Лого ДИК новости

Në vazhdimin e seancës së Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve u shqyrtuan kundërshtimet e parashtruara nga VMRO-DPMNE dhe Koalicioni “Përtëritje e Maqedonisë” për fushatën gjatë heshtjes zgjedhore, në pajtim me nenin 69–а të Kodit Zgjedhor. Në të dhënat për dy kundërshtimet bëhet fjalë për aktivitete dhe veprime nga ana e kandidatëve për kryetar komune që i kanë publikuar në rrjetet sociale, ndër të cilët, njëri nga kandidatët në rrjetin social personal. Statusi në rrjetet sociale nuk është i përkufizuar dhe i përfshirë në Kodin Zgjedhor që donë të thotë se Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve nuk mund të merr qëndrim objektiv dhe të veprojë lidhur me raste të këtilla. Gjithashtu, kundërshtimi për komunën Gjorçe Petrov ka të bëjë me një postim që është publikuar gjatë fushatës zgjedhore, derisa ende nuk ka filluar heshtja zgjedhore.

Në pajtim me të lartpërmendurën, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njëzëri i refuzoi kundërshtimet e parashtruara.

Njëkohësisht, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve informoi që seanca nuk është transmetuar drejtpërsëdrejti për shkak se kapacitetet hapësinore dhe kushtet teknike nuk janë të plotësuara për këtë, për shkak të pranimit të pajisjeve për identifikim teknik të votuesve, të cilat komisionet komunale zgjedhore i dorëzojnë në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content