Gjatë muajve shtator dhe tetor 2023, Komisioni Shtetëror Zgjedhor organizoi dhe realizoi trajnime për përmirësimin e ndjeshmërisë gjinore të trajnerëve të certifikuar nga KSHZ, me titull “Aspektet gjinore të procesit zgjedhor”.

Në trajnime janë përfshirë gjithsej 106 pjesëmarrës – 88% e numrit të përgjithshëm të trajnerëve të certifikuar të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, prej të cilëve 52 meshkuj dhe 54 femra të cilët kryejnë trajnime për anëtarët e organeve zgjedhore të niveleve më të ulëta.

Për të siguruar organizim dhe angazhim efektiv, pjesëmarrësit u ndanë në pesë grupe, secili i përbërë nga afërsisht 20 deri në 25 persona. Të gjitha këto grupe u balancuan me kujdes për sa i përket gjinisë dhe rajonit gjeografik, me qëllim promovimin e diversitetit dhe gjithëpërfshirjes.

Tema e barazisë gjinore dhe aspekteve gjinore të zgjedhjeve u prezantua për herë të parë këtë vit si temë për trajnerët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe pati një ndikim shumë pozitiv. Ai u vlerësua si shumë i dobishëm, me nevojën e përsëritjes për një periudhë të caktuar, sidomos pas zgjedhjeve.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content