Në seancën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve u miratuan aktet e mëposhtme:

Udhëzimi për mënyrën e emërimit të anëtarëve të këshillave zgjedhorë me propozim të partive politike për Zgjedhjet Lokale 2021, sipas të cilit rregullohet e drejta për propozim të anëtarëve dhe zëvendësve të tyre në këshillat zgjedhore, përkatësisht kjo e drejtë u takon partive politike në opozitë të ciilët në zgjedhjet parlamentare kanë fituan më shumë vota dhe partive politike në pushtet që kanë fituar më shumë vota në zgjedhjet e fundit parlamentare. Komisioni Komunal i Zgjedhjeve është i obliguar të pranojë plotësisht propozimet e harmonizuara të partive politike në opozitë dhe pushtet, të cilat nga ana e tyre janë të detyruara të respektojnë parimin e vendosur gjatë formimit të këshillave zgjedhorë në komunën përkatëse.

U përcaktuan Formularët që kanë të bëjnë me aktivitetet që lidhen me: njoftimin për menjanimin e parregullsive në listën e parashtruar të kandidatëve për zgjedhjen e kryetarit të komunës dhe anëtarëve të këshillit, vërtetimin e listave të kandidatëve për kryetar komune dhe anëtarë të këshillit, vërtetimin e listës së parashtruar të kandidatit nga parashtruesi i autorizuar për zgjedhjen e kryetarit të komunës dhe zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit dhe aktvendimin për vërtetimin e listës së kandidatëve për zgjedhjen e kryetarit të komunës përkatësisht Qytetit të Shkupit dhe për zgjedhjen e anëtarëve të këshillit të komunës përkatësisht Qytetit të Shkupit.

Në seancë u miratua Kodi për vëzhgimin e zgjedhjeve për anëtarët e këshillave komunal dhe këshillit të Qytetit të Shkupit dhe për kryetarët e komunave dhe kryetar të Qytetit të Shkupit për Zgjedhjet Lokale 2021, i cili ka për qëllim të vërtetojë procedurat për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe procedurën për kryerjen të misionit vëzhgues të vëzhguesve të akredituar, në mënyrë që të përmirësohet integriteti dhe transparenca e procesit të votimit.

Në përputhje me këtë, Zyra e OSBE/ODIHR për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut u autorizua të vëzhgojë Zgjedhjet Lokale 2021.

Aktet e miratuara nga kjo seancë do të publikohen në ueb faqen zyrtare.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Vendim për ndryshim dhe plotësim të Vendimit për formimin e KZ të Qytetit të Shkupit 27.08.2021

Udhëzim për pamjen e bexheve për identifikim të organeve zgjedhore, administratës zgjedhore, përfaqësuesve të autorizuar të parashtruesve të listave për kandidatë, vëzhguesve ndërkombëtar dhe vendas për zgjedhjet për anëtarë të këshillave të komunave dhe këshillit të qytetit të shkupit dhe për kryetarë të komunave dhe kryetarin e qytetit të Shkupit për vitin 2021

Udhëzim për paraqitje dhe votim të personave të pamundur ose të sëmurë

Rregullore për policinë për zbatimin e zgjedhjeve

Vendim për ndarje të mjeteve për komisionet komunale të zgjedhjeve për zbatimin e Zgjedhjeve Locale 2021

Vendim për ndarje të mjeteve avans për njësitë dhe zyrat rajonale për të vizitë dhe sigurim të vendvotimeve dhe për sigurimin e mjeteve për mbrojtje nga Covid 19

Në seancën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve të mbajtur më 17 gusht 2021, u prezantua uebfaqja e re e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, si pjesë e projektit “Mbështetje për Reformat Zgjedhore” të Ambasadës së Zvicrës, Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunimi -SDC, i zbatuar nga IFES – Fondacioni Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore dhe Unioni Kombëtar i Rinisë së Maqedonisë. Faqja e internetit do të ketë një prezantim të thjeshtuar të përmbajtjeve që do të sistemohen në fusha të tilla si: votuesit, pjesëmarrësit në zgjedhje, media dhe organet zgjedhore, si dhe mjete shtesë të qasjes që do të lehtësojnë qasjen dhe kontrollin e përmbajtjes nga votuesit me aftësi të kufizuara. Dizajni do të mundësojë qasje të shpejtë dhe të lehtë për të gjithë ata që janë të interesuar për procesin zgjedhor.

Në seancë u miratua Thirrja Publike për kontrollimin e të dhënave në Listën Zgjedhore për Zgjedhjet Lokale për anëtarë të këshillave komunale dhe këshillin e Qytetit të Shkupit dhe për kryetarë të komunave dhe kryetarin e Qytetit të Shkupit më datë 17 tetor 2021 i cili do të fillojë më 21 gusht 2021. dhe do të zgjasë deri më 9 shtator 2021. Të gjithë qytetarët që duan të kontrollojnë të dhënat e tyre në Listën Zgjedhore do të mund ta bëjnë këtë në formë elektronike në faqen e internetit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve izbirackispisok.gov.mk ose në sec.mk, si dhe personalisht në njësitë dhe zyrat rajonale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve .

Në bazë të nenit 50 paragrafi 2 të Kodit Zgjedhor, qytetarët gjatë kohëzgjatjes së shikimit publik, kërkesat për regjistrim, shlyerje dhe plotësim të të dhënave në Listën Zgjedhore mund t’i parashtrojnë me postë elektronike në Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, për cilin qëllim u miratua Udhëzimi për veprim gjatë pranimit të kërkesave për regjistrim, plotësim ose shlyerje të të dhënave në Listën Zgjedhore në formë elektronike në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.

Në të njëjtën kohë, u miratua një Plan Strategjik për TI i cili përcakton aktivitetet që do të kryhen për zbatimin e plotë të strategjisë së TIK të Komisionit Shtetëror Zgjedhor 2021-2024.

Në seancë gjithashtu u miratua Vendimi për ndarjen e mjeteve për komisionet komunale të zgjedhjeve për realizimin e zgjedhjeve për anëtarë të këshillave komunalë dhe këshillin e Qytetit të Shkupit dhe për kryetarë të komunave dhe kryetarin e Qytetit të Shkupit më 17 tetor 2021, për shpenzimet rrjedhëse që ndodhin në lidhje me realizimin e aktiviteteve zgjedhore dhe Vendimi për ndarjen e mjeteve avancë për njësitë dhe zyrat rajonale për të vizituar dhe siguruar vendvotimet dhe për sigurimin e mjete për mbrojtje nga COVID-19.

Gjithashtu në seancën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve u shqyrtuan kërkesat për mospranim të kryerjes së detyrës së kryetarit, nënkryetarit, anëtarit dhe zëvendësanëtarit të komisioneve komunale të zgjedhjeve, pas së cilës për kërkesat e pranuara nga komisioni u realizua zgjedhje e rastësishme e kryetarit , zëvendëskryetarit, anëtarit dhe zëvendësanëtarit të komisioneve komunale të zgjedhjeve.

Aktet e miratuara nga kjo seancë do të publikohen në faqen zyrtare të internetit.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Thirrje publike për kontroll të të dhënave në Listën zgjedhore për Zgjedhjet Lokale për Anëtarë të këshillave të komunave dhe këshillin e Qytetit të Shkupit dhe për Kryetar të Komunave dhe Kryetarin e Qytetit të Shkupit më 17 tetor 2021

Vendim për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për formimin e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve Haraçinë – 10.08.2021

Vendim për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për formimin e Komisionit Zgjedhor të Qytetit të Shkupit

Vendim për shpalljen e zgjedhjeve për anëtarë të këshillave të komunave dhe këshillit të qytetit të Shkupit dhe për kryetarë të komunave dhe krzetar të qytetit të Shkupit

Njoftim për mospranimin e kërkesave për përjashtim nga detyra në Komisionet Komunale të Zgjedhjeve -12.07.2021

Skip to content