Лого ДИК новости

Në seancën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve u miratua Vendimi për plotësim të Vendimit për ndarje të mjeteve për Komisionet Komunale Zgjedhore për realizim të Zgjedhjeve për anëtarë të këshillave komunal dhe të këshillit të Qytetit të Shkupit dhe për kryetarë të komunave dhe për kryetar të Qytetit të Shkupit, 17 tetor 2021, me të cilin, Komisioneve Komunale Zgjedhore u ndahen mjete për realizimin e ciklit të dytë zgjedhor, shumë mjetesh që përcaktohet në pajtim me numrin e vendvotimeve.

Gjithashtu, është miratuar edhe Vendimi për përcaktim të formës së vulës me numër të vendvotimit që e përdorin vendvotimet gjatë realizimit të votimit, që paraprakisht me aktvendim të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve janë përjashtuar nga përdorimi.

Në seancë është vendosur për kundërshtimet të parashtruara nga paraqitës së listës së kandidatëve në procedurën për votim, mbledhje dhe verifikim të rezultateve nga votimi.

Përkatësisht, në afatin e përcaktuar ligjor, në pajtim me nenin 148 të Kodit Zgjedhor, në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve janë parashtruar kundërshtime nga më tepër paraqitës të listave edhe atë VMRO-DPMNE dhe Koalicioni “Përtëritje e Maqedonisë”, Koalicioni – Më të mirën për komunën time të udhëhequr nga LSDM, Koalicioni – Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Lëvizja – Me vendosmëri për ndryhsime, Partia Demokratike e Turqve në Maqedoni, E Majta dhe Bashkimi Demokratik për Integrim.

Nga ‘Partia Jote’ është parashtruar kundërshtim për mosrespektimin e dispozitave për aktivitetet dhe kohëzgjatjen e fushatës zgjedhore, mirëpo për shkak se nuk është parashtruar në afatin e përcaktuar ligjor është hedhur poshtë unanimisht. Gjithashtu edhe Kërkesa për këqyrje në fletëvotimet e pavlefshme e parashtruar nga Maqedonia e Vetme, është parashtruar jashtë afatit ligjor.

Kundërshtimet e parashtruara nga VMRO-DPMNE dhe Koalicioni ‘Përtëritje e Maqedonisë’, Koalicioni – Më të mirën për komunën time të udhëhequr nga LSDM, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe një pjesë nga Koalicioni – Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, nga ana e paraqitësve të autorizuar të listave me njoftim me shkrim janë tërhequr.

Kundërshtimet tjera Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i refuzoi për shkak se nuk janë bazuar me fakte dhe prova. Parashtruesit e kundërshtimeve nuk e kanë shfrytëzuar të drejtën dhe mundësinë që ofrohet në pajtim me Kodin Zgjedhor të veprohet në rast të parregullsive eventuale në procesin zgjedhor, të evidentohen vërejtje të tyre për parregullsi eventuale nëse janë evidentuar nëpërmjet përfaqësuesve të autorizuar në procesverbalet e këshillave zgjedhorë ose të komisioneve komunale të zgjedhjeve, si për procedurën e votimi ashtu edhe për mbledhjen dhe verifikimin e rezultateve.

Në shtojcë të kundërshtimeve është dorëzuar provë përkatëse për të dhënat që janë paraqitur në ato, ndërsa në Procesverbalin nr. 16 dhe Procesverbalin nr. 21 për secilin vendvotim që është lëndë e kundërshtimit, nuk kishte vërejtje nga asnjë anëtar i këshillave zgjedhorë, as nga përfaqësuesit e autorizuar të paraqitësve të listave (në pajtim me nenin 116 paragrafi (3) i Kodit Zgjedhor), që gjithashtu është konstatuar pas kontrolleve dhe këqyrjeve të shumëfishta në procesverbalet nga ana e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Gjithashtu nuk është vepruar edhe në pajtim me nenin 117 paragrafi (6) ku është thënë që nëse vërejtjet e përfaqësuesve të paraqitësve të listave nuk janë evidentuar në procesverbal, ata kanë të drejtë t’i dorëzojnë ato në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në afat prej 5 orësh nga përpilimi i procesverbalit dhe ato vërejtje në pajtim me dispozitat nga neni 116 paragrafi (3) të jenë bazë për kundërshtim.

Aktet e miratuara nga kjo seancë do të publikohen në ueb faqen zyrtare.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content