Në seancën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve u miratuan aktet e mëposhtme:

Me ndryshimet e reja ligjore për ata transmetues (radiodifuzerë) dhe media të shkruara që nuk ishin regjistruar më parë në Regjistrin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, të cilët nuk kanë paraqitur kërkesë për regjistrim, humbën afatin ose nuk dorëzuan dokumentacionin e plotë, u caktua një afat i ri deri më 19 Shtator 2021 në të cilën ata mund të paraqesin një kërkesë të re dhe të regjistrohen. Transmetuesit që janë regjistruar tashmë dhe ata që kanë paraqitur kërkesë shtesë për regjistrim, ishin të detyruar të paraqesin listat e reja të çmimeve në përputhje me nenin 75-f paragrafi (9) të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, brenda të njëjtit afat jo më vonë se 19 shtator, 2021, deri në orën 24: 00. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve është i detyruar të konfirmojë dhe publikojë në faqen e internetit listën e çmimeve të paraqitura me çmimet mesatare të llogaritura të përcaktuara nga transmetuesit dhe mediat e shkruara, si dhe të publikojë listat e çmimeve me çmimet e përcaktuara nga mediat elektronike (portalet e internetit) në përputhje me nenin 75f paragrafi 3 dhe paragrafi 9 të Kodit Zgjedhor, brenda 10 ditëve nga skadimi i afatit për dorëzimin e listave të çmimeve. Në përputhje me rrethanat, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi me kohë ndryshimin në regjistrin e transmetuesve, mediave të shkruara dhe medias elektronike (portale të internetit), duke i udhëzuar në seancë, se mediat që ishin njoftuar, por të cilat ende nuk i kanë korrigjuar listat e çmimeve brenda periudhës së caktuar, do të humbasin të drejtën për t’u regjistruar për reklama politike me pagesë. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve publikoi këtë njoftim, sepse afatet deri në fillimin e fushatës zgjedhore janë të shkurtra, dhe në të njëjtën kohë është e nevojshme që partitë politike të lidhin marrëveshje me të gjithë ata transmetues, media të shkruara dhe media elektronike (portale interneti) që janë regjistruar në Regjistër.

Më tej, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi Vendimin për disa kërkesa të paraqitura nga partitë politike në përputhje me nenin 49-a paragrafi 2 të Kodit Zgjedhor, për futjen, plotësimin ose fshirjen e të dhënave në Listën e Votuesve.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve iu qas hedhjes së shortit dhe përcaktimin e orarit të paraqitësve të listave të kandidatëve në fletëvotim, në listat e kandidatëve të paraqitura më vonë, për grupe zgjedhësish.

Në të njëjtën kohë, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve shqyrtoi kërkesën e të punësuarve në Sektorin e Listës zgjedhore që komisioni të merr qëndrim  në lidhje me çështjen e qytetarëve e cila i referohet shpërndarjes së votuesve nga Komuna e Butelit në Komunën e Çuçer Sandevës dhe e njejta nuk u pranua me shumicë votash.

Gjithashtu në seancën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve u shqyrtuan kërkesat për mospranim të detyrave të kryetarit, nënkryetarit, anëtarit dhe zëvendës anëtarit të komisioneve zgjedhore komunale, pas së cilës kërkesat e pranuara nga komisioni, u kryen zgjedhje të rastësishme të kryetarit , nënkryetarit, anëtar dhe zëvendës anëtar i komisioneve zgjedhore komunale.

Aktet e miratuara nga kjo seancë do të publikohen në ueb-faqen zyrtare të internetit.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content