Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Aleksandar Dashtevski, mori pjesë në tryezën dyditore me temë: “Dixhitalizimi i procesit zgjedhor: perspektivat e sigurisë kibernetike dhe bashkëpunimi ndërinstitucional në Ballkanin Perëndimor” (6-7.07.2023)

Pjesëmarrësit prezantuan përvojat e tyre në fushën e dixhitalizimit, kërcënimet specifike kibernetike me të cilat u përballën, si dhe masat efektive që morën.

Veprimtaria u organizua nga International IDEA dhe u zhvillua në Tiranë, Shqipëri.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e informon opinionin publik se për shkak të një defekti në furnizim me energji elektrike për momentin nuk funksionojnë adresat zyrtare të postës elektornike dhe shërbimet tjera që kanë të bëjnë me furnizimin me energji elektrike.

Defekti është në të gjithë objektin ku ndodhet selia e KSHZ-së, ku janë vendosur edhe disa institucione të tjera shtetërore. E njëjta gjë ka vazhduar për disa dit, që nga 7 prilli. EVN është duke punuar në eleminimin e problemit, i cili sipas njoftimeve do të marrë pak kohë. Për rikthimin e funksionalitetit të adresës elektoronike dhe shërbimeve të tjera do të publikojmë një njoftim shtesë.v

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Në organizim të Fondacionit Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore IFES, nga 15 deri më 17 mars, në Shkup u mbajt punëtoria BRIDGE me temën Edukimi i votuesve dhe qytetarëve.BRIDGE do të thotë “ndërtimi i burimeve në demokraci, qeverisje dhe zgjedhje”, është një program global dhe përmban kurrikulën më gjithëpërfshirëse në fushën e zgjedhjeve.

Përmes një metodologjie të krijuar posaçërisht, në këtë punëtori pjesëmarrësit fituan njohuri dhe aftësi për hartimin e programeve për edukimin dhe informimin e qytetarëve dhe votuesve.

Në punëtori, përveç pjesëmarrësve nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, morën pjesë edhe përfaqësues nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizive, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Avokati i Popullit, partitë politike dhe organizatat e shoqërisë civile.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Më 14 mars, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mori pjesë në një aktivitet të organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik NDI: Reformat zgjedhore në Maqedoninë e Veriut.

Aktiviteti u hap nga Ministri i Drejtësisë, z. Krenar Loga, dhe përfaqësues nga mbi 15 institucione kyçe, organizata vendase dhe ndërkombëtare dhe parti politike diskutuan për kapacitetet për zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it dhe rezultatet e reformave të mundshme zgjedhore.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Më 15 mars, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve zhvilloi takim me shefin e Misionit të OSBE-së, ambasadorin Kilian Val. Temat e takimit ishin funksionimi i KSHZ-së dhe nevoja për reforma zgjedhore, veçanërisht zbatimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it. Ndarja e burimeve të mjaftueshme është me rëndësi jetike për punën e KSHZ-së.

Shefi i Misionit ofroi partneritet të përforcuar me KSHZ-në dhe bashkëpunim të ngushtë për të arritur një sistem zgjedhor që funksionon mirë në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Në Qendrën Burimore për Politikëbërje dhe Buxhetim të Përgjegjshëm Gjinor, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka filluar zbatimin e ciklit të trajnimeve për punonjësit e sektorit publik. Më 6 dhe 7 mars u mbajt trajnimi bazë për çështjet gjinore, barazinë gjinore dhe futjen e perspektivës gjinore në politikat publike.

U diskutuan edhe tema për ciklet e krijimit të politikave publike, strategjitë për përfaqësimin e barazisë gjinore në ato procese, si dhe statistikat gjinore.

Në trajnim marrin pjesë edhe punonjës të Shërbimit Profesional të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Ata do të zbatojnë njohuritë e marra në punën e tyre në të ardhmen.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Shkup, filloi trajnimi për zbatimin e politikës së integritetit në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, i dedikuar për të punësuarit e KSHZ-së.

Trajnimi mbulon disa tema, si: llojet dhe format e korrupsionit, raporti ndërmjet integritetit dhe antikorrupsionit, elementet e integritetit, elementet e politikës së integritetit.

Pjesëmarrësit punojnë edhe për propozim- aktivitetet për secilin element të politikës së integritetit.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Si pjesë e projektit “Mbështetja e Reformave Zgjedhore në Ballkanin Perëndimor”, Zyra për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) organizoi punëtori në Varshavë më datë 21 dhe 22 shkurt 2022 për të hapur një diskutim mbi sfidat kryesore në implementimin e rekomandimeve të ODIHR-it dhe mundësive  për angazhimin e organizatave qytetare në monitorimin e zgjedhjeve.

Pjesëmarrës në punëtori ishin përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, komisioneve zgjedhore nga rajoni, si dhe organizata qytetare dhe aktivistë.

Në punëtori morën pjesë anëtarë të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, ndërsa në sesionin për zbatimin e rekomandimeve nga raportet e ODIHR-it për pjesëmarrjen e grupeve jo mjaftueshëm të përfaqësuara në zgjedhje, prezantuan të arriturat e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në drejtim të promovimit të pjesëmarrjes së grave dhe personave me aftësi të kufizuara.

Diskutimi mes pjesëmarrësve solli përfundime se si të konsolidohet prania dhe qëndrueshmëria e organizatave qytetarele (OQ) gjatë ciklit zgjedhor si një ndër aktorët kryesorë në reformat zgjedhore dhe promovimin e demokracisë në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Më 2 shkurt, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve shënoi Ditën Globale të Zgjedhjeve.

Si rezultat i angazhimit që doli nga Konferenca Globale për Zgjedhjet e mbajtur nga 15 deri më 17 shtator 2005 në Budapest, Hungari, Dita Globale e Zgjedhjeve festohet çdo vit të enjten e parë të shkurtit. Në këtë ditë komisionet zgjedhore në mbarë botën organizojnë tryeza të rrumbullakëta, debate, punëtori, takime me qytetarë etj. me qëllim që të theksohet përkushtimi për mbrojtjen e të drejtës së votës si një nga liritë dhe të drejtat themelore të njeriut.

Në manifestimin me rastin e kësaj dite të rëndësishme, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve prezantoi aktivitetet që ka realizuar gjatë vitit 2022, si dhe një pjesë të aktiviteteve të planifikuara për vitin 2023.

KSHZ-ja zyrtarisht promovoi edhe Portalin për Zgjedhjet, i cili do t’u mundësojë të gjithë të interesuarve qasje më të lehtë në të gjitha të dhënat statistikore lidhur me proceset e zhvilluara zgjedhore, të cilat mund të përdoren për informim, hulumtim dhe analizë.

Ky portal edhe një herë thekson përkushtimin e KSHZ-së për transparencë në punë, hapje, llogaridhënie dhe disponueshmëri të të dhënave.

Portali gjendet në linkun e mëposhtëm: https://ep.sec.mk/

Është prodhuar me mbështetjen e Fondacionit Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore IFES, përmes një projekti të financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Nga 23 deri më 25 nëntor në Shkup është mbajtur kursi i trajnimit për trajnerë nga organizatat rinore dhe organizatat e personave me aftësi të kufizuara.

Pjesëmarrësit morën njohuri dhe aftësi në lidhje me të drejtat e votës, të cilat do t’i përcjellin përmes sesioneve informative me anëtarët e tyre.

Trajnimi u realizua me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Shkup.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Nga data 24 deri më 25 nëntor në Mavrovë është mbajtur punëtoria për përgatitjen e regjistrit elektronik të akteve ligjore dhe nënligjore.

Regjistri elektronik do të mundësojë qasje më të lehtë në të gjithë rregulloren zgjedhore, e cila është me interes për të gjithë palët e interesuara në zgjedhje.

Punëtoria realizohet me mbështetjen e IFES, përmes një projekti të financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Aleksandar Dashtevski, më 22 nëntor takoi drejtoreshën rajonale për Evropë dhe Euro-Azi në Fondacionin Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore – IFES, Anya Cumberland, si dhe me drejtoreshën e zyrës së IFES-it në Maqedonia e Veriut, Ioana Cosma.

Në takim të gjithë u shprehën të kënaqur me bashkëpunimin ndërmjet KSHZ-së dhe IFES-it si partnerë strategjikë, si dhe u diskutuan për fushat në të cilat bashkëpunimi do të vazhdojë në periudhën e ardhshme.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Më 17 nëntor, një trup certifikues i akredituar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve prezantoi me ceremoni certifikatën për aplikimin e Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë, në përputhje me kërkesat e standardit ISO 9001:2015.

Fushëveprimi i cilësisë së Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve konsiston në organizimin dhe zbatimin e zgjedhjeve dhe referendumeve, përditësimin e listës zgjedhore dhe evidencave për të drejtën e votës, trajnimin dhe edukimin e organeve zgjedhore dhe të qytetarëve, nxjerrjen e akteve nënligjore dhe vendosjen për kundërshtimet.

Një pjesë e përfitimeve për Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve nga aplikimi i ISO 9001:2015 ka të bëjnë me rritjen e efikasitetit në punën e saj, përgjegjësi më të madhe të të punësuarve, përmirësimin e imazhit të institucionit, vlerësimin dhe dokumentimin e detyrave të punës, shfrytëzim më të mirë të kohës dhe resurseve, si dhe përmirësim të vazhdueshëm.

Procesi i certifikimit në përputhje me kërkesat e standardit ISO 9001:2015 është mbështetur nga Fondacioni Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore – IFES, përmes një projekti të financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Si vazhdimësi e bashkëpunimit, dhe ndërlidhje të projekteve tashmë të finalizuara – Faqja e re e internetit dhe Platforma për mësim, më datë 16.11.2022 në KSHZ u mbajt një takim i përbashkët pune me përfaqësuesit e IFES, ku u diskutua dhe u prezantua zhvillimi, qëllimet, përmbajtja dhe funksionaliteti i projektit të ri – Portali për zgjedhje, realizimi i të cilit është ndihmuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

Portali për zgjedhje do të jetë një mjet dhe platformë e re efikase dhe praktike e KSHZ-së që do të përmbajë në një vend të gjitha rezultatet në dispozicion të të gjitha llojeve të zgjedhjeve të mbajtura në të gjithë territorin e RMV-së, veçmas dhe në detaje sipas vendvotimeve, komunave dhe njësive zgjedhore, si dhe të dhënat për listat e kandidatëve dhe partive politike pjesëmarrëse në zgjedhje. Ai gjithashtu do të përmbajë informacion GPS për vendndodhjen e vendvotimeve, aksesin e tyre për personat me aftësi të kufizuara dhe të dhëna të tjera statistikore me interes, të ndara sipas gjinisë dhe përkatësisë etnike.

 “Portali për zgjedhje do të mundësojë rritjen e transparencës, përmirësimin dhe lehtësimin e aksesueshmërisë, si dhe rritjen dhe thjeshtimin e ndjeshëm të aksesit në të dhënat për pjesëmarrësit në zgjedhje dhe në rezultatet e zgjedhjeve, krahasimin e tyre, analizën dhe hulumtimin, dhe të gjitha këto të dhëna mund t’i shfrytëzojnë të gjithë qytetarët e interesuar, mediat, partitë politike, organizatat joqeveritare”, theksoi Boris Kondarko, anëtar i KSHZ-së.

 Portali për zgjedhje do të prezantohet për publikun deri në fund të këtij viti.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Në kuadër të bashkëpunimit me Fondacionin Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore – IFES, dhe në drejtim të ngritjes së vazhdueshme të kapaciteteve të administratës zgjedhore, në datat 1 dhe 2 nëntor u zhvillua trajnimi dyditor me temë “Mbrojtja e të dhënave personale”. mbajtur në Tetovë.

Trajnimi ishte i dedikuar për punonjësit e Shërbimit Profesional të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe kishte për qëllim afrimin e tyre me rregulloret për mbrojtjen e të dhënave personale dhe zbatimin e tyre praktik në kryerjen e detyrave të punës.

Realizimi i këtij aktiviteti u mbështet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Më 25 tetor, organizuar nga OSBE – Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), në Vjenë u mbajt një seminar i cili trajtoi dy tema: vëzhgimin e zgjedhjeve dhe pjesëmarrjen e grave në zgjedhje.

Seminari u dha një mundësi delegacioneve të OSBE-së, ekspertëve të zgjedhjeve, organeve zgjedhore, organizatave ndërkombëtare, organizatave të shoqërisë civile dhe palëve të tjera të interesuara për të diskutuar sfidat e reja dhe praktikat e mira në lidhje me organizimin e zgjedhjeve në përputhje me angazhimet e OSBE-së, detyrimet ndërkombëtare dhe standardet e tjera për zgjedhje demokratike.

Më konkretisht, seminari në fokus e kishte  çështjen e barazisë gjinore në proceset zgjedhore si një angazhim shumëvjeçar i shteteve anëtare të OSBE-së.

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski, mbajti fjalimin e tij në pjesën e dytë të seminarit, në të cilin prezantoi të arriturat dhe planet e mëtutjeshme të KSHZ-së në avancimin e barazisë gjinore në zgjedhje. Kryetari Dashtevski në veçanti u ndal në Planin e akcional gjinor të KSHZ-së 2021-2024, aktivitetet e realizuara dhe rezultatet e tij, si dhe aktivitetet e ardhshme për KSHZ-në përputhje me Planin.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Më datë 20-21 shtator 2022, Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut (OSBE, ODIHR), në bashkëpunim me prezencën e OSBE-së në Shqipëri, organizoi një konferencë rajonale dy-ditore për përmirësimin e proceseve ekzistuese për identifikimin elektronik të votuesve. Konferenca u organizua në kuadër të projektit për mbështetjen e reformave zgjedhore të ODIHR, ndërsa u mbajt në Tiranë, Republika e Shqipërisë.

Ngjarja mblodhi së bashku 66 pjesëmarrës nga vendet e rajonit (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia, si dhe Kosova) duke përfshirë përfaqësues të institucioneve dhe organeve përkatëse të menaxhimit të zgjedhjeve, anëtarë të grupeve të punës për reforma në legjislacionin zgjedhor, aktivistë dhe organizata civile, ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë.

Pjesëmarrës në konferencë ishin anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Boban Stojanoski, Krenar Lloga dhe Oliver Ristovski.

Në kuadër të panel-sesioneve të Konferencës, ata patën prezantimet e tyre për përvojën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve me aplikimin e identifikimit biometrik të votuesve.

Prezantimet u përqëndruan në proceset ekzistuese, sfidat dhe praktikat më të mira në zbatimin e identifikimit biometrik të votuesve.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Me qëllim implementimin e standardeve ndërkombëtare për zgjedhjet, si dhe rekomandimeve të Komisionit të Venecias për trajnime të vazhdueshme të administratës zgjedhore dhe aktorëve të tjerë të përfshirë në procesin zgjedhor, është hartuar “Studimi i fizibilitetit dhe udhërrëfyesi për formimin e Qendrës së trajnimeve për zgjedhjet”.

 – Studim fizibiliteti zakonisht bëhet kur dëshironi të krijoni një organ, ose një institucion të ri, ose t’i përmirësoni institucionet ekzistuese. Në proces janë të përfshirë Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dhe organe të tjera siç janë përfaqësues të komisioneve komunale të zgjedhjeve, por edhe përfaqësues të partive politike, shoqërisë civile dhe mediave, në mënyrë që t’i identifikojmë cilat janë nevojat e tyre konkrete, kështu që në këtë mënyrë procesi u bë gjithëpërfshirës dhe transparent për të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor. Lajmi i mirë është se shumë gjëra tashmë janë vendosur këtu në Maqedoninë e Veriut, kështu që ekziston një sistem për trajnime, ka një program dhe një grup trajnuesish, në fushën e edukimit të qytetarëve dhe votuesve. – tha drejtuesi i ekipit, përgjegjës për përgatitjen e studimit, Pavell Kabaçenko.Sipas tij, Maqedonia e Veriut është e gatshme të ndërmarrë hapin tjetër në drejtim të përmirësimit dhe institucionalizimit të trajnimeve dhe përgatitjet për të njëjtën duhet të fillojnë menjëherë.

 – Duke qenë se kemi qenë të përfshirë në këtë proces për një kohë të gjatë, mund të them se kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme sepse disa aktivitete konkrete tashmë janë duke filluar. Nëse ia dalim do të thotë sukses historik, sepse deri më tani nuk ka ekzistuar dhe është një segment i rëndësishëm për ngritjen e nivelit të demokracisë në vend në përgjithësi. – tha Aleksandar Dashtevski, kryetar i Komisionit Shtetëror Zgjedhor.

 – Vizioni i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe strategjia e tij afatgjate është ngritja e një qendre trajnimi që do të ekzistojë në kuadër të strukturës së Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, por që do të ketë përpjekje më të fokusuara drejt edukimit për të gjithë aktorët në zgjedhje, dhe jo vetëm për organet zgjedhore si deri tani. – theksoi Lupka Guguçevska Filiposka, udhëheqëse e seksionit për trajnime të vazhdueshme në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.

 Ajo shtoi se veçantia e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve si institucion është grupi i synuar që duhet ta edukojë. Këta nuk janë vetëm votuesit, partitë politike, organizatat e shoqërisë civile, mediat, por fjalë për fjalë të gjithë qytetarët e këtij vendi – edhe ata që janë në bankat e shkollave, sepse për të pasur një rezultat afatgjatë, gjegjësisht për të rritur ndërgjegjësimin dhe njohuritë për demokracinë dhe zgjedhjet, me edukimin duhet filluar shumë më herët. Qendra do të punonte në mënyrë më efektive edhe me kategori të ndryshme të votuesve, si votuesit me aftësi të kufizuara, burra dhe gra si kategori të veçanta, votues nga zonat rurale, votues me aftësi ndryshe etj.

 – Shpresojmë që ky studim, së bashku me diskutimet e vazhdueshme për këtë temë, të kontribuojnë në gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme për përmirësimin e edukimit për zgjedhjet, si dhe të ndihmojnë në forcimin e punës së administratës zgjedhore, jo vetëm në organizimin e zgjedhjeve, por edhe në ofrimin e shërbimeve më të mira për votuesit dhe aktorët e tjerë në zgjedhje. Këto angazhime synojnë të çojnë përpara reformat zgjedhore, duke rritur transparencën, integritetin dhe besimin e përgjithshëm në proceset zgjedhore. – theksoi Joana Kozma, drejtoreshë e zyrës së IFES-it në Shkup.

 Studimi është hartuar nga projekti “Mbështetje për reformat zgjedhore” i Qeverisë Zvicerane, i cili zbatohet nga Fondacioni Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore (IFES). Projekti synon procese zgjedhore më gjithëpërfshirëse dhe demokratike të menaxhuara nga organizimi i përforcuar i zgjedhjeve, të cilat vëzhgohen nga afër nga qytetarët.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në vazhdimësi punon për përmirësimin e barazisë gjinore në punën e KSHZ-së dhe për rritjen e pjesëmarrjes së grave në procesin zgjedhor.

Duke marrë parasysh se parakusht për sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të sigurta për të gjithë pjesëmarrësit në proces është një mjedis që mbron nga çdo lloj dhune dhe ngacmimi, KSHZ-ja më 12 tetor miratoi procedurën për mbrojtje nga ngacmimet seksuale në vendin e punës e cila përcakton, parandalon dhe ndalon ngacmimet seksuale në vendin e punës.

Zhvillimi i procedurës është pjesë e mbështetjes së Misionit të OSBE-së në Shkup për zbatimin e Planit akcional gjinor të KSHZ-së 2021-2024:
https://drive.google.com/file/d/1xSxuB32mNrt-GpidNtbxUngBrHmjXznL/view

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Më 12 tetor 2022, në Komisionin shtetëror të zgjedhjeve u mbajt prezantimi i Studimit të fizibilitetit dhe Udhërrëfyesit për formimin e Qendrës për trajnim zgjedhor.

Sh.s. Veronik Ullman, ambasadorja e Zvicrës në Maqedoninë e Veriut, përshëndeti mikpritësit, ndërsa fjalë hyrëse mbajtën Aleksandar Dashtevski, kryetar i Komisionit shtetëror zgjedhor, si dhe Joana Kosma, drejtore e zyrës së Fondacionit ndërkombëtar për sisteme zgjedhore (IFES), në Shkup.

Studimi i fizibilitetit dhe Udhërrëfyesi për formimin e Qendrës për trajnim zgjedhor u përgatit nga një ekip i udhëhequr nga eksperti Pavel Kabaçenko, në bashkëpunim me Westminster fondacionin për demokraci (WFD).

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content