Në seancë, KSHZ i miratoi ndryshimet dhe plotësimet e kalendarëve të afateve për realizimin e veprimeve zgjedhore për zbatimin e Zgjedhjeve për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2024 dhe Zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke i pasur parasysh ndryshimet dhe plotësimet e Kodit Zgjedhor që janë në lidhje me fushatën zgjedhore, dërgimin e raporteve me formular për donacione të fituara në llogarinë e transaksionit për fushatë zgjedhore, dërgimin e raporteve me formular për donacione të fituara në llogarinë e transaksionit për fushatë zgjedhore, të përcaktuar nga ministri i financave, në të cilat përfshihen të gjitha të dhënat e nevojshme, institucionet tek të cilat dërgohen raportet, si dhe të gjitha aktivitetet tjera lidhur me fushatën zgjedhore.

Përkatësisht, nga momenti i vërtetimi të listave të kandidatëve, për dy ciklet zgjedhore (presidenciale dhe parlamentare) e deri në fillim të fushatës zgjedhore nuk lejohet të shpenzohen mjete nga llogaria e transaksionit, e cila është e dedikuar për fushatë zgjedhore. Gjithashtu, kandidatët kanë të drejtë të organizojnë nga një ngjarje publike për promovim të listave të tyre të vërtetuara me kandidatët dhe të programeve zgjedhore.

Pastaj, KSHZ e miratoi Vendimin për publikimin e përshkrimeve të vendvotimeve, për të cilat shërbimi profesional, pas publikimit të tyre në ueb faqen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve me komunikatë nëpërmjet mediave elektronike do t’i informojë qytetarët për mënyrën e publikimit të tyre.

Gjithashtu, lidhur me për akreditim të vëzhguesve për Zgjedhjet për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2024 dhe Zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut 2024, të parashtruara nga: OSBE/ODIHR – Zyra për institucione demokratike dhe të drejtat e njeriut (për 31 person), Qendra për trajnime të vazhdueshme në zgjedhje, Moldavi (për dy persona), Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut (për 3 persona) dhe Qendra për hulumtime sigurie (për 29 persona), KSHZ lëshoi autorizime për vëzhgim.

Në bazë të kësaj, do të lëshohet bexh për secilin vëzhgues të akredituar, i cili do të jetë i detyruar ta respektojë Kodin për Rregullat e vëzhgimit të zgjedhjeve dhe procedurës zgjedhore për vëzhguesit e huaj, të miratuar nga Komisionit Shtetëror i Zgjedhjeve.

Aktet e miratuara nga kjo seancë do të publikohen në ueb faqen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor sot mbajtën takim koordinues me përfaqësuesit e BNJVL-së të udhëhequr nga kryetari Orce Gjorgjievski, ku u bisedua për bashkëpunim dhe koordinim të ndërsjellë në realizimin e aktiviteteve për Zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe Zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski, theksoi nevojën e bashkëpunimit me komunat në procesin zgjedhor dhe domosdoshmërinë e sigurimit të kushteve teknike, logjistike dhe hapësinore nga ana e tyre, në mënyrë që Komisionet Komunale të Zgjedhjeve të mund të zbatojnë aktivitetet zgjedhore.

Nënkryetarja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ditmire Shehu, kërkoi mbështetje nga BNJVL-ja lidhur me çështjen e qasjes së personave me aftësi të kufizuara në vendvotime, gjegjësisht të merret parasysh qasja në vendvotime nga çdo aspekt në mënyrë që ata mund ta ushtrojnë pa probleme të drejtën e votës.

Në takimin koordinues, përfaqësuesit e KSHZ-së dhe BNJVL-së diskutuan edhe për sigurinë e vendvotimeve gjatë procesit të bartjes dhe ruajtjes së materialeve zgjedhore një ditë para zgjedhjeve.

Kryetari i BNJVL-së, Orce Gjorgjievski, shprehu përkushtimin dhe gatishmërinë e tij që së bashku me Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve t’i sigurojnë të gjitha kushtet hapësinore dhe teknike, në mënyrë që zgjedhjet të organizohen sipas të gjitha standardeve ndërkombëtare në një proces të drejtë, demokratik dhe gjithëpërfshirës.

.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Në seancën e KSHZ-së, lidhur me eventin e mbajtur për nënshkrimin e Kodit për zgjedhje të drejta dhe demokratike për zgjedhjet presidenciale, ndërsa duke e pasur parasysh faktin që ky event është përmendur nga një pjesë e kandidatëve në lidhje me punën e Komisionit, fillimisht publikun e informoi si vijon:

  • Kandidatët dhe partitë politike duhet ta njohin Kodin Zgjedhor nëse marrin pjesë procesin zgjedhor, si dhe kompetencën e KSHZ-së, ndërsa jo në mënyrë të pabazë dhe paushall të bëjnë sulme të paverifikuara për punën e Komisionit.
  • KSHZ nuk është parti politike, as oponent politik i cilit do prej kandidatëve, ndërsa ky reagim nuk ka për qëllim të shërbejë si promovim për ato, por është i domosdoshëm për shkakun që Komisioni nuk mund të heshtë përballë sulmeve, presioneve dhe të pavërtetave që deklarohen lidhur me punën dhe vendimet e Komisionit.
  • KSHZ nuk ka kompetencë për të organizuar debate publike politike.
  • KSHZ nuk është kompetent për shpërndarjen e mjeteve financiare për partitë politike dhe kandidatët, por kjo është paraparë me Kodin Zgjedhor.
  • KSHZ nuk është propozues i autorizuar i Kodit Zgjedhor dhe nuk i përcakton rregullat në procesin e zgjedhjeve.
  • Kandidatët, nëse kanë vërejtje lidhur me kuadrin ligjor, ato duhet t’i zgjidhin në Kuvend, bashkërisht me partitë politike.
  • KSHZ vetëm e zbaton Kodin Zgjedhor dhe përkujdeset për organizimin e procesit zgjedhor në pajtim me kompetencat ligjore që i ka.

Në pajtim me të lartpërmendurën, KSHZ ka për qëllim të vërtetojë se nuk do të lejojë asnjë lloj ndërhyrjeje dhe ndikim mbi punën e vet nga ana partive politike dhe kandidatëve e as në kompetencat e Komisionit dhe me këtë reagim e mbron reputacionin profesional dhe integritetin institucional si dhe reputacionin dhe imazhin e procesit zgjedhor.

Në seancë, KSHZ miratoi Vendim për mbylljen e Listës Zgjedhore. Sipas ndryshimeve që janë bërë në të dhënat për qytetarët në Listën Zgjedhore, e të cilat kanë rezultuar nga Shikimi Publik, si dhe azhurnimi i të dhënave në Listën Zgjedhore në pajtim me dispozitat ligjore, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e mbylli Listën Zgjedhore me gjendjen si vijon:

  • Për Zgjedhjet për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut që do të mbahen më 24 prill 2024:
    • numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në Listën Zgjedhore në Republikën e Maqedonisë së Veriut – 1.814.317.
  • Për Zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut që do të mbahen më 8 maj 2024:
    • numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në Listën Zgjedhore në Republikën e Maqedonisë së Veriut – 1.815.350.

Njëkohësisht, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e miratoi Udhëzimin për mënyrën e votimit në vendvotimet me më pak se 10 votues, në pajtim me të cilin, qytetarët prej 120 vendvotimeve në zonën e 33 komisioneve komunale zgjedhore, ku janë të evidentuar nga më pak se 10 votues, të drejtën e tyre të votës të garantuar me kushtetutë do ta realizojnë në vendvotimin më të afërt me më tepër se 10 votues.

Aktet e miratuara nga kjo seancë do të publikohen në ueb faqen zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Sot, kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Prof. d-r Aleksandar Dashtevski mbajti fjalim në ngjarje të organizuar nga Instituti i Ohrit, në të cilën u nënshkrua Deklarata për zgjedhje të drejta, të lira e demokratike dhe kundër gjuhës së urrejtjes nga degët rinore të partive politike.

Qëllimi i kësaj deklarate ishte bashkimi i degëve rinore të partive politike dhe zotimi i tyre që publikisht të promovojnë zgjedhje të lira dhe të drejta dhe ta refuzojnë gjuhën e urrejtjes.

Kryetari, z. Dashtevski u dha mbështetje politikanëve të ri dhe e theksoi rëndësinë e kësaj ngjarjeje dhe përkushtimin e institucioneve tona për promovimin e kulturës demokratike.

“Të rinjtë janë ardhmëria e shtetit tonë, ndërsa përfshirja e tyre në formësimin e proceseve tona zgjedhore është me rëndësi thelbësore. Me nënshkrimin e kësaj deklarate, liderët tonë të rinj jo vetëm që zotohen për respektimin e parimeve të demokracisë, por gjithashtu premtojnë se do të përkujdesen që të dëgjohet zëri i çdo qytetari dhe secili zë të jetë i rëndësishëm. Zgjedhjet e lira dhe të drejta janë gurthemel i çdo demokracie. Kur zgjedhjet zbatohen në mënyrë transparente dhe objektive, kjo e nxit besimin në procesin zgjedhor dhe e përforcon indin social të shoqërisë sonë.”- tha z. Dashtevski gjatë fjalimit të tij para të rinjve.

Dashtevski apeloi për respektimin e kësaj deklarate për shkak se duke u ndërmarrë hapa të këtillë të guximshëm nga ana e degëve rinore të partive politike, jo vetëm që sigurohen zgjedhje të lira dhe të drejta, por në këtë mënyrë përparon edhe demokracia në shoqërinë tonë.

“Ndërsa lëvizim përpara, të mos e humbim nga shikimi përgjegjësia e madhe që vjen me këtë deklaratë. Duhet të punojmë në mënyrë të palodhshme për eliminimin e çfarë do forme të keqpërdorimeve zgjedhore, duke përfshirë edhe frikësimin e votuesve, ryshfet ose cilat do tentativa tjera për cenimin e themeleve të procesit zgjedhor.

Gjithashtu, të synojmë të krijojmë një ambient inkluziv që nxit pjesëmarrje nga të gjitha segmentet e shoqërisë, duke i përfshirë edhe bashkësitë e margjinalizuara dhe grupet që nuk janë mjaftueshëm të përfaqësuara. Çdo qytetar duhet të ndihet i lirë ta shfrytëzojë të drejtën e tij demokratike pa frikë ose diskriminim.

Për në fund, dëshiroj t’u jap një lëvdatë degëve rinore të partive tona politike për lidershipin dhe vizionin e tyre në ndërmarrjen e këtij hapi të guximshëm për zgjedhje të lira dhe të drejta. Ta respektojmë këtë deklaratë jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra, ndërsa vazhdojmë të ndërtojmë të ndërtojmë të ardhme në të cilën do të përparojë demokracia dhe do të dëgjohet zëri i çdo qytetari.”- shtoi Dashtevski.

.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Sot, me organizim nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, gjashtë prej gjithsej shtatë kandidatë për President i Republikës së Maqedonisë së Veriut e nënshkruan Kodin për zgjedhje të drejta dhe demokratike në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen.

Me nënshkrimin e këtij kodi, kandidatët Stevo Pendarovski, Gordana Siljanovska Davkova, Bujar Osmani, Biljana Vankovska Cvetkovska, Arben Taravari dhe Maksim Dimitrievski u zotuan dhe premtuan që do ta respektojnë dhe në mënyrë aktive do ta promovojnë Kodin që duhet të kontribuojë për zgjedhje të drejta dhe demokratike.

Kandidatët që e dhanë nënshkrimin e tyre, u pajtuan se në asnjë formë nuk do të ushtrojnë presion apo të tentojnë presion mbi të punësuarit në administratën publike dhe administratën shtetëror, në institucionet tjera ose entet që financohen nga Buxheti shtetëror, buxhetet e komunave dhe i Qytetit të Shkupit, si dhe në shoqatat tregtare dhe ndërmarrjet me kapital shtetëror.

Me nënshkrimin e këtij kodi, i cili paraqet përmbledhje të normave të sjelljes etike gjatë zgjedhjeve presidenciale, kandidatët si pjesëmarrës në zgjedhjet u zotuan që do t’i respektojnë të gjitha ligjet, rregullat dhe dispozitat që janë relevante për zgjedhjet, si dhe do ta respektojnë sundimin e së drejtës gjatë organizimit dhe zbatimit të Zgjedhjeve për President 2024.

Gjithashtu, të gjithë u pajtuan dhe u zotuan që nuk do të përdorin gjuhë të urrejtjes dhe nuk do të ushtrojnë asnjë formë diskriminimi dhe përçmimi në bazë gjinore përmes veprimit të tyre dhe që me aktivitetet e tyre do të marrin pjesë në përforcimin e vlerave themelore të demokracisë dhe do të kontribuojnë për ndërtimin e besimit në sistemin zgjedhor.

Kandidati për president shteti, Stevço Jakimovski nuk e nënshkroi Kodin për zgjedhje të drejta dhe demokratike mirëpo deklaroi që do ta respektojë atë.

Akti i nënshkrimit të Kodit për zgjedhje të drejta dhe demokratike u mbajt në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve dhe në të kishte të pranishëm përfaqësues të mediave dhe të korit diplomatik shtetëror.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Sot, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në bashkëpunim me Fondacionin Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore, IFES mbajtën punëtori edukative për përfaqësuesit e organizatave dhe shoqatave të shoqërisë civile në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Punëtoria ishte e dedikuar për organizatat dhe shoqatat që shprehin interes për vëzhgimin e procesit zgjedhor të Zgjedhjeve të ardhshme për President të Shtetit dhe Zgjedhjeve për deputetë Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Qëllimi i këtij sesioni edukativ ishte që të pranishmit të njihen me procesin e akreditimit të vëzhguesve vendorë, si dhe me të drejtat dhe përgjegjësitë që ata kanë në pajtim me Kodin Zgjedhor. Përmes prezantimit të Udhëzimit për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe procedurës zgjedhore dhe njohjes me Kodin për vëzhgimin e zgjedhjeve për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Zgjedhjeve për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, 2024, përfaqësues të organizatave dhe shoqatave u njohën në detaje me rregullat e vëzhgimit, me mundësitë profesionale dhe teknike të procesit.

Nëpërmjet aplikimit të metodologjisë ndërvepruese nga trajnuesit, personat që vizituan punëtorinë simuluan një proces të vëzhgimit dhe u përballën praktikisht me situatat që ndodhin në ditën e zgjedhjeve. Në këtë mënyrë, vëzhguesit potencialë të zgjedhjeve fituan njohuri në fushën e vëzhgimit të zgjedhjeve, përmirësuan njohuritë dhe aftësitë e tyre dhe morën përgjigje për të gjitha pyetjet që ishin objekt i interesit të tyre.

Një pjesë e sesionit ishte e fokusuar dhe e dedikuar në atë se cila pjesë e procesit zgjedhor vëzhgohet nga ana e vëzhguesve të akredituar, si regjistrohen vërejtjet e mundshme që vëzhguesit i kanë hasur në vendvotime dhe si raportohen ato pas përfundimit të zgjedhjeve.

Kjo punëtori edukative është paraparë në Programin për edukimin e aktorëve të tjerë në procesin zgjedhor, një praktikë që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve po e vendos për herë të parë në punën e tij.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve realizuan takim me kryetarin Xhelal Bajrami dhe anëtarët e Komisionit për ndjekjen e parregullsive dhe veprave penale të mundshme lidhur me zgjedhjet në Prokurorinë Publike, ku u  diskutua gatishmëria e të  dy institucioneve për zgjedhjet e aktuale presidenciale dhe zgjedhjet parlamentare.

Në takimin koordinues, përfaqësuesit e të dy institucioneve shkëmbyen informacione për aktivitetet lidhur me procesin zgjedhor, për sfidat me të cilat përballen gjatë zgjedhjeve, si dhe u diskutuan zgjidhjet e mundshme për tejkalimin e të njejtave.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dhe Komisioni në Prokurorinë Publike shprehën nevojën për bashkëpunim dhe komunikim intensiv në procesin e zhvillimit të zgjedhjeve të aktuale në shtet, si dhe informimin intensiv në kohë dhe në mënyrë të saktë  për të gjitha parregullsitë e mundshme që mund të jenë objekt i përgjegjësisë penale.

Në fund të takimit, përfaqësuesit e dy institucioneve konkluduan se koordinimi për të vepruar sipas kompetencave të tyre është veçanërisht i rëndësishëm për sigurimin e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike dhe mbrojtjen e të drejtave të votës.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve realiyuan takim me përfaqësuesit e META-s, kompania që zotëron dhe operon rrjetet sociale Facebook, Instagram dhe Whats App, si dhe përfaqësues të Institutit Nacional Demokratik.

Në takim u diskutuan rregullat për fushatë të përgjegjshme dhe miratimin e reklamave politike dhe zgjedhore në rrjetet sociale, rregullat e reja që rregullojnë përdorimin e inteligjencës artificiale për krijimin e reklamave për zgjedhjet dhe politikat, praktikat më të mira për sigurinë e informacioneve. Përfaqësuesit e kompanisë Meta ndanë informacione për teknikat e mbrojtjes nga përhapja e dezinformatave, gjuhës së urrejtjes, dërgimit të përmbajtjeve të papërshtatshme dhe kërcënuese në rrjetet sociale, si dhe informacione për përdorimin e kanaleve për zgjidhjen e problemeve me përhapjen e informacionit dhe raportimin e problemeve.

Rëndësia e këtij takimi është veçanërisht nga aspekti i vendosjes dhe shpërndarjes së informacionit gjatë procesit zgjedhor dhe parandalimit të ndikimit te votuesit, presionit ndaj votuesve përmes shpërndarjes së informatave të rreme apo dezinformatave. U shqyrtuan mundësitë për krijimin e praktikave më të mira kreative dhe përdorimin e Facebook dhe Instagram për fushatë zgjedhore, si dhe vendosja e kontakteve me votuesit dhe përfshirja e tyre në procesin e informimit të saktë dhe të paanshëm nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Të dyja palët në takim shprehën kënaqësinë për mundësinë e bashkëpunimit në fushën e informimit dhe mbrojtjes së votuesve nga informacionet e rreme, dezinformatat dhe presionet gjatë zgjedhjeve me qëllim të zhvillimit të zgjedhjeve të korrekte dhe demokratike.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Sot, kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski mori pjesë në panel diskutimin për “Fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve për vlerësimin e rreziqeve zgjedhore”, së bashku me ministrat dhe personat përgjegjës të institucioneve që kanë kompetenca në fushën e rreziqeve zgjedhore.

Në fjalimin e tij, Dashtevski e theksoi që mbrojtja e integritetit dhe drejtësia e zgjedhjeve janë elementet më të rëndësishme për mbajtjen e parimeve të demokracisë dhe se Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve vazhdimisht angazhohet për bashkëpunim të fuqishëm ndërinstitucional, ku palët e ndryshme punojnë krah për krahu me qëllim të ballafaqimit me sfidat dhe mbrojtjen e sistemit zgjedhor nga rreziqet.

“Në ballafaqimin me sfidat nga fusha e rreziqeve zgjedhore, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve nuk mund të punojë në mënyrë të izoluar. Me rëndësi thelbësore është qasja e përbashkët e cilat përfshin më tepër institucione në nivel të ndryshme të menaxhimit. Bashkëpunimi stimulon sinergji, duke i bashkuar ekspertizën, resurset dhe perspektivat për t’u ndërtuar strategji gjithëpërfshirëse, të cilat në mënyrën më adekuate do të ballafaqohen me rreziqet”, theksoi kryetari Dashtevski, në fjalimin e tij në diskutim.

Si partnerë kryesorë në bashkëpunimin ndërinstitucional për vlerësimin e rreziqeve zgjedhore, Dashtevski theksoi që ministritë kanë rol të rëndësishëm për t’u siguruar zbatimi i papenguar i zgjedhjeve, agjencitë për siguri kibernetike, organizatat qytetare dhe mediat.

Në fund të fjalimit të tij, kryetari i KSHZ-së u bëri apel të gjithë përfaqësuesve të pranishëm nga institucionet dhe organizatat e përfshira t’i mbajnë partneritetet dhe se vetëm me punë të palodhshme mund të minimizohen rreziqet zgjedhore.

“Bashkëpunimi ndërinstitucional nuk është vetëm domosdoshmëri pragmatike, por edhe imperativ moral për mbrojtjen e integritetit të proceseve tona zgjedhore. Si kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, apel për të gjithë ju të angazhohemi të mirëmbajmë partneritete, të krijojmë aleanca dhe të punojmë pa lodhje me institucionet-partnerë për t’i minimizuar rreziqet zgjedhore dhe t’i përkrahim idealet demokratike në bazë të cilave është ndërtuar shteti ynë. Së bashku, mund ta fuqizojmë demokracinë, duke u siguruar që zëri i secilit qytetar do të jetë i dëgjuar dhe secili zë ka rëndësi”, shtoi Dashtevski.

Panel diskutimi “Fuqizimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve për vlerësimin e rreziqeve zgjedhore” u realizua me organizim nga Instituti për Strategji Ekonomike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Ohër.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Në seancën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve është hedhur shorti për përcaktimin e renditjes së listave të kandidatëve për zgjedhjen e Presidentit të Republikës për vitin 2024.

Përfaqësuesit e autorizuar të parashtruesve të listave të kandidatëve sipas rendit alfabetik të emrit të kandidatit kanë tërhequr numër me të cilin është përcaktuar lista e vetme e kandidatëve:

1. Stevo Pendarovski me numër rendor 1.

2. Gordana Siljanovska – Davkova me numër rendor 2.

3. Stevço Jakimovski me numër rendor 3.

4. Bujar Osmani me numër rendor 4.

5. Biljana Vankovska – Cvetkovska me numër rendor 5.

6. Arben Taravari me numër rendor 6 dhe

7. Maksim Dimitrievski me numër rendor 7.

Sipas dispozitave të Kodit Zgjedhor, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do ta publikojë listën e vetme të caktuar të kandidatëve në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në të njëjtën kohë, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka hedhur shortin për shpërndarjen e lokacioneve të paneleve reklamuese dhe billbordeve në bazë të nenit 78-a të Kodit Zgjedhor për Zgjedhjet për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Aktet e miratuara nga kjo seancë do të publikohen në faqen zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski, sot mbajti fjalim në forumin “Organizatat civile dhe zgjedhjet”, ku morën pjesë përfaqësues të sektorit civil dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore. Përveç presidentit Dashtevski, me fjalë përshëndetëse forumin e hapën edhe zëvendës shefja e misionit të OSBE-së në Shkup, Suzan Penksa, Xhevahire Pruthi Zajazi, përfaqësuese e Ambasadës Zvicerane në Shkup dhe Ioana Kozma, drejtoreshë e IFES-it në Shkup.

Në forum u diskutuan sfidat dhe mundësitë për pjesëmarrjen e organizatave të shoqërisë civile në procesin zgjedhor, pengesat dhe zgjidhjet për rritjen e pjesëmarrjes së grupeve më pak të përfaqësuara në procesin zgjedhor, si dhe sfidat dhe mundësitë për bashkëpunim ndërmjet organizatave të shoqërisë civile që përfaqësojnë grupet të ndryshme të synuara, si dhe ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve përkatëse të përfshira në procesin zgjedhor.

Kryetari Dashtevski shprehu mirënjohje për misionin e OSBE-së në Shkup dhe IFES-in që identifikuan nevojën për të diskutuar këtë temë sepse kjo është një mënyrë e mirë për të shkëmbyer përvojat nga ciklet e kaluara zgjedhore dhe kryqëzimin e njohurive dhe praktikave.

 “Ne si institucion prej vitesh kemi bërë progres në sigurimin e kushteve për ushtrimin pa probleme të së drejtës së votës për qytetarët e kategorive të ndryshme, personat me aftësi të kufizuara, votuesit e rinj, gratë dhe kategoritë e ndryshme të moshave , zgjedhësit e nacionaliteteve të ndryshme, në përputhje me kompetencat dhe mundësitë ligjore. Për këtë qëllim, dua të falënderoj organizatat me të cilat kemi bashkëpunuar deri më tani dhe së bashku kemi krijuar një praktikë që nga njëra anë ishte në përputhje me nevojat e qytetarëve dhe nga ana tjetër ishte domethënëse për ne që kemi mundësuar progres në procesin zgjedhor. ” theksoi Kryetari Dashtevski në fjalimin e tij në forum. Në fund të fjalimit të tij, Dashtevski apeloi për përfshirje më të madhe të organizatave të shoqërisë civile në krijimin e politikave.

“Duke marrë parasysh përkushtimin tonë për trajtim të barabartë të të gjithë qytetarëve si dhe synimin tonë për zhvillimin e zgjedhjeve të drejta, të lira dhe demokratike, theksoj se jemi të hapur për bashkëpunim me të gjitha palët e interesuara në procesin zgjedhor”, tha Dashtevski.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ishte bashkëorganizator i Forumit “Organizatat Civile dhe Zgjedhjet” së bashku me Misionin e OSBE-së në Shkup dhe IFES-in.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve realizoi takim koordinues me përfaqësuesit e IND-së, ku u diskutua për bashkëpunimin e mëtutjeshëm për zgjedhjet e ardhshme për President dhe zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në takim u diskutua për Kodin për Zgjedhje të Drejta dhe Demokratike, dhe po ashtu, të dyja palët ranë dakord dhe konfirmuan bashkëpunimin e mëparshëm të suksesshëm dhe shprehën vullnetin e tyre për të vazhduar punën së bashku për promovimin e vlerave dhe praktikave demokratike për t’i zbatuar me sukses zgjedhjet e ardhshme.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njofton përfaqësuesit e autorizuar të parashtruesve të Listave të kandidatit për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut se shorti për përcaktimin e renditjes në listën e vetme të kandidatëve do të mbahet të hënën, më 25 mars 2024, duke filluar nga ora 12:00.

Shorti do të mbahet në selinë e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në sallën e madhe në katin e 4-të.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Në bazë të nenit 78-a paragrafi (5) dhe (6) të Kodit Zgjedhor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 40/06, 136/08, 148/08, 155/08, 163/08, 44/11. , 51/11, 54/11, 142/12, 31/13, 34/13, 14/14, 30/14, 196/15, 35/16, 97/16, 99/16, 136/16, 142 /16, 67 / 17,125 / 17,35 / 18, 99 / 18, 140/18, 208/18, 27/19 dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” numër 98/19, 42/20, 74/ 21 dhe 215/21), Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve bën tërheqjen e shortit, me çka do t’i përcaktojë lokacionet për panotë reklamuese dhe bilbordet që ofrohen për reklamim politik nga subjektet juridike që ekonomizojnë me to, ndërsa në lidhje me Zgjedhjet për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që do të mbahen më 24 prill 2024.

Ftohen përfaqësuesit e subjekteve juridike që të dorëzojnë oferta për panotë reklamuese dhe bilbordet me lokacione dhe lista të çmimeve në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve për Zgjedhjet për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në pajtim me Udhëzimin për shpërndarjen e panove reklamuese dhe bilbordeve përmes tërheqjes së shortit me numër 10-691/1 të datës 03.03.2020, të publikuar në ueb faqen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, më së voni deri të hënën, më datë 25.03.2024, deri në orën 10:00.

Numri maksimal i panove reklamuese dhe bilbordeve që mund të përdoren për reklamim politik është 50% e numrit total në territorin e komunës konkrete, Qytetit të Shkupit, përkatësisht në territorin në të cilin është përcaktuar person juridik që ekonomizon me to, ndërkaq për Zgjedhjet për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Tërheqja e shortit për shpërndarjen e panove reklamuese dhe bilbordeve do të mbahen në sallën e madhe të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve më 25.03.2024 në orën 13:30.

Personat e autorizuar të personave juridikë, të cilët kanë dorëzuar oferta për shpërndarjen e panove reklamuese dhe bilbordeve, ndërsa të cilët do të marrin pjesë në tërheqjen e shortit duhet që me vete të kenë autorizim nga personi juridik.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) u takua me Misionin Monitorues të OSBE/ODIHR-it të udhëhequr nga ambasadorja Gillian Stirk.

Takimi, i mbajtur më 20 mars në objektet e KSHZ-së, ofroi platformë për diskutime për aspekte të ndryshme të procesit zgjedhor, duke përfshirë përgatitjet e vazhdueshme për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare, si dhe ndryshimet dhe plotësimet e fundit në Kodin Zgjedhor. Të dyja palët shkëmbyen përvojat dhe praktikat më të mira për të forcuar më tej integritetin dhe besueshmërinë e procesit zgjedhor.

Gjatë takimit, KSHZ-ja konfirmoi përkushtimin e saj për respektimin e parimeve demokratike dhe përshëndeti angazhimin konstruktiv të Misionit Monitorues të OSBE/ODIHR-it në monitorimin dhe vlerësimin e proceseve zgjedhore. Bashkëpunimi nënvizon qëllimin e përbashkët për promovimin e transparencës, gjithëpërfshirjes dhe besimit të publikut në administratën zgjedhore.

“Kemi kënaqësinë të presim këtë takim me Misionin Monitorues të OSBE/ODIHR”, tha Aleksandar Dashtevski, kryetar i Komisionit Shtetëror Zgjedhor. “Ekspertiza dhe vëzhgimi juaj i paanshëm luajnë një rol kyç në forcimin e besueshmërisë dhe transparencës së proceseve tona zgjedhore. Ne e vlerësojmë partneritetin tuaj dhe presim bashkëpunim të vazhdueshëm”.

Si KSHZ ashtu edhe МM e OSBE/ODIHR kanë shprehur vullnetin e tyre për të vazhduar punën së bashku për të promovuar vlerat dhe praktikat demokratike.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në seancë ka marrë vendim në bazë të listave të dorëzuara të kandidatëve për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024. Duke pasur parasysh se Listat e kandidatëve janë dorëzuar në përputhje me kushtet e përcaktuara me ligj dhe brenda afatit të përcaktuar ligjor, Komisioni konfirmoi Listat e kandidatëve për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2024 sipas radhës së dorëzimit të tyre në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, ku në Zgjedhjet për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut të vitit 2024 do të marrin pjesë kandidatët e mëposhtëm:

–         Stevo Pendarovski

–         Stevço Jakimovski

–         Maksim Dimitrievski

–         Arben Taravari

–         Biljana Vankovska – Cvetkovska

–         Bujar Osmani dhe

–         Gordana Siljanovska Davkova.

Njëkohësisht në seancë u miratua Udhëzuesi për dukjen e bexhëve për identifikimin e organeve zgjedhore, administratës zgjedhore, përfaqësuesve të autorizuar të parashtruesve të listave të kandidatëve, vëzhguesve ndërkombëtarë dhe vendor për zgjedhjet për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilat Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i lëshon si dokument identifikimi.

Po ashtu, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, pas kërkesave të parashtruara për akreditim të vëzhguesve për Zgjedhjet për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2024 dhe Zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut 2024 nga OSBE/ODIHR, ka lëshuar 34 autorizime për vëzhgim.

Në bazë të asaj, do të lëshohen bexhët për çdo vëzhgues të akredituar që do të duhet ta respektojë Kodin e Rregullave të Vëzhgimit të Zgjedhjeve dhe procedurën e zgjedhjes së vëzhguesve vendor dhe të huaj.

Aktet e miratuara nga kjo seancë do të publikohen në faqen zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot mbajti seancën e 88-të ku shqyrtoi dhe njëzëri i konfirmoi listat e kandidatëve për zgjedhjet për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut të vitit 2024. Komisioni konstatoi se listat e kandidatëve të Stevo Pendarovskit, Stevço Jakimovskit, Maksim Dimitrievskit, Arben Taravarit, Biljana Vankovska Cvetkovskës, Bujar Osmanit dhe Gordana Siljanovska Davkovës ishin dorëzuar me kohë dhe dha afat prej 48 orësh për kandidatët Stefço Jakimovski dhe Arben Taravari të dorëzojnë llogari transaksioni dhe numër të vetëm tatimor.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në seancë njëzëri miratoi Udhëzimin për dukjen e bexheve për identifikimin e organeve zgjedhore, administratës zgjedhore, përfaqësuesve të autorizuar të parashtruesve të listave të kandidatëve, vëzhguesve ndërkombëtarë dhe vendas për zgjedhjet për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut të vitit 2024.

Në seancën e sotme të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve janë shqyrtuar kërkesat për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhjet e ardhshme në vend, të parashtruara nga OSBE/ODIHR. Komisioni pranoi njëzëri të 34 kërkesat e OSBE/ODIHR-it dhe, në përputhje me rrethanat, do t’u sigurojë vëzhguesve autorizimet dhe bexhet e duhura me të cilët do të identifikohen gjatë procesit zgjedhor.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Sot në hapësirat e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve është mbajtur konferencë për shtyp. Në takim, anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve prezantuan ndryshimet në Kodin Zgjedhor, shpjeguan të gjitha temat aktuale lidhur me zgjedhjet e ardhshme dhe iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve.

Anëtarët e komisionit shpjeguan në detaje ndryshimet dhe plotësimet në Kodin Zgjedhor, ndër të cilat është krijimi i Qendrës për Edukim të Vazhdueshëm në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, e cila do të sigurojë trajnime të vazhdueshme për administratën zgjedhore, votuesit, pjesëmarrësit në procesin zgjedhor, përfaqësuesit e autorizuar të parashtruesve të listave, mediave, vëzhguesve të zgjedhjeve dhe të gjitha palëve të interesuara që marrin pjesë në çfarëdo mënyre në zgjedhje. Gjithashtu, Qendra do të përpunojë hulumtime dhe analiza për nevojat dhe me kërkesë të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Me këto ndryshime dhe plotësime në Kodin Zgjedhor, u fut neni i ri 173a, me të cilin përcaktohet se kushtet e qasjes për të gjitha kategoritë e personave me aftësi të kufizuara në mjediset ku ndodhen qendrat e votimit kujdesen nga institucionet dhe autoritetet përkatëse në pronësi të të cilëve janë objektet.

U shpjegua edhe ndryshimi në pjesën e nënshkrimeve të nevojshme për kandidim për deputetë, kryetar komune dhe anëtarë të këshillit, përkatësisht është e nevojshme të mblidhen 1% nënshkrime nga zgjedhësit e regjistruar në ekstraktin nga Lista Zgjedhore për njësinë zgjedhore, respektivisht komunën.

Sa u përket pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore, shtohen dy dispozita të reja që synojnë kufizimin e shpenzimit të mjeteve nga llogaria e transaksionit të destinuara për fushatën zgjedhore. Mjetet nga llogaria e transaksionit të destinuara për fushatën zgjedhore nuk mund të shpenzohen nga momenti i konfirmimit të listave të kandidatëve deri në fillimin e fushatës zgjedhore. Gjithashtu, nga momenti i konfirmimit të listave të kandidatëve deri në fillimin e fushatës zgjedhore, pjesëmarrësit në zgjedhje kanë të drejtë të organizojnë nga një ngjarje publike për promovimin e listave të konfirmuara të tyre të kandidatëve dhe programeve zgjedhore.

Po ashtu, janë duke u rirregulluar dhe saktësuar dispozitat lidhur me financimin e zgjedhjeve dhe dorëzimin dhe publikimin e raporteve për donacionet e pranuara në llogarinë e transaksionit për fushatën zgjedhore. Në lidhje me donacionet, dispozita thekson: “Nëse i njëjti person juridik ose i njëjti person fizik dhuron mjete në një xhiro-llogari të një partie politike dhe në ndonjë llogari transaksioni për fushatë zgjedhore të një pjesëmarrësi në fushatë zgjedhore, shuma e mjeteve në mënyrë kumulative në llogarinë e transaksionit për fushatë zgjedhore nuk duhet të jetë më e madhe se 3.000 euro në kundërvlerë të denarit për personin fizik ose 30.000 euro në kundërvlerë të denarit për personin juridik.”

Me propozim-ligjin propozohet të përcaktohet afati i qartë kohor për mbajtjen e zgjedhjeve të përsëritura në rastet kur nuk plotësohet kërkesa për pjesëmarrje në raundin e parë të zgjedhjeve për kryetar komune, e gjitha kjo për të reduktuar rrezikun e zgjedhjeve të pasuksesshme.

Ndryshimet e parashikuara në këtë aktvendim ligjor rregullojnë afatin e vendimmarrjes së Gjykatës Administrative në rast të padisë për mbrojtjen e të drejtës zgjedhore të parashtruesve të listave dhe zgjedhësve.

Me dispozitën kalimtare të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, të cilat do të zbatohen vetëm për zgjedhjet e vitit 2024, zgjedhësit do të mund të votojnë me letërnjoftim ose dokument udhëtimi të cilit i ka skaduar vlefshmëria nga muaji i 9 deri në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve.

Në zgjedhjet presidenciale do të mund të votojnë shtetasit të cilëve u kanë skaduar dokumentet personale për çfarëdo arsye nga data 24.7.2023 deri në ditën e zgjedhjeve, respektivisht deri më 24.4.2024.

Në zgjedhjet parlamentare do të mund të votojnë shtetasit të cilëve u kanë skaduar dokumentet personale për çfarëdo arsye nga data 8.8.2023 deri në ditën e zgjedhjeve më 8.5.2024.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve bën me dije se deri më 14 mars 2024, në njësitë rajonale dhe zyrat e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, kontroll të të dhënave të tyre në listën zgjedhore kanë bërë 4859 persona. 7 persona kanë paraqitur kërkesë për ndryshimin e të dhënave të tyre, 19 persona kanë paraqitur kërkesë për regjistrimin e të dhënave të tyre dhe 5 persona kanë paraqitur kërkesë për fshirje të të dhënave në Listën Zgjedhore.

Gjithsej 22122 qytetarë janë kontrolluar në mënyrë elektronike deri më 14 mars 2024. Janë dorëzuar 25 kërkesa për ndryshim të të dhënave, 6 kërkesa për fshirje të të dhënave dhe 10 kërkesa për regjistrim të të dhënave në Listën Zgjedhore.

Sa i përket kërkesave të pranuara për regjistrim të votuesve në diasporë, ju njoftojmë se deri më tani janë pranuar gjithsej 1451 aplikacione, prej të cilave 1101 janë pranuar, 159 janë refuzuar dhe 191 nuk janë proceduar. Vërejmë se këto të dhëna janë të disponueshme për publikun në ueb faqen www.dijaspora.sec.mk.

Kujtojmë se inspektimi publik i Listës Zgjedhore si dhe ndryshimi, regjistrimi dhe fshirja e të dhënave nga qytetarët mund të bëhet jo më vonë se data 18 mars 2024, ora 24:00.

U bëjmë thirrje qytetarëve që ta kontrollojnë veten në Listën Zgjedhore, përkatësisht nëse është e nevojshme të kërkojnë ndryshimin, futjen apo fshirjen e të dhënave të tyre nga Lista zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare, ta bëjnë këtë brenda afatit të caktuar.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve bën me dije se deri më 13 mars 2024, në njësitë rajonale dhe zyrat e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, kontroll të të dhënave të tyre në listën zgjedhore kanë bërë 4.527 persona. 7 persona kanë paraqitur kërkesë për ndryshimin e të dhënave të tyre, 13 persona kanë paraqitur kërkesë për regjistrimin e të dhënave të tyre dhe 5 persona kanë paraqitur kërkesë për fshirje të të dhënave në Listën Zgjedhore.

Gjithsej 13.056 qytetarë janë kontrolluar në mënyrë elektronike deri më 13 mars 2024. Janë dorëzuar 24 kërkesa për ndryshim të të dhënave, 5 kërkesa për fshirje të të dhënave dhe 9 kërkesa për regjistrim të të dhënave në Listën Zgjedhore.

Sa i përket kërkesave të pranuara për regjistrim të votuesve në diasporë, ju njoftojmë se deri më tani janë pranuar gjithsej 1288 aplikacione, prej të cilave 887 janë pranuar, 137 janë refuzuar dhe 264 nuk janë proceduar. Vërejmë se këto të dhëna janë të disponueshme për publikun në ueb faqen www.dijaspora.sec.mk.

Kujtojmë se inspektimi publik i Listës Zgjedhore si dhe ndryshimi, regjistrimi dhe fshirja e të dhënave nga qytetarët mund të bëhet jo më vonë se data 18 mars 2024, ora 24:00.

U bëjmë thirrje qytetarëve që ta kontrollojnë veten në Listën Zgjedhore, përkatësisht nëse është e nevojshme të kërkojnë ndryshimin, futjen apo fshirjen e të dhënave të tyre nga Lista zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare, ta bëjnë këtë brenda afatit të caktuar.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content