Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, me rastin e Ditës globle të zgjedhjeve që mbahet çdo vit në ditën e ejtes së parë të muajit shkurt, realizoi takim pune me përfaqësuesit e Asociacionit qytetar MOST.

Takimi ishte në kahje për zgjërimin e e bashkëpunimit në mes KSHZ-së dhe Asociacionit qytetar MOST. Asociacioni qytetar MOST, KSHZ-së i dha në shfrytëzim datëbazën e vendimeve dhe aktgjykimeve sipas kundërshtimeve dhe padive për zgjedhjet, të përgaditur nga ana e tyre.

Datëbaza është e përpunuar në formë veb-faqeje (http://izborna pravda.mk) e cila i përmban vendimet dhe aktgjykimet në formë të dokumenteve në pdf format, si dhe të dhënat themelore për të njëjtat si psh. Në cikël zgjedhor, lloji i kundërshtimit, vendvotimi, vendime sipas kundërshtimeve etj. Sipas kë[tyre kritereve edhe mund të kërkohet datëbazë.

Datëbaza u përgadit si pjesë e projektitt ,, Udhërëfyes në zgjedhje të lira dhe korrekte” të cilëin e zbatoi Asociacioni qytetar MOST e finansuar nga ana e Ambasadës së Mbretërisësë Holandeze në Republikën e Maqedonisë , Ambasadës së Britanisë së Madhe në Shkup, Instiitutit Nacional Demokratik (NDI) dhe Fondit Nacional për Demokraci (NED).

Skip to content