Në seancën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve u miratuan aktet e mëposhtme:

Udhëzimi mbi mënyrën e përcaktimit të identitetit të votuesit, i cili është përgatitur në përputhje me ndryshimet ligjore të Kodit Zgjedhor, në pjesën ku i  mundësohet votuesve, vlefshmëria e dokumenteve të identitetit të të cilëve ka skaduar nga momenti i shpalljes së zgjedhjeve deri në ditën e votimit , që të mund të ushtrojë të drejtën për të votuar, të drejtën në pjesën e mbrojtjes së votës personale, domethënë qytetarit të cilit do t’i miratohet ankimimi, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve duhet ta regjistrojë atë në listën e votuesve dhe t’i mundësojë atij të votojë në vendvotim dhe mundësia që qytetarët të votojnë me pasaportë, në përputhje me ndryshimet në Ligjin për dokumentet e udhëtimit, me të cilin përcaktohet pasaporta dhe periudha e vlefshmërisë së saj, pra nga 31 korriku 2020 deri më 31 dhjetor 2021. Sigurisht, veprimet kryesore që lidhen me identifikimin e votuesit rrjedhin nga mënyra e re e identifikimit të votuesit, e cila bazohet në trajtimin e pajisjes identifikuese biometrike të votuesit, me të cilën do të operojë kryetari ose zëvendëskryetari i vendvotimit.

Për të kryer me sukses zgjedhjet dhe për të lehtësuar punën e administratës zgjedhore, si dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor, në seancën e sotme u miratuan ndryshimet në Manualin për edukimin e komisioneve zgjedhore komunale dhe Manualin për edukimin e këshillave zgjedhorë, me të cilën në kohë të duhur veprohet duke patur parasysh se trajnimet nga trajnerët e certifikuar të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve fillojnë nga java e ardhshme.

Në të njëjtën kohë, formularët nr. 16b, nr.16v, nr.16d, nr.16g, nr.21b, nr.21v, nr.21g dhe nr.21d u miratuan për procedurat e votimit, përmbledhjes dhe përcaktimit të rezultateve nga vendvotimi dhe në nivel të Komisionit Komunal Zgjedhor.

Gjithashtu, u miratua ndryshimi dhe plotësimi i Regjistrit të transmetuesve, mediave të shkruara dhe mediave elektronike (portaleve të internetit), me ata transmetues dhe media që vepruan sipas njoftimit nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka pranuar kërkesën për marrjen e autorizimit për vëzhguesit për Zgjedhjet Lokale 2021, të paraqitur nga Fondacioni Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore IFES, Zyra e Maqedonisë së Veriut.

Aktet e miratuara nga kjo seancë do të publikohen në faqen zyrtare të internetit.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Udhëzim për mënyrën e përcaktimit të identitetit të votuesit – me ndryshime më datë 23.09.2021

Udhëzim për Komisionet Komunale të Zgjedhjeve dhe Komisionin Zgjedhor të Qytetit Shkup për sigurim, ruajtje, menaxhim dhe distribuim të materialit zgjedhor

Në seancën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve u miratuan aktet e mëposhtme:

Me ndryshimet e reja ligjore për ata transmetues (radiodifuzerë) dhe media të shkruara që nuk ishin regjistruar më parë në Regjistrin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, të cilët nuk kanë paraqitur kërkesë për regjistrim, humbën afatin ose nuk dorëzuan dokumentacionin e plotë, u caktua një afat i ri deri më 19 Shtator 2021 në të cilën ata mund të paraqesin një kërkesë të re dhe të regjistrohen. Transmetuesit që janë regjistruar tashmë dhe ata që kanë paraqitur kërkesë shtesë për regjistrim, ishin të detyruar të paraqesin listat e reja të çmimeve në përputhje me nenin 75-f paragrafi (9) të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, brenda të njëjtit afat jo më vonë se 19 shtator, 2021, deri në orën 24: 00. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve është i detyruar të konfirmojë dhe publikojë në faqen e internetit listën e çmimeve të paraqitura me çmimet mesatare të llogaritura të përcaktuara nga transmetuesit dhe mediat e shkruara, si dhe të publikojë listat e çmimeve me çmimet e përcaktuara nga mediat elektronike (portalet e internetit) në përputhje me nenin 75f paragrafi 3 dhe paragrafi 9 të Kodit Zgjedhor, brenda 10 ditëve nga skadimi i afatit për dorëzimin e listave të çmimeve. Në përputhje me rrethanat, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi me kohë ndryshimin në regjistrin e transmetuesve, mediave të shkruara dhe medias elektronike (portale të internetit), duke i udhëzuar në seancë, se mediat që ishin njoftuar, por të cilat ende nuk i kanë korrigjuar listat e çmimeve brenda periudhës së caktuar, do të humbasin të drejtën për t’u regjistruar për reklama politike me pagesë. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve publikoi këtë njoftim, sepse afatet deri në fillimin e fushatës zgjedhore janë të shkurtra, dhe në të njëjtën kohë është e nevojshme që partitë politike të lidhin marrëveshje me të gjithë ata transmetues, media të shkruara dhe media elektronike (portale interneti) që janë regjistruar në Regjistër.

Më tej, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi Vendimin për disa kërkesa të paraqitura nga partitë politike në përputhje me nenin 49-a paragrafi 2 të Kodit Zgjedhor, për futjen, plotësimin ose fshirjen e të dhënave në Listën e Votuesve.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve iu qas hedhjes së shortit dhe përcaktimin e orarit të paraqitësve të listave të kandidatëve në fletëvotim, në listat e kandidatëve të paraqitura më vonë, për grupe zgjedhësish.

Në të njëjtën kohë, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve shqyrtoi kërkesën e të punësuarve në Sektorin e Listës zgjedhore që komisioni të merr qëndrim  në lidhje me çështjen e qytetarëve e cila i referohet shpërndarjes së votuesve nga Komuna e Butelit në Komunën e Çuçer Sandevës dhe e njejta nuk u pranua me shumicë votash.

Gjithashtu në seancën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve u shqyrtuan kërkesat për mospranim të detyrave të kryetarit, nënkryetarit, anëtarit dhe zëvendës anëtarit të komisioneve zgjedhore komunale, pas së cilës kërkesat e pranuara nga komisioni, u kryen zgjedhje të rastësishme të kryetarit , nënkryetarit, anëtar dhe zëvendës anëtar i komisioneve zgjedhore komunale.

Aktet e miratuara nga kjo seancë do të publikohen në ueb-faqen zyrtare të internetit.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Udhëzim për paraqitje dhe votim të personave të cilët për shkak testit pozitiv të kovid -19 janë në karantinë shtëpiake dhe personave të cilëve iu është caktuar masa e vetëizolimit

Rregullore për zgjedhjen dhe formimin e këshillave të veçanta zgjedhore – Zgjedhjet lokale 2021

Në seancën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve u miratuan këto akte:  

Në pajtim me Analizën e Rrezikut tashmë të miratuar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, është miratuar Politikë për vendosje të sistemit për mbrojtjen e të dhënave personale, me të cilën rregullohet mënyra dhe procedura e përpunimit të të dhënave personale, me qëllim që të respektohen detyrimet për mbrojtjen e të dhënave personale, duke pasur parasysh që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve paraqitet si kontrollues dhe përpunues i të dhënave personale, ndërsa veçanërisht gjatë procesit zgjedhor. Në lidhje me këtë Politikë, janë miratuar Rregullorja për masat teknike dhe organizative për sigurimin e fshehtësisë dhe mbrojtjen e përpunimit të të dhënave personale; Rregullorja për përcaktimin e obligimeve dhe përgjegjësive të administratorit të sistemit informatik dhe të personave të autorizuar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve; Rregullorja për mënyrën e gjenerimit të kopjes për siguri, arkivim dhe ruajtje, si dhe kthim të serishëm të të dhënave të ruajtura personale në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve; Rregullorja për mënyrën e shkatërrimit të dokumenteve, si dhe për mënyrën e shkatërrimit, shlyerjes dhe pastrimit të medias në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve dhe Rregullorja për denoncim, reagim dhe sanim të incidenteve në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve. 

Për shkak të situatës me Koronavirusin, personat që janë në karantinë shtëpiake për shkak të testit pozitiv të KOVID-19 ose personave të cilëve u është përcaktuar vetë-izolim me aktvendim të Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor,  të drejtën e tyre për të votuar do ta realizojë një ditë para ditës së caktuar për zgjedhje. Për atë qëllim, u miratua Udhëzim për regjistrimin dhe votimin e personave që janë në karantinë shtëpiake për shkak të testit pozitiv të Kovid-19 dhe personave të cilëve u është përcaktuar masë vetë-izolim. Konkretisht, risi është afati i paraqitjes, i cili është përcaktuar pesë ditë para ditës së zgjedhjeve, si dhe obligimi i Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve me detyrës zyrtare të sigurojnë të dhëna nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, me çka lehtësohet procedura që qytetarët të mos duhet të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm personalisht. Për realizimin e këtij votimi, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e miratoi edhe Rregulloren për zgjedhje dhe formim të Këshillave të Veçantë Zgjedhorë, me të cilën Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të formojë Këshilla të Veçantë Zgjedhorë, që përbëhen nga tre të punonjës shëndetësorë me ç’rast edhe partitë kanë të drejtë të emërojnë një anëtar Këshillin e Veçantë Zgjedhor.  

Më tej, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e miratoi Udhëzimin e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve dhe Komisionit Zgjedhor të Qytetit të Shkupit për sigurim, ruajtje, menaxhim dhe distribuim të materialit zgjedhor, me të cilin në pajtim me nenin 31 paragrafi 2, pika 14 dhe 14a, Komisioni Shtetëror i  Zgjedhjeve  e dorëzon, pranon dhe e ruan materialin zgjedhor në dhe nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve dhe Komisionin Zgjedhor të Qytetit Shkup. Gjithashtu me këtë Udhëzim përcaktohet materiali zgjedhor i besueshëm dhe jo i besueshëm dhe përcaktohen procedurat konkrete për ruajtjen dhe transportimin e të njëjtit nga ana e Komisionit  Shtetëror të Zgjedhjeve, Komisioneve Komunale të  Zgjedhjeve dhe Këshillat Zgjedhorë. Në suaza të këtij Udhëzimi për zbatimin e dorëzimit të materialit zgjedhor nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, Komisionet Komunale të Zgjedhjeve, Komisioni Zgjedhor i Qytetit Shkup dhe Këshillat Zgjedhorë, në pajtim me Kodin Zgjedhor, Komisioni Shtetëror i  Zgjedhjeve i miratoi formularët: 18c, 18d, 18d, 31b, 31c, 31d, 31d, 19d, 19d, 20b, 20c dhe 22. 

Njëkohësisht, u miratua edhe Udhëzimi për mënyrën dhe procedurën për përcaktim të çmimit mesatar të arritur dhe të çmimit më të ulët për reklamim të paguar politik për radiodifuzerët, mediat e shtypit dhe mediat elektronike (internet portalet) që dëshirojnë ta përdorin të drejtën për të marrë pjesë në reklamimin e paguar politik dhe të përdorin mjete financiare për reklamim të paguar politik për Zgjedhjet Lokale 2021. 

Më tej, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve tërhoqi short dhe e përcaktoi renditjen e parashtruesve të listave të kandidatëve në fletëvotim, për zgjedhjet për anëtarë të këshillave komunalë dhe anëtarë të këshillit të Qytetit Shkup dhe kryetar komune dhe për kryetar të Qytetit Shkup, si dhe short për ndarjen e lokacioneve të panove dhe bilbordeve reklamuese për fushatën zgjedhore. 

Aktet e miratuara në këtë seancë do të publikohen në ueb faqen zyrtare. 

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i njofton përfaqësuesit e autorizuar të partive politike, të koalicioneve dhe të grupeve të zgjedhësve që do të marrin pjesë në Zgjedhjet për anëtarë të këshillave komunal dhe Qytetit të Shkupit dhe për kryetar komune dhe Kryetar të Qytetit Shkup më 17 tetor 2021, që tërheqja e shortit për përcaktim të renditjes në listën e vetme të kandidatëve do të mbahet më 21.09.2021 me fillim në orën 13, në selinë e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, salla e madhe, kati 4.

       Për shkak të situatës lidhur me pandeminë me Kovid-19, seanca në të cilën do të tërhiqet shorti do të jetë pa prezencë të përfaqësuesve të autorizuar të partive politike, të koalicioneve dhe të grupeve të zgjedhësve.

           

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Në pajtim me nenin 78-а paragrafi (5) dhe (6) i Kodit Zgjedhor, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve më datë 21.09.2021 në seancë publike në orën 15.00 do ta zbatojë shortin për reklamim politik për përcaktim të lokacioneve për pano dhe bilborde reklamuese në pajtim me kriteret nga Kodi Zgjedhor

          Njoftohen personat juridik që ende nuk kanë dorëzuar oferta për pano dhe bilborde reklamuese me lokacione dhe lista të çmimeve në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, ndërsa dëshirojnë të marrin pjesë në short, të njëjtën mund ta bëjnë më së voni deri më 21.09.2021 deri në orën 12.00.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Udhëzim për angazhim të personave nga rradhët e të punësuarve në sektorët për teknologji informatike në administratën shtetërore, publike, komunale dhe administratën e Qytetit të Shkupit osë kuadër të jashtëm për TI

Skip to content