Shërbimi profesional i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve mori pjesë në trajnimin njëditor  “Informimi për higjienën kibernetike” i cili u mbajt në datat 24, 25 dhe 26 tetor të vitit 2023 të organizuar nga Fondacioni Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore (IFES).

Në trajnim, të punësuarit e KSHZ-së u njohën me teknikat e përmirësimit të higjienës kibernetike dhe mirëmbajtjes së sigurisë kibernetike, si dhe morën njohuri për sigurimin e komunikimeve dhe korrespondencës, sigurimin e llogarive të përdoruesve, krijimin e një politike të sigurt organizative.

Ky trajnim është pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve me IFES-in me qëllim të përmirësimit të njohurive dhe aftësive praktike të stafit profesional të KSHZ-së në nivel qendror dhe rajonal.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content