Udhëzim për paraqitje dhe votim të personave të cilët për shkak testit pozitiv të kovid -19 janë në karantinë shtëpiake dhe personave të cilëve iu është caktuar masa e vetëizolimit

Rregullore për zgjedhjen dhe formimin e këshillave të veçanta zgjedhore – Zgjedhjet lokale 2021

Në seancën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve u miratuan këto akte:  

Në pajtim me Analizën e Rrezikut tashmë të miratuar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, është miratuar Politikë për vendosje të sistemit për mbrojtjen e të dhënave personale, me të cilën rregullohet mënyra dhe procedura e përpunimit të të dhënave personale, me qëllim që të respektohen detyrimet për mbrojtjen e të dhënave personale, duke pasur parasysh që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve paraqitet si kontrollues dhe përpunues i të dhënave personale, ndërsa veçanërisht gjatë procesit zgjedhor. Në lidhje me këtë Politikë, janë miratuar Rregullorja për masat teknike dhe organizative për sigurimin e fshehtësisë dhe mbrojtjen e përpunimit të të dhënave personale; Rregullorja për përcaktimin e obligimeve dhe përgjegjësive të administratorit të sistemit informatik dhe të personave të autorizuar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve; Rregullorja për mënyrën e gjenerimit të kopjes për siguri, arkivim dhe ruajtje, si dhe kthim të serishëm të të dhënave të ruajtura personale në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve; Rregullorja për mënyrën e shkatërrimit të dokumenteve, si dhe për mënyrën e shkatërrimit, shlyerjes dhe pastrimit të medias në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve dhe Rregullorja për denoncim, reagim dhe sanim të incidenteve në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve. 

Për shkak të situatës me Koronavirusin, personat që janë në karantinë shtëpiake për shkak të testit pozitiv të KOVID-19 ose personave të cilëve u është përcaktuar vetë-izolim me aktvendim të Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor,  të drejtën e tyre për të votuar do ta realizojë një ditë para ditës së caktuar për zgjedhje. Për atë qëllim, u miratua Udhëzim për regjistrimin dhe votimin e personave që janë në karantinë shtëpiake për shkak të testit pozitiv të Kovid-19 dhe personave të cilëve u është përcaktuar masë vetë-izolim. Konkretisht, risi është afati i paraqitjes, i cili është përcaktuar pesë ditë para ditës së zgjedhjeve, si dhe obligimi i Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve me detyrës zyrtare të sigurojnë të dhëna nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, me çka lehtësohet procedura që qytetarët të mos duhet të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm personalisht. Për realizimin e këtij votimi, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e miratoi edhe Rregulloren për zgjedhje dhe formim të Këshillave të Veçantë Zgjedhorë, me të cilën Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të formojë Këshilla të Veçantë Zgjedhorë, që përbëhen nga tre të punonjës shëndetësorë me ç’rast edhe partitë kanë të drejtë të emërojnë një anëtar Këshillin e Veçantë Zgjedhor.  

Më tej, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e miratoi Udhëzimin e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve dhe Komisionit Zgjedhor të Qytetit të Shkupit për sigurim, ruajtje, menaxhim dhe distribuim të materialit zgjedhor, me të cilin në pajtim me nenin 31 paragrafi 2, pika 14 dhe 14a, Komisioni Shtetëror i  Zgjedhjeve  e dorëzon, pranon dhe e ruan materialin zgjedhor në dhe nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve dhe Komisionin Zgjedhor të Qytetit Shkup. Gjithashtu me këtë Udhëzim përcaktohet materiali zgjedhor i besueshëm dhe jo i besueshëm dhe përcaktohen procedurat konkrete për ruajtjen dhe transportimin e të njëjtit nga ana e Komisionit  Shtetëror të Zgjedhjeve, Komisioneve Komunale të  Zgjedhjeve dhe Këshillat Zgjedhorë. Në suaza të këtij Udhëzimi për zbatimin e dorëzimit të materialit zgjedhor nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, Komisionet Komunale të Zgjedhjeve, Komisioni Zgjedhor i Qytetit Shkup dhe Këshillat Zgjedhorë, në pajtim me Kodin Zgjedhor, Komisioni Shtetëror i  Zgjedhjeve i miratoi formularët: 18c, 18d, 18d, 31b, 31c, 31d, 31d, 19d, 19d, 20b, 20c dhe 22. 

Njëkohësisht, u miratua edhe Udhëzimi për mënyrën dhe procedurën për përcaktim të çmimit mesatar të arritur dhe të çmimit më të ulët për reklamim të paguar politik për radiodifuzerët, mediat e shtypit dhe mediat elektronike (internet portalet) që dëshirojnë ta përdorin të drejtën për të marrë pjesë në reklamimin e paguar politik dhe të përdorin mjete financiare për reklamim të paguar politik për Zgjedhjet Lokale 2021. 

Më tej, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve tërhoqi short dhe e përcaktoi renditjen e parashtruesve të listave të kandidatëve në fletëvotim, për zgjedhjet për anëtarë të këshillave komunalë dhe anëtarë të këshillit të Qytetit Shkup dhe kryetar komune dhe për kryetar të Qytetit Shkup, si dhe short për ndarjen e lokacioneve të panove dhe bilbordeve reklamuese për fushatën zgjedhore. 

Aktet e miratuara në këtë seancë do të publikohen në ueb faqen zyrtare. 

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i njofton përfaqësuesit e autorizuar të partive politike, të koalicioneve dhe të grupeve të zgjedhësve që do të marrin pjesë në Zgjedhjet për anëtarë të këshillave komunal dhe Qytetit të Shkupit dhe për kryetar komune dhe Kryetar të Qytetit Shkup më 17 tetor 2021, që tërheqja e shortit për përcaktim të renditjes në listën e vetme të kandidatëve do të mbahet më 21.09.2021 me fillim në orën 13, në selinë e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, salla e madhe, kati 4.

       Për shkak të situatës lidhur me pandeminë me Kovid-19, seanca në të cilën do të tërhiqet shorti do të jetë pa prezencë të përfaqësuesve të autorizuar të partive politike, të koalicioneve dhe të grupeve të zgjedhësve.

           

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Në pajtim me nenin 78-а paragrafi (5) dhe (6) i Kodit Zgjedhor, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve më datë 21.09.2021 në seancë publike në orën 15.00 do ta zbatojë shortin për reklamim politik për përcaktim të lokacioneve për pano dhe bilborde reklamuese në pajtim me kriteret nga Kodi Zgjedhor

          Njoftohen personat juridik që ende nuk kanë dorëzuar oferta për pano dhe bilborde reklamuese me lokacione dhe lista të çmimeve në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, ndërsa dëshirojnë të marrin pjesë në short, të njëjtën mund ta bëjnë më së voni deri më 21.09.2021 deri në orën 12.00.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Udhëzim për angazhim të personave nga rradhët e të punësuarve në sektorët për teknologji informatike në administratën shtetërore, publike, komunale dhe administratën e Qytetit të Shkupit osë kuadër të jashtëm për TI

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njofton që regjistrimet e radiodifuzerëve, mediave të shtypit dhe mediave elektronike (internet portalet), që janë të regjistruar prej më herët në KSHZ dhe kërkesa e të cilëve për regjistrim është vërtetuar me Aktvendimin për regjistrim në Regjistrin për radiodifuzerë, media të shtypit dhe media elektronike (internet portale) të miratuar në seancën nr. 21 të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve më 10.09.2021, mbeten në fuqi dhe janë valide, përkatësisht ata nuk duhet të parashtrojnë kërkesa të reja për regjistrim në KSHZ.

Radiodifuzerët që janë regjistruar prej më herët në KSHZ janë të detyruar t’i dërgojnë listat e  çmimeve të reja (të korrigjuara) në pajtim me nenin 75-gj paragrafi (9) nga Ligji për ndryshim dhe plotësim të Kodit Zgjedhor i publikuar në Gazetën Zyrtare nr. 215/21 nga 16.09.2021, më së voni deri më 19.09.2021 (e diel) deri në orën 24:00, ndërsa mediat e shtypit nëse kanë korrigjim në listat e çmimeve të dërguara nga ana e tyre mund të dërgojnë lista të reja të çmimeve (të korrigjuara) në afatin e njëjtë.

Radiodifuzerët dhe mediat e shtypit që nuk janë regjistruar prej më herët në Regjistër për radiodifuzerët, mediat shtypit dhe mediat elektronike (internet portale) në KSHZ (nuk kanë paraqitur  kërkesë për regjistrim, nuk kanë pasur dokumentacion të plotë ose e kanë lëshuar afatin) kanë të drejtë të parashtrojnë kërkesë të re në KSHZ dhe të regjistrohen më së voni deri më 19 shtator deri në orën 24.00.

Radiodifuzerët dhe mediat e shtypit me kërkesën për regjistrim janë të detyruar të dërgojnë edhe lista të çmimeve në pajtim me nenin 75-gj paragrafi (9) nga Ligji për ndryshim dhe plotësim të Kodit Zgjedhor i publikuar në Gazetën Zyrtare nr. 215/21 nga 16.09.2021, për Zgjedhjet  e Parakohshme Paralamentare 2014, Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare 2016, Zgjedhjet Lokale 2017, Zgjedhjet Presideciale 2019 dhe Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare 2020.

Radiodifuzerët janë të detyruar listat e korrigjuara të çmimeve t’i dërgojnë në ASHMA, KSHZ, ESHA dhe KSHPK në afat prej tre ditësh nga dita e publikimit të Kalendarit të reviduar të aktiviteteve, më së voni më 19 shtator deri në orën 24:00.

Mediat e shtypit që kanë korrigjim në listat e çmimeve janë të detyrzuara ato t’i dërgojnë në KSHZ, KSHPK dhe ESHA më së voni më 19 shtator deri në orën 24:00.

Radiodifuzerët dhe mediat e shtypit që nuk do të regjistrohen ose nuk do të dërgojnë lista të reja të çmimeve (korrigjuara) më së voni deri më 19 shtator (e diel) – deri në orën 24:00, nuk do të kenë të drejtë të përdorin mjete financiare për reklamim të paguar politik, të siguruara nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë.

Nëse Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve konstaton parregullsi në listat e çmimeve nga radiodifuzerët, e njofton median përkatëse për ta korrigjuar listën e çmimeve në afat prej 72 orësh nga pranimi i njoftimit.

Radiodifuzerët e regjistruar si dhe radiodifuzerët që kanë parashtruar kërkesa të reja për regjistrim, ndërkaq të cilët nuk do të dorëzojnë lista të reja të çmimeve (të korrigjuara) në afatin e përcaktuar e humbin të drejtën për të qenë të regjistruar për reklamim të paguar politik dhe nuk do të kenë të drejtë të përdorin mjete financiare për reklamim të paguar politik, të siguruara nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë.

Regjistri për radiodifuzerë, media të shtypit dhe media elektronike (internet portale) mbahet në bazë të kërkesës së parashtruar për regjistrim në KSHZ, me shtojcë për gjendjen aktuale të lëshuar nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut, jo më të vjetër se 30 ditë.

Dokumentacioni nga ky njoftim parashtrohet në mënyrë elektronike në këtë llogari elektronike: [email protected], ose në arkivin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në bul. Shën Qirili dhe Metodij nr. 54, 1000 Shkup, më së voni më 19 shtator (e diel) deri në orën 24:00.

Arkivi i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve do të bëjë pranimin e kërkesave për regjistrim në Regjistrin për radiodifuzerë, media të shtypit dhe media elektronike më datën 18.09.2021 (e shtunë) nga ora 10:00  dhe më datën 19.09.2021 (e diel), nga ora 10:00 deri në orën 24:00.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Në seancën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve u miratuan aktet e mëposhtme:

Në pajtim me ndryshimet dhe plotësimet e miratuara së fundmi në Kodin Zgjedhor, është e nevojshme që veprime të caktuara zgjedhore në procesin zgjedhor të harmonizohen me këto ndryshime dhe për këtë qëllim Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi Kalendarin e reviduar të afteve për kryerjen e veprimeve zgjedhore për realizimin e zgjedhjeve për anëtarë të këshillit të komunave dhe këshillit të Qytetit të Shkupit dhe kryetarë të komunave dhe kryetarin e Qytetit të Shkupit, 2021.

Për më tepër, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi Udhëzimin për angazhimin e personave nga radhët e të punësuarve në sektorët e teknologjisë informatike në administratën shtetërore, publike, komunale dhe administratën e Qytetit të Shkupit ose persona të jashtëm të TI -së, të cilët do të jenë mbështetje teknike për Komisionet Komunale të Zgjedhjeve dhe Këshillat Zgjedhore për aplikimin e pajisjeve teknike në ditën e votimit, sipas vendit ku janë të punësuar.

Në të njëjtën kohë, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi Vendimin për publikimin e përshkrimeve të vendvotimeve, të cilat publikohen në faqen e internetit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve

Aktet e miratuara në këtë seancë do të publikohen në ueb faqen zyrtare.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Në seancën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve u miratuan aktet në vijim:

Kodi për zgjedhje të drejta dhe demokratike, sipas të cilit pjesëmarrësit në procesin zgjedhor janë të obliguar të respektojnë parimet e demokracisë dhe qeverisjes së mirë, në mënyrë që të forcojnë vlerat themelore të demokracisë dhe besimin në sistemin zgjedhor. Me Kodin për zgjedhje të drejta dhe demokratike pjesëmarrësit në procesin zgjedhor obligohen të respektojnë ligjet të cilat janë përkatëse për zgjedhjet dhe obligohen të mos bëjnë presion mbi votuesit, të mos përdorin gjuhë urrejtjeje dhe të mos diskriminojnë në bazë të gjinisë.

Pastaj u miratuan Formularët: numër. 13b – procesverbal për dorëzim/kthim të PIBV-së nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve, numër 14 а – procesverbal për dorëzim/kthim të PIBV-së nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Këshillin Zgjedhor, numër 15 – procesverbal për gjendjen e konstatuar të hapësirës për votim, të materialit zgjedhor dhe kutive të votimit si dhe për funksionalitetin e PIBV nga këshilli zgjedhor për vendvotim, numër 16 b – procesverbal për votim, përmbledhje dhe verifikim të rezultateve nga këshillat zgjedhorë për zgjedhje të kryetarit të komunës, numër 16 v – procesverbal për votim, përmbledhje dhe verifikim të rezultateve nga këshillat zgjedhorë për zgjedhje të anëtarëve të këshillave komunal, numër 18 v –procesverbal i posaçëm nga votimi për listë të kandidatit për zgjedhje për kryetar të Qytetit Shkup për zgjedhësit të cilët janë duke vuajtur dënim me burg ose janë në paraburgim në ent/qendër ndëshkimor korrigjues.

Në të njëjtën kohë, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi Regjistrin e radiodifuzerëve, mediave të shtypit dhe mediave elektronike (internet portaleve), bazuar në kërkesat e parashtruara për regjistrim dhe në listat e çmimeve të dorëzuara nga radiodifuzerët, mediave të shtypit dhe mediave elektronike (portaleve të internetit) që do të ofrojnë reklama të paguara politike për pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore për Zgjedhjet Lokale 2021.

Pjesëmarrësi në fushatën zgjedhore nuk mund të porosisë reklama të paguara politike nga radiodifuzerët, mediat e shtypura dhe mediat elektronike (portalet e internetit) që nuk janë të regjistruara në Regjistër.

Gjithashtu u miratua edhe Rregullorja për mënyrën e video-mikëqyrjes në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve

Aktet e miratuara nga kjo seancë do të publikohen në ueb faqen zyrtare

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Në takimin midis Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe përfaqësuesve të Institutit Kombëtar për Demokraci NDI, i cili u zhvillua më 10 shtator 2021, u diskutua projekti i NDI “Jo dhunës ndaj grave në politikë”.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mbështet luftën kundër dhunës në bazë të çdo gjinie dhe seksi, si dhe luftën kundër gjuhës së urrejtjes në politikë dhe e zbaton atë në të gjitha aktivitetet dhe aktet që janë në kompetencën e tij.

Gjithashtu, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mbështet këtë projekt dhe për këtë qëllim të dyja palët ranë dakord të marrin pjesë në nënshkrimin e Kodeksit për këtë qëllim.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content