[ux_image id=”14013″ drop_shadow=”1″ link=”http://www.sec.mk/wp-content/uploads/2017/08/Sredba-so-EU-2.jpg” ]

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve sot realizoi takim me përfaqësues të delegacionit të Parlamentit Europian dhe delegacioni i BE. Në këtë rast, përfaqësuesit e  delegacionit   dhanë përkrahje për angazhimin dhe organizimin e mirëfilltë të punës së Komisionit shtetëror të zgjedhjeve për zgjedhjet lokale 2017.

Përfaqësuesit e delegacionit të Parlamentit europian dhe delegacionit të BE u interesuan edhe për një sërë çështjesh që janë në kompetenca të KSHZ-së, si implementimin rekomandimeve të ODIHR-it dhe OBSE-es si dhe për mënyrën e azhurimit të të dhënave të listës zgjedhore.

Komisionit shtetëror të zgjedhjeve,  theksoi se organi që udhëheq ai, në vazhdimësi të përhershme ka qenë në kontakt dhe bashkëpunim me të gjitha institucionet relevante përkatëse. Madje, mysafirët e Parlamentit evropian u informuan se lista zgjedhore tani më është në shqyrtim publik në faqen zyrtare të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve, si dhe në të gjitha komunat, respektivisht në të gjitha sektorët dhe zyrat e KSHZ-së.

Gjithashtu, Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, delegacionin e Parlamentit evropian e informoi edhe për aktivitetet e ndërmarra në kompetenca të saj si pjesë e planit 3-6-9 të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë e që janë përputhshmëri me planin strategjik  të Komisionit Shtetëror të zgjedhjeve për periudhën 2017 – 2020.

Ndër  të tjera u theksua se KSHZ-ja, që nga formimi i saj  punon me përkushtim dhe përgjegjësi të madhe për rritjen e besimit në organizimin e procesit zgjedhor tek të gjithë aktorët kyç si dhe çdo gjë që është në suazat dhe kompetencat e saj.

 

Skip to content