Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, Nënkryetari Abdush Demiri, si dhe anëtarët Aleksandar Dashtevski dhe Angelcho Ristov, realizuan takim pune në Këshillin Gjyqësor me kryetarin e Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski.

Takimi kishte për qëllim avancimin e bashkëpunimit dhe vendosjen e komunikimit përkatës për t’i mbështetur institucionet në zbatimin e aktiviteteve zgjedhore konkrete, të cilat janë brenda fushëveprimit të obligimeve dhe kompetencave ligjore të KSHZ-së, KKZ-së dhe gjykatave themelore.

Qëllimi është organizimi më i mirë dhe mbarëvajtja e vazhdueshme e procedurave që lidhen me verifikimet e listave të parashtruara të kandidatëve.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Sipas nenit 20 të Udhëzimit për mënyrën dhe procedurën e parashtrimit, pranimit dhe vërtetimit të listave të kandidatëve për zgjedhjet lokale të vitit 2025, Nr. 08-1701/1, datë 17.08.2025, të miratuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, çdo listë e veçantë kandidatësh e parashtruar nga një grupi votuesish duhet të ketë siguruar NVT të veçantë dhe të ketë të hapur llogari transaksioni të veçantë për fushatën zgjedhore.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Sot, Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, realizoi takim me ambasadorin francez në vend, Kristofer Le Rigoler, në të cilin u bisedua mbi zgjedhjet e ardhshme lokale. Në takim u bisedua mbi rrjedhën e zbatimit të zgjedhjeve, si dhe mbi rëndësinë e procesit zgjedhor legjitim, të drejtë dhe transparent. Kryetari i KSHZ-së e theksoi transparencën e Komisionit për Bashkëpunim me Partnerët dhe Institucionet Ndërkombëtare, me qëllim të avancimit të proceseve zgjedhore dhe forcimit të besimit te opinioni.

Ambasadori Le Rigoler tha se Ambasada mbetet e hapur për bashkëpunim të mëtejshëm me KSHZ-në dhe e theksoi interesin e Ambasadës, përmes përfaqësuesve të saj, për t’u përfshirë në mënyrë aktive në vëzhgimin e zgjedhjeve.

Të dyja palët ranë dakord se mbështetja dhe partneriteti i ndërsjellë janë vendimtarë për avancimin e proceseve zgjedhore në vend dhe për zhvillimin e mëtejshëm të proceseve demokratike në vend.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Lupço Kocevski, dhe kryetari i Komisionit në Prokurorinë Publike për Ndjekjen e Parregullsive të Mundshme Zgjedhore, Xhelal Bajrami, sot realizuan takim me Delegacionin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) i përbërë nga Kryetari Boris Kondarko, Nënkryetari Abdush Demiri dhe anëtarët Svetllana Karapetrova dhe Aleksandar Dashtevski.

Të dy institucionet ranë dakord të forcojnë koordinimin ndërinstitucional brenda kompetencave të veta ligjore për organizimin dhe ndjekjen e procesit zgjedhor në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Prokuroria Publike dhe Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve po punojnë me përkushtim për t’i siguruar të gjitha kushtet për procesin zgjedhor të drejtë dhe efikas.

Prokurori Publik Kocevski i informoi përfaqësuesit e KSHZ-së se Kolegjiumi i Prokurorisë Publike të RMV-së ka miratuar konkluzionin edhe për këtë proces zgjedhor që të themelohet komisioni i përkohshëm, i ngarkuar të ndjekë veprimin lidhur me parregullsitë e mundshme zgjedhore që lidhen me ekzistimin e veprave penale sipas Kapitullit 16 të Kodit Penal – Veprat penale kundër zgjedhjeve dhe votimit, si dhe veprat e tjera penale që mund të jenë kryer gjatë organizimit dhe zbatimit të zgjedhjeve.

Komisioni do të ketë për detyrë që në bazë ditore t’i ndjekë të gjitha ngjarjet në shtet që lidhen me procesin e organizimit dhe zbatimit të zgjedhjeve lokale. Për ato ngjarje të cilat do të vlerësohen se japin indikacione për parregullsitë e kryera të mundshme zgjedhore, njoftimet menjëherë do t’i përcillen prokurorisë publike themelore përkatëse. Në të njëjtën kohë, do t’u jepen detyra prokurorive publike themelore që të veprojnë urgjentisht, përkatësisht të iniciojnë lëndë dhe t’i ndërmarrin të gjitha veprimet për t’i konstatuar të gjitha faktet relevante nga të cilat varet zbatimi i drejtë i Kodit Penal.

Kryetar i Komisionit është caktuar Xhelal Bajrami, prokuror publik në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë, ndërsa në Komision do të jenë anëtarë edhe nga një prokuror publik nga të gjitha prokuroritë publike supreme, si dhe një prokuror publik nga Prokuroria Publike Themelore në Shkup, si prokuroria themelore që mbulon zonën më të madhe. Publiku, organizatat civile, organizatat e tjera, partitë politike, institucionet vendase dhe ndërkombëtare dhe të gjithë që konsiderojnë se në ndonjë procedurë ka indikacione për kryerjen e veprës penale në lidhje me procesin zgjedhor, do të mund të dorëzojnë parashtresë/fletëparaqitje në Komisionin për Ndjekjen e Parregullsive Zgjedhore në adresën elektronike [email protected], e cila do të jetë aktive edhe për këtë proces zgjedhor.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Si pjesë e zbatimit të aktiviteteve për zgjedhjet e ardhshme lokale, sot anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve mbajtën një takim pune me delegacionin e vëzhguesve të udhëhequr nga Shefi i Zyrës së Vëzhgimit të Zgjedhjeve pranë OSBE/ODIHR-it, Mateo Mekaçi. Ky është takimi i parë i Delegacionit të ODIHR-it, i cili mbërriti në vend dje, duke theksuar rolin dhe rëndësinë e KSHZ-së në zbatimin e zgjedhjeve.

Takimi u përqendrua në aktivitetet aktuale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve lidhur me organizimin dhe zbatimin e procesit zgjedhor, si dhe rolin dhe përgjegjësitë e KSHZ-së dhe institucioneve të tjera të përfshira në të.

Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, shprehu kënaqësinë për praninë e ekspertëve të ODIHR-it në vend, e cila është e rëndësishme për koordinim dhe komunikim më të mirë me përfaqësuesit e KSHZ-së në prag të zgjedhjeve lokale.

Bashkëbiseduesit përshëndetën bashkëpunimin e shkëlqyer që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dhe ODIHR realizojnë në vazhdimësi, duke theksuar gatishmërinë e tyre që shkëmbimi i informacionit dhe sqarimeve të zhvillohet gjatë gjithë procesit zgjedhor, në interes të informimit në kohë dhe të saktë mbi rrjedhën dhe specifikat e të gjitha veprimeve zgjedhore. Mekaçi shprehu përkushtimin që ODIHR-i të vazhdojë të sigurojë dhe ofrojë mbështetje për Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.

Delegacioni i ODIHR-it informoi për planet dhe mënyrën e vëzhgimit të zgjedhjeve, duke përfshirë qasjen metodologjike, përbërjen dhe numrin e vëzhguesve. U theksua rëndësia e bashkëpunimit të pandërprerë ndërmjet tyre dhe shërbimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, si dhe ndërmjet institucioneve dhe vëzhguesve ndërkombëtarë, me qëllim  informimin e saktë mbi rrjedhën e procesit zgjedhor.

Delegacioni i vëzhguesve të ODIHR-it që mbërriti dje në vendin tonë përbëhet nga 14 anëtarë, ndërsa pritet të mbërrijnë edhe 94 vëzhgues afatgjatë për të monitoruar të gjithë procesin, si dhe 250 vëzhgues shtesë afatshkurtër që do të jenë të pranishëm në vendvotime në ditën e zgjedhjeve.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Boris Kondarko, në hapësirat e KSHZ-së u takua me shefin e seksionit politik dhe ekonomik të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Dejvid Maers.

Në takim u bisedua për gatishmërinë e KSHZ-së për zbatimin e Zgjedhjeve lokale si dhe për njoftim në lidhje me ecurinë e aktiviteteve që ndërmerren në përputhje me kompetencat ligjore dhe afatet.

Kryetari i KSHZ-së e informoi përfaqësuesin e Ambasadës së SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut për veprimet që KSHZ-i ndërmerr në drejtim të zbatimit të zgjedhjeve të drejta dhe demokratike dhe sugjeroi në përpjekjet që bëhen për parandalimin e realizimit të procesit zgjedhor. Gjatë kësaj, u theksua që KSHZ është i përgatitur për t’u përgjigjur ndaj të gjitha sfidave si dhe që mban bashkëpunim të mirë ndërinstitucional me institucionet kompetente me qëllim të procesit zgjedhor të organizuar me sukses.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Sot, anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve mbajtën takim pune me përfaqësuesit e Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL) me qëllim të koordinimit dhe harmonizimit të ndërsjellë të aktiviteteve me qëllim të realizimit me sukses të të gjitha veprimeve të domosdoshme dhe krijimin e kushteve për zbatimin e papenguar të zgjedhjeve.

Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për organizimin e zgjedhjeve lokale ku komunat kanë kompetenca dhe detyrime të caktuara ligjore, në takim u ra dakord dhe u përcaktuan detyrimet në lidhje me mbështetjen logjistike dhe teknike në zbatimin e aktiviteteve të caktuara.

Të dyja palët e theksuan angazhimin e tyre për përmbushjen e detyrimeve ligjore me qëllim që të mundësohet procesi zgjedhor i drejtë, transparent dhe demokratik. Theks i veçantë ishte vënë në rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit të ndërsjellë midis Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe komunave, si parakusht për organizimin dhe zbatimin me sukses të zgjedhjeve.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dhe përfaqësuesit e BNJVL-së theksuan se me angazhim dhe përgjegjësi të përbashkët, mbeten plotësisht të përkushtuar për të siguruar proces zgjedhor që do të pasqyrojë vullnetin e qytetarëve, pasi zbatimi cilësor i zgjedhjeve është me rëndësi thelbësore për ndërtimin e besimit midis qytetarëve dhe për avancimin e proceseve demokratike në shtet.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në çdo zgjedhje mban takime të rregullta pune me Ministrinë e Punëve të Brendshme për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me kompetencat ligjore konkrete të secilit prej institucioneve në procesin zgjedhor dhe për përcaktimin e mënyrave të komunikimit zyrtar dhe për koordinimin e ndërsjellë dhe organizimin gjatë zbatimit të zgjedhjeve në pjesën e kompetencave të tyre.


Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dhe Ministria e Punëve të Brendshme do t’i ndërmarrin të gjitha obligimet ligjore me qëllim të realizimit të papenguar dhe me kohë të të gjitha veprimeve zgjedhore në interes të besimit dhe transparencës së zgjedhjeve.
MPB-ja, në përputhje me autorizimet e veta, me kërkesë të KSHZ-së, do të ofrojë mbështetjen e nevojshme për aktivitetet e organeve zgjedhore dhe për sigurimin e materialit zgjedhor, ndërsa sipas vlerësimit të KSHZ-së edhe mbështetje tjetër të përshtatshme.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Më 21.08.2025, me kërkesë të Delegacionit të BE-së, në hapësirat e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve u mbajt takim zyrtar ndërmjet Zëvendësshefit të Delegacionit të BE-së,. Ben Nupnau dhe Chiara Biscaldi, zyrtare politike, me Kryetarin e KSHZ-së, Boris Kondarko dhe Sekretaren e Përgjithshme të KSHZ-së, Ivana Kostadinovska.

Takimi është vazhdimësi e kontakteve të mëparshme të vendosura, bashkëpunimit dhe mbështetjes në drejtim të informimit të ndërsjellë dhe sqarimit të rrjedhës së të gjitha aktiviteteve të KSHZ-së që lidhen me procesin zgjedhor dhe veprimet e veçanta për organizimin e zgjedhjeve në përputhje me Kodin Zgjedhor dhe kompetencat e KSHZ-së.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i njofton radiodifuzerët, mediat e shtypit dhe mediat elektronike (portalet e internetit), të cilat do të sigurojnë reklamim të paguar politik për pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore në Zgjedhjet për anëtarë të këshillave të komunave dhe këshillit të qytetit të Shkupit dhe për kryetarë të komunave dhe kryetar të qytetit të Shkupit në vitin 2025, se janë të obliguar të regjistrohen në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, në afat prej 3 ditëve nga dita e shpalljes së zgjedhjeve.

Radiodifuzerët, mediat e shkruara dhe mediat elektronike (portalet e internetit) dorëzojnë në Komisionin Shtetëror të “Kërkesë për regjistrim në regjistrin për radiodifuzerë, media të shtypit dhe media elektronike (portalet e internetit) për Zgjedhjet për anëtarë të këshillave të komunave dhe këshillit të qytetit të Shkupit dhe për kryetarë të komunave dhe kryetar të qytetit të Shkupit në vitin 2025”, detyrimisht të bashkangjitur në shtojcë gjendjen rrjedhëse të lëshuar nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut jo më të vjetër se 30 ditë.

Kërkesat për regjistrim me gjendjen rrjedhëse të bashkangjitur parashtrohen në mënyrë elektronike në adresën elektronike: [email protected] ose në arkivin e KSHZ-së në bulev.”Kirili dhe Metodi” nr.54, 1000 Shkup (jo më vonë se ora 24:00 më datë 12 gusht 2025).
Në bazë të kërkesave të dorëzuara për regjistrim, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të përgatisë “Regjistër të radiodifuzerëve, mediave të shtypit dhe mediave elektronike (portalet e internetit) për Zgjedhjet për anëtarë të këshillave të komunave dhe këshillit të qytetit të Shkupit dhe për kryetarë të komunave dhe kryetar të qytetit të Shkupit në vitin 2025” të cilat do të ofrojnë shërbime për reklamim të paguar politik gjatë Zgjedhjeve për anëtarë të këshillave të komunave dhe këshillit të qytetit të Shkupit dhe për kryetarë të komunave dhe kryetar të qytetit të Shkupit në vitin 2025. Regjistri me kërkesat e parashtruara dhe të pranuara për regjistrim në regjistrin për radiodifuzerë, media të shtypit dhe media elektronike (portalet e internetit ) për Zgjedhjet për anëtarë të këshillave të komunave dhe këshillit të qytetit të Shkupit dhe për kryetarë të komunave dhe kryetar të qytetit të Shkupit në vitin 2025 do të publikohet në ueb faqen e Komisionit.

Radiodifuzerët, mediat e shtypit dhe mediat elektronike (portalet e internetit) janë të obliguar që në afat prej pesë ditësh nga dita e shpalljes së zgjedhjeve të përcaktojnë listat e çmimeve për reklamim të paguar politik për pjesëmarrësit në procesin zgjedhor (jo më vonë se data 14 gusht 2025 deri në ora 24:00).

Radiodifuzerët dhe mediat e shtypit janë të obliguar që listat e çmimeve për reklamim të paguar politik për çdo media veçmas t’i aplikojnë edhe gjatë fushatës zgjedhore dhe në këtë rast çmimi mesatar (mesatarja aritmetrike) për sekondë për një ditë dhe natë i fituar sipas periudhave të ndryshme të çmimeve dhe reklamave si më poshtë: Periudha 1 – nga ora 00:00 deri në ora 08:00, Periudha 2 – nga ora 08:00 deri në ora 16:00 dhe Periudha 3 – nga ora 16:00 deri në ora 24:00 për radiodifuzerët për reklamim të pagaur politik, si dhe çmimi i qirasë për hapësiën reklamuese në median e shtypit nuk duhet të tejkalojë çmimin e përgjithshëm mesatar të reklamimit të çdo radiodifuzeri të llogaritur veçmas në pesë ciklet e fundit zgjedhore të mbajtura në nivelin e gjithë territorit të shtetit, edhe atë Zgjedhjet për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2024, Zgjedhjet për deputetë në kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2024, Zgjedhjet për anëtarë të këshillave komunalë dhe këshillit të Qytetit të Shkupit dhe për kryetarë të komunave dhe kryetar të Qytetit të Shkupit në vitin 2021, Zgjedhjet e parakohshme për deputetë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2020, Zgjedhjet për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2019, ndërsa për mediat elektronike (portalet e internetit) çmimi i huazimit me pagesë për hapësirën reklamuese në portalin e internetit për reklamim të paguar politik nuk duhet të tejkalojnë çmimin mesatar të reklamimit të llogaritur për pesë ciklet e fundit zgjedhore.

Për radiodifuzerët, mediat e shtypit dhe mediat elektronike (portalet e internetit) që nuk kanë marrë pjesë në të gjitha 5 ciklet e kaluara zgjedhore, çmimi për reklamim të paguar politike nuk mund të tejkalojë çmimin mesatar të reklamimit të llogaritur në pesë ciklet e fundit zgjedhore në përputhje me Udhëzimin për mënyrën dhe procedurën e vërtetimit të çmimit të arritur mesatar për reklamim të paguar politik për radiodifuzerët, mediat e shtypit dhe portalet elektronike (internet portalet) që nuk kanë marrë pjesë në pesë ciklet e fundit zgjedhore të miratuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve me nr.08-441/1 nga 14.02.2024.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve është i obliguar që t’i konfirmojë dhe publikojë në ueb faqen e tij listat e dorëzuara të çmimeve me çmimet e llogaritura mesatare të verifikuara nga radiodifuzerët dhe mediat e shtypit, si dhe t’i publikojë listat e çmimeve me çmimet e verifikuara nga mediat elektronike (portalet e internetit), në pajtim me nenin 75-gj paragrafi (3) dhe (9) të Kodit Zgjedhor, në afat prej 10 ditësh nga skadimi i afatit për dorëzimin e listave të çmimeve të përcaktuara në paragrafin (3) të këtij neni.
Nëse Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve konstaton parregullsi në listat e çmimeve të radiodifuzerëve dhe mediave të shtypit, e njofton median përkatëse që brenda 72 orëve nga marrja e njoftimit të bëjnë korrigjimin e listës së çmimeve.

Arkiva e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve do të bëjë pranimin e kërkesave për regjistrim në Regjistrin për radiodifuzerë, media të shtypit dhe media elektronike (internet portale) më datë 12.08.2025 (e martë), deri në orën 24:00.

Shënim: Do të merren parasysh vetëm kërkesat për regjistrim në Regjistër të dërguara ekskluzivisht në adresën e-mail të lartpërmendur [email protected] ose në arkivin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.”

Udhëzim për mënyrën dhe procedurën e vërtetimit të çmimit të arritur mesatar për reklamim të paguar politik për radiodifuzerët, mediat e shtypit dhe portalet elektronike (portalet e internetit) që nuk kanë marrë pjesë në pesë ciklet e fundit zgjedhore

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Sot, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e fillon procesin e pranimit të kërkesave për vëzhgim të Zgjedhjeve Lokale 2025.

Kërkesa për vëzhgim mund të parashtrojnë:

  • të gjitha shoqatat vendase dhe organizatat e huaja, të cilat janë të regjistruara në pajtim me ligj, të paktën një vit para ditës së mbajtjes së zgjedhjeve, ndërsa në statutet e të cilave është i përfshirë parimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
  • organizatat ndërkombëtare dhe
  • përfaqësues të vendeve të huaja duke përfshirë edhe përfaqësues të mediave.

Parashtruesit e kërkesave për monitorimin e zgjedhjeve parashtrojnë Kërkesë për regjistrim të vëzhguesve të procesit zgjedhor, ndërsa përfaqësuesit e mediave të huaja, parashtrojnë Formular për akreditim të mediave. Të dy kërkesat mund t’i gjeni në ueb faqen www.sec.мк.

Shoqatat vendase dhe organizatat e huaja, përveç Kërkesës parashtrojnë edhe një kopje të Statutit të shoqatës, kopje nga regjistri pranë organit kompetent, listë të vëzhguesve dhe një kopje të dokumentit për identifikim të vëzhguesve të propozuar.

Organizatat ndërkombëtare dhe përfaqësuesit e shteteve të huaja, përveç Kërkesës për vëzhgim, parashtrojnë edhe Listë të vëzhguesve dhe një kopje dokumenti për identifikim të vëzhguesve të propozuar.

Përfaqësuesit e mediave të huaja, përveç Kërkesës për akreditim, parashtrojnë edhe Listë të gazetarëve, kameramanëve dhe fotoreporterëve si dhe një kopje të dokumentit për identifikim.

Përfaqësuesit e mediave nga Republika e Maqedonisë së Veriut nuk i nënshtrohen procesit të akreditimit.

Kërkesat me shtojcat e nevojshme parashtrohen në mejl adresën [email protected], më së voni dhjetë ditë para ditës së votimi, përkatësisht më së voni deri më 08 tetor 2025, deri në orën 24.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do t’u lëshojë autorizim të gjithë parashtruesve për vëzhgim dhe monitorim të zgjedhjeve, të cilët i plotësojnë kushtet më së voni 7 ditë pas parashtrimit të kërkesës.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE


Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, me datë 09.08.2025, me fillim në ora 17:00, mbajti mbledhjen e 128-të, në të cilën u shqyrtuan dhe njëzëri u miratuan dymbëdhjet pika të rendit të ditës lidhur me përgatitjet për realizimin e Zgjedhjeve Lokale 2025, dhe atë:

  1. Kalendari i afateve për realizimin e veprimeve zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme lokale;
  2. Udhëzim për mënyrën dhe procedurën për përcaktimin e çmimit mesatar dhe më të ulët për reklamim politik të paguar për mediat që nuk kanë marrë pjesë në pesë ciklet e fundit zgjedhore;
  3. Udhëzim për mënyrën e realizimit të mjeteve nga Komisionet Komunale Zgjedhore;
  4. Konkluzion për shfuqizimin e Rregullores ekzistuese për procedurën për mbledhjen e nënshkrimeve dhe përcaktimin e noterëve;
  5. Vendim për nevojën e formimit të trupave ndihmëse të Komisionit për realizimin e aktiviteteve zgjedhore;
  6. Vendim për përcaktimin e shpenzimeve për realizimin e zgjedhjeve;
  7. Formular për automjetet zyrtare, i dorëzuar nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit;
  8. Kërkesë drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme për të dhëna për përditësimin e Listës Zgjedhore;
  9. Njoftim për mediat për regjistrim për reklamim politik të paguar në KSHZ;
  10. Konkluzione për dorëzimin e akteve te institucionet përkatëse, duke përfshirë:
    • Kërkesa për të dhëna nga administrata publike,
    • Kërkesa nga gjykatat për personat me aftësi të kufizuara juridike,
    • Njoftime për vetëqeverisjen lokale për sigurimin e kushteve teknike;
  11. Detyrim për Komisionet Komunale Zgjedhore për fillimin e përgatitjeve për zgjedhje;
  12. Informim mbi procesin e vëzhgimit të Zgjedhjeve Lokale 2025;
  13. Të ndryshme.
    Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mbetet i përkushtuar për një proces zgjedhor të drejtë, transparent dhe në përputhje me ligjin, dhe u bën thirrje të gjitha palëve të përfshira – institucioneve, mediave, subjekteve politike dhe qytetarëve – që të kontribuojnë për realizimin e suksesshëm të zgjedhjeve lokale të ardhshme.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve informon opinionin se sot (25.04.2025) ka mbajtur takim me Delegacionin – Komisionin për respektimin e obligimeve dhe zotimeve nga shtetet anëtare të Këshillit të Evropës – Komisioni Monitorues i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përbërje nga Znj. Sibel Arslan, nga Zvicra – Grupi i Socialistëve, Demokratëve dhe të Gjelbërve, Z. Joseph O’Reilly, nga Irlanda, Grupi i Partisë Popullore Evropiane, dhe Agnieszka Szklana, Sekretare e Koisionit Monitorues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Përfaqësuesit e delegacionit u njoftuan për aktivitetet e vazhdueshme dhe përgatitjet e KSHZ-së për organizimin e zgjedhjeve të ardhshme lokale në vitin 2025.

Përfaqësuesit e Delegacionit gjithashtu u njoftuan se KSHZ-ja është duke i ndërmarrë të gjitha aktivitetet në kuadër të kompetencave të saj dhe në bashkëpunim me institucionet tjera kompetente lidhur me organizimin e zgjedhjeve të ardhshme lokale në vitin 2025, si dhe që do do të inkuadrohet në mënyrë aktive me propozime të veta për ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

Përfaqësuesit e Delegacionit shprehën kënaqësinë për punën e KSHZ-së për zgjedhjet e deritanishme dhe i uruan Komisionit sukses në zhvillimin e suksesshëm të zgjedhjeve të ardhshme lokale.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) i bashkohet festimit të Ditës Globale të Zgjedhjeve, e cila tradicionalisht festohet çdo të enjte të parë të shkurtit. Kjo ditë i kushtohet nënvizimit të rëndësisë së proceseve zgjedhore si themeli i demokracisë dhe promovimit të standardeve zgjedhore në mbarë botën.

Zgjedhjet janë themeli i demokracisë dhe të gjitha organet zgjedhore theksojnë në mënyrë të duhur rëndësinë e kësaj dite, duke theksuar rëndësinë e proceseve zgjedhore transparente, të drejta dhe të besueshme.

Si autoriteti më i lartë për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, KSHZ-ja në vazhdimësi kontribuon në imazhin dhe reputacionin pozitiv të vendit, duke forcuar proceset demokratike duke i zhvilluar zgjedhjet në përputhje me legjislacionin vendas dhe standardet më të larta ndërkombëtare.

Ky vit është vit zgjedhor dhe KSHZ-ja tashmë është duke i bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për realizimin e zgjedhjeve të ardhshme lokale. Në këtë proces, Komisioni bashkëpunon me aktorë të ndryshëm, përfshirë institucionet shtetërore, partitë politike, organizatat e shoqërisë civile, mediat dhe partnerët ndërkombëtarë, për të siguruar një proces zgjedhor gjithëpërfshirës dhe të besueshëm.

Me këtë rast, KSHZ-ja shpreh mirënjohjen për të gjithë bashkëpunëtorët të cilët me përkushtimin e tyre kontribuojnë në organizimin e suksesshëm të zgjedhjeve. Besojmë se bashkëpunimi i mëtejshëm korrekt dhe profesional do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot ka mbajtur seancën e rregullt të 117-të. Në rend dite të seancës ishte Plani i ri Strategjik i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për periudhën 2025-2028.

Kryetari dhe anëtarët e KSHZ-së prezantuan strategjinë katërvjeçare për punën e institucionit në të cilën janë përcaktuar prioritetet në funksionimin e ardhshëm katërvjeçar të KSHZ-së.

Plani Strategjik i KSHZ-së për periudhën 2025-2028 tregon në detaje se si, me çfarë veprimesh dhe me çfarë intensiteti KSHZ-ja do të përpiqet të realizojë strategjinë e planifikuar.

Plani Strategjik do të jetë i disponueshëm në faqen e internetit të KSHZ-së në maqedonisht, shqip dhe anglisht.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njofton opinionin për takimin e djeshëm të Kryetarit të KSHZ-së, Boris Kondarko, me Vanesa Bordo Flanes, bashkëpunëtore për marrëdhënie me publikun nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kelli R. Mekelejb, nëpunëse politike nga Ambasada e SHBA-së, dhe Ejmi Koen, drejtoreshë ekzekutive e Shoqatës Kombëtare të Drejtorëve Shtetëror të Zgjedhjeve të SHBA-së

Në takim janë shkëmbyer përvojat dhe përshtypjet nga vëzhgimi i zgjedhjeve presidenciale në SHBA nga delegacioni i KSHZ-së që ishte i pranishëm në zgjedhjet në SHBA.

Përfaqësuesit u njoftuan për aktivitetet aktuale, angazhimet dhe kompetencat ligjore të KSHZ-së për funksionimin e mëtutjeshëm dhe avancimin e proceseve zgjedhore. KSHZ-ja shpreh mirënjohjen e saj për bashkëpunimin e suksesshëm të deritanishëm dhe për mundësinë e shkëmbimit të përvojave që kontribuojnë në forcimin e standardeve demokratike.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Përfaqësuesit e Komisionit të Venedikut sot mbajnë punëtori njëditore paszgjedhore për anëtarët dhe punonjësit e KSHZ-së si dhe për përfaqësuesit e komisioneve komunale zgjedhore në hapësirat e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.  Ligjërues të kësaj punëtorie njëditore janë Eirih Holmojvik, Florens Ganu, Sërgjan Damjanoviq dhe Mihael Jansen. Ngjarjen e hapën anëtarët e KSHZ-së, Oliver Ristovski dhe Ditmire Shehu dhe Oleg Soldatov, shef i zyrës programore të Këshillit të Evropës.

Rreth 50 pjesëmarrës në punëtori diskutojnë për standardet dhe udhëzimet e Këshillit të Evropës, ndërsa diskutojnë edhe për mendimet dhe raportet e Komisionit të Venedikut. Nëpërmjet një qasjeje interaktive të ligjëruesve të Komisionit të Venedikut, me pjesëmarrësit ndahen përvoja praktike nga vende të ndryshme dhe përpunohen propozime për përmirësimin e praktikës dhe mekanizmave për zgjidhjen e kundërshtimeve të votuesve.

Punëtoria është e ndarë në tre sesione në të cilat trajtohen normat ndërkombëtare dhe praktikat e mira për zgjidhjen e kundërshtimeve gjatë zgjedhjeve, bëhen analiza për praktikat e cikleve të kaluara zgjedhore dhe, përmes mentorimit të grupeve pjesëmarrëse, punohet në zhvillimin e çështjes për veprim me kundërshtimet si dhe përmirësimin i mjeteve për zgjidhjen e tyre. 

Në kuadër të ligjëratës, ekspertët e Komisionit të Venedikut së bashku me të pranishmit i diskutojnë rekomandimet e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR për Zgjedhjet Presidenciale dhe Parlamentare të mbajtura në Maqedoninë e Veriut më 24 prill dhe 8 maj 2024, të cilat ofrojnë drejtim për përmirësimin dhe avancimin e procesit zgjedhor në segmente të ndryshme.

Punëtoria është organizuar nga KSHZ-ja dhe Komisioni i Venedikut dhe mbahet si rezultat i nevojës për të vlerësuar praktikën zgjedhore nga Zgjedhjet e fundit Presidenciale dhe Parlamentare në Maqedoninë e Veriut me theks në zgjidhjen e kundërshtimeve, procedurave dhe mbështetjes teknike.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Boris Kondarko dhe anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve sot u takuan me përfaqësues të ODIHR-it si pjesë e agjendës së tyre për takime me të gjithë aktorët relevantë në organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut.

Në takim, anëtarët e KSHZ-së me përfaqësuesit e ODIHR-it diskutuan për Raportin e misionit vëzhgues ndërkombëtar për zgjedhjet në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për Zgjedhjet Presidenciale dhe Parlamentare 2024. Përmes analizës së pjesëve të Raportit që referohen punës së KSHZ-së dhe organeve zgjedhore, është konstatuar se nuk ka rekomandime konkrete për punën e KSHZ-së, përkatësisht se zgjedhjet janë zhvilluar në mënyrë të ligjshme dhe transparente, dhe siç është konstatuar në Raport, administrata zgjedhore gëzonte besimin e opinionit për punën dhe kapacitetin e saj. Është konstatuar se rekomandimet i referohen dobësive sistematike të rregullores zgjedhore, për të cilat KSHZ-ja si edhe deri më tani do të marrë pjesë aktive në procesin e përmirësimit të Kodit Zgjedhor dhe do të angazhohet për zbatimin e plotë të rekomandimeve nga Raporti.

Përfaqësuesit e pranishëm ranë dakord që si bazë për bashkëpunim të mëtejshëm, duhet të merren parasysh gjetjet për zbatimin e rekomandimeve të misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR dhe të bëhen përpjekje të vazhdueshme për zhvillimin e procesit zgjedhor.

Të dyja palët konkluduan se zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare u zhvilluan me sukses dhe shprehën mirënjohjen për bashkëpunimin e ndërsjellë dhe të hapur për zhvillimin e procesit zgjedhor në të ardhmen.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot mbajti seancën e 113-të në të cilën u miratuan Procesverbalet e seancave numër 108, 109, 110 dhe 112 të KSHZ-së. Në seancë u votua Vendimi për përcaktimin e nënshkruesve të autorizuar të llogarisë së Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Ky Vendim vjen pas harmonizimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në pajtim me Kodin Zgjedhor dhe sipas të njëjtit nënshkrues të llogarisë janë autorizuar kryetari dhe nënkryetari i ri i KSHZ-së.

Anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në seancën e sotme njëzëri e miratuan Planin Vjetor të reviduar të punësimit për vitin 2025, pas marrjes së mendimit nga Ministria e Financave.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Njoftojmë anëtarët e këshillave zgjedhore se pagesa e kompensimeve për Zgjedhjet Presidenciale dhe Zgjedhjet Parlamentare 2024 ka filluar dhe ajo po vazhdon. Dinamika e procedurës së pagesës së kompensimit varet nga përditësimi dhe saktësia e të dhënave për KZ-të të regjistruara nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve, respektivisht janë dorëzuar të dhëna që përmbajnë shumë gabime teknike për të dhënat personale dhe ato duhet të kontrollohen dhe korrigjohen një nga një në Komisioni Shtetëror të Zgjedhjeve që të mund të pranohen në sistemin e thesarit për pagesa në Ministrinë e Financave.   

Theksojmë se bëhet fjalë për të dhëna për rreth 35.000 anëtarë të këshillave zgjedhorë me të dhëna për numrin e vetëm të amzës dhe llogarinë e transaksionit, për saktësinë e të cilave gjatë regjistrimit kanë qenë të obliguara komisionet komunale zgjedhore.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content