Лого ДИК новости

Sot, me datë 28 janar 2021, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ishte nikoqir i takimit të punës ndërmjet KSHZ-së dhe përfaqësuesve të lartë të Fondacionit Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore (IFES) në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në këtë takim të parë pune ndërmjet përbërjes aktuale të KSHZ-së dhe përfaqësuesve të IFES, të dyja palët u dakorduan që bashkëpunimi i deritanishëm frytdhënës të vazhdojë edhe më tej, në drejtim të përforcimit të kapaciteteve të administratës zgjedhore dhe përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Skip to content