДИК новости

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në seancë miratoi Vendim për plotësimin e Planit Vjetor për Prokurim Publik nga programi 21 (për qëllime të zgjedhjeve për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe zgjedhjeve për deputetë të Republikës së Maqedonisë së Veriut) si dhe ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për përcaktimin për nevojën e formimit të organeve ndihmëse të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për zbatimin e zgjedhjeve për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Zgjedhjeve për deputetë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që do të mbahen më 24 prill 2024 dhe 8 maj 2024, për nevojat e Komisionit për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Gjithashtu, Komisioni plotësoi Udhëzimin për mënyrën dhe procedurën e paraqitjes, pranimit dhe konfirmimit të listave të kandidatëve për zgjedhjen e Presidentit të Republikës (nr. 08-528/1, datë 17.2.2024), me të cilin kandidati për kryetar mund të autorizojë person tjetër i cili do të jetë edhe përfaqësuesi i autorizuar i parashtruesit të listës për kryetar, i cili do të mund të ndërmarrë veprimet e nevojshme në emër dhe në llogari të tij, sipas Kodit Zgjedhor përpara organeve zgjedhore dhe institucionet të tjera shtetërore kompetente, ndërsa lidhur me procedurën e organizimit të zgjedhjeve për President të Republikës, dhe në bazë të këtij autorizimi të përgjithshëm, kandidati për president mund të autorizojë të njëjtin person që të mund të autorizojë persona të tjerë në emër dhe në llogari të kandidatit për president të ndërmarrë veprime të caktuara në procesin zgjedhor në përputhje me Kodin Zgjedhor.

Në të njëjtën kohë, Komisioni miratoi Udhëzimin për zbatimin e nenit 112-a të Kodit Zgjedhor, për personat me aftësi të kufizuara, për t’u mundësuar në mënyrë adekuate hyrjen, respektivisht qasjen në qendrën e votimit për të ushtruar të drejtën e votës.. Për të njëjtin qëllim, është miratuar Udhëzimi i votimit për personat e verbër dhe personat me shikim të dëmtuar, me çka personi me shikim të dëmtuar refuzon të votojë me ndihmën e shabllonit dhe alfabetit të Brajit, do të ketë të drejtë të kërkojë nga këshilli zgjedhor të votojë me ndihmën e një personi tjetër.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka miratuar edhe Udhëzues për punën e Komisioneve Komunale Zgjedhore dhe Komisionit Zgjedhor të Qytetit të Shkupit, me të cilin rregullohen dhe përpunohen obligimet dhe procedurat e punës në kuadër të kompetencave të tyre ligjore.

Më tej, në këtë seancë u miratua ndryshimi i Udhëzimit për zbatimin e nenit 21 paragrafi (2), (3) dhe (4) të Kodit Zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre në Komisionet Komunale Zgjedhore dhe Komisionin Zgjedhor të Qytetit të Shkupit, në të cilin si kriter për përzgjedhje është marrë regjistrimi i popullsisë në vitin 2021, në vend të regjistrimit të vitit 2022.

Po ashtu, në seancë u shqyrtuan kërkesat për mospranim të kryerjes së detyrave të kryetarit, nënkryetarit, anëtarit dhe zëvendës anëtarit të komisioneve komunale zgjedhore dhe pas tyre zgjedhje të rastësishme të kryetarit, nënkryetarit, anëtarit dhe zëvendës anëtarit të komisioneve komunale zgjedhore, kërkesat e të cilave për përjashtim janë pranuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Pra, me qëllim të transparencës së procesit zgjedhor dhe lehtësimit të procedurës për kandidimin e kandidatëve për President të Republikës dhe kandidatëve për zgjedhjen si deputetë në Kuvend, në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, Komisioni informoi se do të publikojë në faqen e saj edhe aktet e miratuara të Regjistrit Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në të cilat rregullohet e gjithë procedura për sigurimin e numrit të vetëm tatimor dhe llogarisë së transaksionit me shënimin “për fushatë zgjedhore”.

Aktet e miratuara nga kjo seancë do të publikohen në faqen zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content