Sot, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e fillon procesin e pranimit të kërkesave për vëzhgimin të Zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të komunës Bërvenicë 2026, që do të mbahen më 18 tetor 2026.

Kërkesat për vëzhgim mund të dorëzohen:

– të gjitha shoqatat vendase dhe organizatat e huaja, të cilat janë të regjistruara në përputhje me ligjin, të paktën një vit para ditës së mbajtjes së zgjedhjeve, ndërsa në statutet e të cilave është i përfshirë parimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

– organizatat ndërkombëtare dhe

– përfaqësues të vendeve të huaja.

Parashtruesit e kërkesave për monitorimin e zgjedhjeve paraqesin Kërkesë për regjistrimin

e vëzhguesve të procesit zgjedhor, të cilën mund ta gjeni në ueb faqen www.sec.mk.

Shoqatat vendase dhe organizatat e huaja, përveç Kërkesës parashtrojnë edhe:

  • kopje të Statutit të shoqatës,
  • kopje nga regjistri pranë organit kompetent,
  • listë të vëzhguesve dhe
  • kopje të dokumentit për identifikim të vëzhguesve të propozuar.

Organizatat ndërkombëtare dhe përfaqësuesit e shteteve të huaja, përveç Kërkesës për vëzhgim, parashtrojnë edhe:

  • listë të vëzhguesve dhe
  • kopje dokumenti për identifikimin e vëzhguesve të propozuar.

Zgjedhjet mund t’i monitorojnë përfaqësues të mediave vendase dhe mediave të huaja.

Përfaqësuesit e mediave të huaja parashtrojnë edhe kërkesë për akreditim deri te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve duke i parashtruar dokumentet e mëposhtme në shtojcë:

  • formular për akreditim të mediave që mund të shkarkohet nga ueb-faqja www.sec.mk.
  • listë të gazetarëve, kameramanë, fotoreporterë dhe
  • kopje të dokumentit për identifikim personal.

Përfaqësuesit e mediave nga Republika e Maqedonisë së Veriut nuk i nënshtrohen procesit të akreditimit.

Kërkesat me shtojcat e nevojshme parashtrohen në mejll adresën [email protected], më së voni dhjetë ditë para ditës së votimi.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do t’u lëshojë autorizim të gjithë parashtruesve për vëzhgim dhe monitorim të zgjedhjeve, të cilët i plotësojnë kushtet, më së voni 7 ditë pas parashtrimit të kërkesës.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content