Me datë 11 mars 2021, Delegacion i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, që kryesohej nga Kryetari i KSHZ-së, z. Aleksander Dashtevski dhe përbëhej nga anëtarët z.Krenar Llog, z.Oliver Ristovski dhe z.Boban Stojanovski u takuan me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve së Republikës së Shqipërisë, z. Ilirjan Celibashi.

Qëllimi i takimit ishte shkëmbimi i përvojave mes dy institucioneve homologe dhe konkretizimi i këtij bashkëpunimi në të ardhmen.

Duke marrë në konsideratë që Republika e Maqedonisë së Veriut gjendet para sfidës së identifikimit elektronik të votuesve, interesi i delegacionit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve u fokusua në implementimin e këtij projekti nga KQZ е R. së Shqipërisë.

Delegacioni i KSHZ u njoftua me rregullimet ligjore lidhur me teknologjinë në zgjedhje, procedurat dhe hapat që ka ndjekur KQZ е Shqipërisë për të realizuar implementimin e Sistemit Elektronik të Identifikimit të Votuesve, duke u ndalur edhe në demonstrimin e pajisjes së identifikimit elektronik.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve shprehu interes për vëzhgimin e zgjedhjeve për në Relpublikën e Shqipërisë që do të mbahen me datë 25 prill 2021.

Skip to content