Në bazë të nenit 78-a paragrafi 5 dhe 6 të Kodit Zgjedhor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr. 40/06, 136/08, 148/08, 155/08, 163/08, 44/11. , 51/11, 54/11, 142/12, 31/13, 34/13, 14/14, 30/14, 196/15, 35/16, 97/16, 99/16, 136/16, 142 /16, 67 / 17,125 / 17,35 / 18, 99 / 18,140 / 18, 208/18, 27/19 dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr. 98/19, 42/20, 74/ 21 dhe 215/21), Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve zbaton shortin me të cilin do t’i shpërndajë lokacionet për pano reklamuese dhe billborde  të cilët ofrohen për reklamim politik nga subjektet juridike që ekonomizojnë me ato, ndërsa në lidhje me Zgjedhjet për kryetar të Komunës së Mavrovës dhe Rostushës dhe kryetar të Komunës së Qendër Zhupës dhe Zgjedhjet për anëtarë të Këshillit të Komunës së Tetovës për pjesën e mbetur të periudhës kohore, të cilat do të mbahen më 20 gusht 2022.

Ftohen përfaqësuesit e subjekteve juridike që të dorëzojnë oferta për pano reklamuese dhe bilborde me lokacione dhe çmimore në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve për Zgjedhjet për kryetar të Komunës së Mavrovës dhe Rostushës dhe kryetar të Komunës së Qendër Zhupës dhe Zgjedhjet për anëtarë të Këshillit të Komunës së Tetovës për pjesën e mbetur të periudhës kohore, të cilat do të mbahen më 20 gusht 2022, në pajtim me Udhëzimin për shpërndarjen e panove reklamuese dhe bilbordeve përmes tërheqjes së shortit me numër 10-691/1 të datës 03.03.2020, e publikuar në ueb faqen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, jo më vonë se hënën, më datë 25.07.2022, deri në ora 10:00.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Më 03.06. 2022, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mbajti seancën e 53-të, në të cilën miratoi Raportin Financiar për mjetet e realizuara për zgjedhjet e zhvilluara për kryetar të Komunës së Qendër Zhupës, ku në procedurën për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar i Komunës së Qendër Zhupës janë shpenzuar 14,7% nga mjetet e miratuara buxhetore që janë dedikuar për organizimin dhe zbatimin e zgjedhjeve për kryetar të komunës së Mavrovës dhe Rostushës dhe kryetar të komunës së Qendër Zhupës.  

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve gjithashtu miratoi edhe Rregulloren për ndryshimin e Rregullores për sistematizimin e vendeve të punës në Shërbimin Profesional të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në përputhje me Planin akcional gjinor 2021-2024 me drejtim të përmirësimit dhe promovimit të barazisë gjinore në institucion dhe shërbimin profesional ku edhe parashikohet një vend pune Këshilltar shtetëror për avancimin e barazisë gjinore dhe realizim të trajnimeve dhe qendër trajnimi. Si i vetmi nga institucionet që ka miratuar Plan akcional gjinor synon të përmirësojë dhe promovojë barazinë dhe përfaqësimin gjinor, duke rritur ndërgjegjësimin për çështjet gjinore dhe duke integruar aspektet gjinore në funksionimin e brendshëm dhe aktivitetet zgjedhore të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Në organizimin e Fondacionit Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore (IFES), më 12 prill 2022, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve u takua me Ketrin Elena, këshilltare e lartë juridike globale në IFES dhe drejtoreshë e Qendrës për Kundërkorrupsion dhe besim në demokraci në IFES.

Elena është eksperte në fushën e kundërkorrupsionit, kornizave ligjore dhe rregullatore, drejtësisë zgjedhore, zgjidhjes së mosmarrëveshjeve zgjedhore dhe vlerësimit të integritetit të zgjedhjeve. Ajo është gjithashtu këshilltare speciale e Komitetit për të drejtën zgjedhore të Asoacionit Amerikan të Avokatëve dhe anëtare e Komitetit shkencor të rrjetit global për drejtësisë zgjedhore.

Pjesa e dytë e vizitës së Elenës ishte e rezervuar për mbajtjen e punëtorisë për ngritjen e kapaciteteve të Shërbimit juridik të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Në punëtori, ndër të tjera u diskutua, për praktikat më të mira dhe shembuj krahasues të sektorëve juridik në komisionet zgjedhore në mbarë botën.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Më 5 dhe 6 prill të këtij viti, përfaqësues të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve morën pjesë në Konferencën dyditore për integritetin e zgjedhjeve në mjedisin e ri informativ.

Ngjarja u organizua nga Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore (IFES), në partneritet me Agjencinë për shërbime mediatike, audio dhe audiovizuele, në kuadër të projektit “Maqedonia e Veriut – aktiviteti për mbështetjen e zgjedhjeve” i mbështetur nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e Shteteve të Bashkuara (USAID).

Konferenca kishte për qëllim prezantimin dhe analizimin e praktikave ndërkombëtare në fushën e reklamave politike, mediave online, mediave sociale dhe tradicionale, dezinformimet dhe rolin e organeve rregullatore. Gjatë ditës së parë të konferencës u mbajt prezantimi i gjetjeve nga hulumtimi dhe analiza e mediave dhe zgjedhjeve. Folësit në panel diskutimet ishin ekspertë të njohur ndërkombëtarë dhe vendas. Gjatë ditës së dytë, temë e diskutimit ishte mënyra e financimit të fushatave zgjedhore të partive politike dhe kontrolli i tyre.

Konferenca lehtësoi shkëmbimin e pikëpamjeve dhe përvojave me anëtarët e organeve të larta dhe organizatave profesionale, si Parlamenti Evropian, Platforma Evropiane e Organeve Rregullatore (EPRA), Grupi Rregullator i Shërbimeve Mediatike Audiovizuele Evropiane (ERGA), Komiteti i Ekspertëve i Këshillit të Evropës për Mjedis Mediatik dhe Reforma, AGCOM – Autoriteti Rregullator i Komunikimeve Italiane, Autoriteti i Mediave Audiovizive të Shqipërisë, Agjencia për Shërbimeve Mediatike, Audio dhe Audiovizuele, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, partitë politike etj.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Delegacion i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), i kryesuar nga kryetari Aleksandar Dashtevski, i përbërë nga anëtarët Boris Kondarko, Boban Stojanoski dhe Oliver Ristovski, me ftesë të Komisionit Republikan të Zgjedhjeve të Republikës së Serbisë (KZR) ishte për vizitë zyrtare në Beograd që të vëzhgojnë zgjedhjet presidenciale, zgjedhjet parlamentare dhe lokale, të cilat u zhvilluan më 3 prill.

Delegacioni i KSHZ-së u takua me kryetarin e KZR-së, Vlladimir Dimitrijeviç, me qëllim të shkëmbimit të përvojave për legjislacionin zgjedhor, procesin zgjedhor dhe punën e organeve zgjedhore dhe institucioneve tjera gjatë zbatimit të zgjedhjeve.

KSHZ-ja ka qenë drejtpërdrejt e pranishme në disa vendvotime në Beograd gjatë votimit dhe ka kontaktuar me përfaqësuesit e këshillave zgjedhorë

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i njofton përfaqësuesit e autorizuar të partive politike, të koalicioneve dhe të grupeve të zgjedhësve që do të marrin pjesë në Zgjedhjet për kryetar të komunës së Qendër Zhupës që do tëmbahen më 17 prill 2022, që tërheqja e shortit për përcaktim të renditjes në listën e vetme të kandidatëve do të mbahet më datë 24.03.2022 me fillim në orën 12, në selinë e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, salla e madhe, kati 4.

Njëkohësisht, ftojmë përfaqësuesit e autorizuar të partive politike që do të marrin pjesë në Zgjedhjet për Kryetar të Komunës së Qendër Zhupës, 2022 që të marrin pjesë në tërheqjen e shortit, përkatësisht në përcaktimin e numrave rendorë në listën e vetme të kandidatëve.

Përfaqësuesit e autorizuar të partive politike duhet të marrin me vete autorizimin nga parashtruesi i listës.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content