Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i njofton përfaqësuesit e autorizuar të partive politike, të koalicioneve dhe të grupeve të zgjedhësve që do të marrin pjesë në Zgjedhjet për anëtarë të këshillave komunal dhe Qytetit të Shkupit dhe për kryetar komune dhe Kryetar të Qytetit Shkup më 17 tetor 2021, që tërheqja e shortit për përcaktim të renditjes në listën e vetme të kandidatëve do të mbahet më 21.09.2021 me fillim në orën 13, në selinë e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, salla e madhe, kati 4.

       Për shkak të situatës lidhur me pandeminë me Kovid-19, seanca në të cilën do të tërhiqet shorti do të jetë pa prezencë të përfaqësuesve të autorizuar të partive politike, të koalicioneve dhe të grupeve të zgjedhësve.

           

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Në pajtim me nenin 78-а paragrafi (5) dhe (6) i Kodit Zgjedhor, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve më datë 21.09.2021 në seancë publike në orën 15.00 do ta zbatojë shortin për reklamim politik për përcaktim të lokacioneve për pano dhe bilborde reklamuese në pajtim me kriteret nga Kodi Zgjedhor

          Njoftohen personat juridik që ende nuk kanë dorëzuar oferta për pano dhe bilborde reklamuese me lokacione dhe lista të çmimeve në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, ndërsa dëshirojnë të marrin pjesë në short, të njëjtën mund ta bëjnë më së voni deri më 21.09.2021 deri në orën 12.00.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njofton që regjistrimet e radiodifuzerëve, mediave të shtypit dhe mediave elektronike (internet portalet), që janë të regjistruar prej më herët në KSHZ dhe kërkesa e të cilëve për regjistrim është vërtetuar me Aktvendimin për regjistrim në Regjistrin për radiodifuzerë, media të shtypit dhe media elektronike (internet portale) të miratuar në seancën nr. 21 të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve më 10.09.2021, mbeten në fuqi dhe janë valide, përkatësisht ata nuk duhet të parashtrojnë kërkesa të reja për regjistrim në KSHZ.

Radiodifuzerët që janë regjistruar prej më herët në KSHZ janë të detyruar t’i dërgojnë listat e  çmimeve të reja (të korrigjuara) në pajtim me nenin 75-gj paragrafi (9) nga Ligji për ndryshim dhe plotësim të Kodit Zgjedhor i publikuar në Gazetën Zyrtare nr. 215/21 nga 16.09.2021, më së voni deri më 19.09.2021 (e diel) deri në orën 24:00, ndërsa mediat e shtypit nëse kanë korrigjim në listat e çmimeve të dërguara nga ana e tyre mund të dërgojnë lista të reja të çmimeve (të korrigjuara) në afatin e njëjtë.

Radiodifuzerët dhe mediat e shtypit që nuk janë regjistruar prej më herët në Regjistër për radiodifuzerët, mediat shtypit dhe mediat elektronike (internet portale) në KSHZ (nuk kanë paraqitur  kërkesë për regjistrim, nuk kanë pasur dokumentacion të plotë ose e kanë lëshuar afatin) kanë të drejtë të parashtrojnë kërkesë të re në KSHZ dhe të regjistrohen më së voni deri më 19 shtator deri në orën 24.00.

Radiodifuzerët dhe mediat e shtypit me kërkesën për regjistrim janë të detyruar të dërgojnë edhe lista të çmimeve në pajtim me nenin 75-gj paragrafi (9) nga Ligji për ndryshim dhe plotësim të Kodit Zgjedhor i publikuar në Gazetën Zyrtare nr. 215/21 nga 16.09.2021, për Zgjedhjet  e Parakohshme Paralamentare 2014, Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare 2016, Zgjedhjet Lokale 2017, Zgjedhjet Presideciale 2019 dhe Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare 2020.

Radiodifuzerët janë të detyruar listat e korrigjuara të çmimeve t’i dërgojnë në ASHMA, KSHZ, ESHA dhe KSHPK në afat prej tre ditësh nga dita e publikimit të Kalendarit të reviduar të aktiviteteve, më së voni më 19 shtator deri në orën 24:00.

Mediat e shtypit që kanë korrigjim në listat e çmimeve janë të detyrzuara ato t’i dërgojnë në KSHZ, KSHPK dhe ESHA më së voni më 19 shtator deri në orën 24:00.

Radiodifuzerët dhe mediat e shtypit që nuk do të regjistrohen ose nuk do të dërgojnë lista të reja të çmimeve (korrigjuara) më së voni deri më 19 shtator (e diel) – deri në orën 24:00, nuk do të kenë të drejtë të përdorin mjete financiare për reklamim të paguar politik, të siguruara nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë.

Nëse Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve konstaton parregullsi në listat e çmimeve nga radiodifuzerët, e njofton median përkatëse për ta korrigjuar listën e çmimeve në afat prej 72 orësh nga pranimi i njoftimit.

Radiodifuzerët e regjistruar si dhe radiodifuzerët që kanë parashtruar kërkesa të reja për regjistrim, ndërkaq të cilët nuk do të dorëzojnë lista të reja të çmimeve (të korrigjuara) në afatin e përcaktuar e humbin të drejtën për të qenë të regjistruar për reklamim të paguar politik dhe nuk do të kenë të drejtë të përdorin mjete financiare për reklamim të paguar politik, të siguruara nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë.

Regjistri për radiodifuzerë, media të shtypit dhe media elektronike (internet portale) mbahet në bazë të kërkesës së parashtruar për regjistrim në KSHZ, me shtojcë për gjendjen aktuale të lëshuar nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut, jo më të vjetër se 30 ditë.

Dokumentacioni nga ky njoftim parashtrohet në mënyrë elektronike në këtë llogari elektronike: [email protected], ose në arkivin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në bul. Shën Qirili dhe Metodij nr. 54, 1000 Shkup, më së voni më 19 shtator (e diel) deri në orën 24:00.

Arkivi i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve do të bëjë pranimin e kërkesave për regjistrim në Regjistrin për radiodifuzerë, media të shtypit dhe media elektronike më datën 18.09.2021 (e shtunë) nga ora 10:00  dhe më datën 19.09.2021 (e diel), nga ora 10:00 deri në orën 24:00.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Në seancën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve u miratuan aktet e mëposhtme:

Në pajtim me ndryshimet dhe plotësimet e miratuara së fundmi në Kodin Zgjedhor, është e nevojshme që veprime të caktuara zgjedhore në procesin zgjedhor të harmonizohen me këto ndryshime dhe për këtë qëllim Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi Kalendarin e reviduar të afteve për kryerjen e veprimeve zgjedhore për realizimin e zgjedhjeve për anëtarë të këshillit të komunave dhe këshillit të Qytetit të Shkupit dhe kryetarë të komunave dhe kryetarin e Qytetit të Shkupit, 2021.

Për më tepër, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi Udhëzimin për angazhimin e personave nga radhët e të punësuarve në sektorët e teknologjisë informatike në administratën shtetërore, publike, komunale dhe administratën e Qytetit të Shkupit ose persona të jashtëm të TI -së, të cilët do të jenë mbështetje teknike për Komisionet Komunale të Zgjedhjeve dhe Këshillat Zgjedhore për aplikimin e pajisjeve teknike në ditën e votimit, sipas vendit ku janë të punësuar.

Në të njëjtën kohë, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi Vendimin për publikimin e përshkrimeve të vendvotimeve, të cilat publikohen në faqen e internetit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve

Aktet e miratuara në këtë seancë do të publikohen në ueb faqen zyrtare.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Në seancën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve u miratuan aktet në vijim:

Kodi për zgjedhje të drejta dhe demokratike, sipas të cilit pjesëmarrësit në procesin zgjedhor janë të obliguar të respektojnë parimet e demokracisë dhe qeverisjes së mirë, në mënyrë që të forcojnë vlerat themelore të demokracisë dhe besimin në sistemin zgjedhor. Me Kodin për zgjedhje të drejta dhe demokratike pjesëmarrësit në procesin zgjedhor obligohen të respektojnë ligjet të cilat janë përkatëse për zgjedhjet dhe obligohen të mos bëjnë presion mbi votuesit, të mos përdorin gjuhë urrejtjeje dhe të mos diskriminojnë në bazë të gjinisë.

Pastaj u miratuan Formularët: numër. 13b – procesverbal për dorëzim/kthim të PIBV-së nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve, numër 14 а – procesverbal për dorëzim/kthim të PIBV-së nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Këshillin Zgjedhor, numër 15 – procesverbal për gjendjen e konstatuar të hapësirës për votim, të materialit zgjedhor dhe kutive të votimit si dhe për funksionalitetin e PIBV nga këshilli zgjedhor për vendvotim, numër 16 b – procesverbal për votim, përmbledhje dhe verifikim të rezultateve nga këshillat zgjedhorë për zgjedhje të kryetarit të komunës, numër 16 v – procesverbal për votim, përmbledhje dhe verifikim të rezultateve nga këshillat zgjedhorë për zgjedhje të anëtarëve të këshillave komunal, numër 18 v –procesverbal i posaçëm nga votimi për listë të kandidatit për zgjedhje për kryetar të Qytetit Shkup për zgjedhësit të cilët janë duke vuajtur dënim me burg ose janë në paraburgim në ent/qendër ndëshkimor korrigjues.

Në të njëjtën kohë, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi Regjistrin e radiodifuzerëve, mediave të shtypit dhe mediave elektronike (internet portaleve), bazuar në kërkesat e parashtruara për regjistrim dhe në listat e çmimeve të dorëzuara nga radiodifuzerët, mediave të shtypit dhe mediave elektronike (portaleve të internetit) që do të ofrojnë reklama të paguara politike për pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore për Zgjedhjet Lokale 2021.

Pjesëmarrësi në fushatën zgjedhore nuk mund të porosisë reklama të paguara politike nga radiodifuzerët, mediat e shtypura dhe mediat elektronike (portalet e internetit) që nuk janë të regjistruara në Regjistër.

Gjithashtu u miratua edhe Rregullorja për mënyrën e video-mikëqyrjes në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve

Aktet e miratuara nga kjo seancë do të publikohen në ueb faqen zyrtare

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Në takimin midis Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe përfaqësuesve të Institutit Kombëtar për Demokraci NDI, i cili u zhvillua më 10 shtator 2021, u diskutua projekti i NDI “Jo dhunës ndaj grave në politikë”.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mbështet luftën kundër dhunës në bazë të çdo gjinie dhe seksi, si dhe luftën kundër gjuhës së urrejtjes në politikë dhe e zbaton atë në të gjitha aktivitetet dhe aktet që janë në kompetencën e tij.

Gjithashtu, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mbështet këtë projekt dhe për këtë qëllim të dyja palët ranë dakord të marrin pjesë në nënshkrimin e Kodeksit për këtë qëllim.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Në takimin mes Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe përfaqësuesve të Misionit për vëzhgim të OSBE / ODIHR-së, i cili u mbajt më 7 shtator 2021, u diskutua për  aktivitetet e ndërmarra nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve për realizimin  e Zgjedhjeve Lokale të vitit 2021.

Komisioni Shtetëror i  Zgjedhjeve informoi për sfidat më të mëdha me të cilat përballet për këto zgjedhje, e ato janë administrata e re zgjedhore dhe përdorimi i aparatit për identifikimin biometrik të votuesve AIBV. Për administratën zgjedhore, trajnimi bëhet në mënyrë aktive nga trajnuesit e certifikuar të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, m çka numri i trajnuesve për këto zgjedhje është rritur për 60 trajnues të ri, krahas 70 trajnuesve tani më të certifikuar. Për përdorimin e AIBV-së është përpiluar udhëzim për veprim.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i informoi përfaqësuesit e Misionit për vëzhgim të OSBE / ODIHR-së për të gjitha udhëzimet dhe masat e ndërmarra në lidhje me aktivitetin gjinor, sigurinë në sistemin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, si dhe aktivitetet në rrjedhë.

Mision për vëzhgim i OSBE / ODIHR-së informoi se për këto zgjedhje do të ketë 15 vëzhgues afatgjatë të cilët do të jenë të sistemuar në nëntë lokacione në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët do ta monitorojnë punën e administratës zgjedhore, si dhe do të takohen me faktorët politikë dhe votuesit. Në ditën e zgjedhjeve, do të ketë 250 vëzhgues afatshkurtër të shpërndarë në më shumë vendvotime. Së pari, do të përgatitet një raport i përkohshëm i cili do të përmbajë vetëm përshkrim të aktiviteteve, pas përfundimit të Zgjedhjeve Lokale 2021, ata do të paraqesin raport me gjetjet paraprake  dhe dy muaj pas përfundimit të zgjedhjeve, do ta përpilojnë raportin përfundimtar me rekomandime për përmirësime të mundshme.

Të dy palët kanë shprehur kënaqësi për bashkëpunimin e deritanishëm si dhe për bashkëpunimin e ardhshëm që do të vazhdojë në mënyrë që këto zgjedhje të realizohen me sukses, në një atmosferë të drejtë dhe demokratike, në përputhje me rregullat ligjore.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Në seancën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve u miratuan aktet në vijim:

Udhëzimi për mënyrën e vërtetimit të identitetit të votuesit me të cilën rregullohet mënyra e votimit me dhe pa aplikim të aparatit për identifikimin biometrik të votuesve AIBV, përkatësisht cili do ta përdor AIBV-në, si do të realizohet votimi me përdorim të AIBV, veprimi në rast se AIBV është me defekt teknik dhe është i papërdorshëm, përjashtime nga votimi me pajisje teknike, procesi për votim pa aplikim të AIBV-së dhe ngjashëm. Për këtë shkak Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e prezantoi dukjen dhe mënyrën si funksionon AIBV, me qëllim që votuesit të njoftohen me dukjen dhe mënyrën votimit.

Për më tepër, u miratua Vendim për përcaktim shuma maksimale e mjeteve të nevojshme për marrjen me qira të hapësirave në pronësi private për realizimin e votimit për ato vendvotime ku nuk ekzistojnë objekte publike që i plotësojnë kushtet ligjore për realizimin e votimit dhe për të cilat është përcaktuar shumë maksimale nga 3000 denarë.

Njëzëri u miratua edhe Vendimi për dukjen dhe përmbajtjen e ekstrakteve të shtypura nga listat zgjedhor, ku është përcaktuar cilat të dhëna do të jenë të përfshira në anët e brendshme të ekstrakteve të Listave zgjedhore, në drejtim të zbatimit të drejtë të dispozitave nga neni 45 i Kodit Zgjedhor.

Njëkohësisht, u miratua edhe Udhëzimi për pranimin, vendosjen dhe ruajtjen e AIBV-ve që gjenden në hapësirat e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në drejtim të aspektit të siguruar, të gjitha procedurat, protokollet për ruajtje, pranim dhe sigurim të AIBV.

Gjithashtu, në seancën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve u shqyrtuan kërkesat për mospranim për kryerje të detyrës kryetar, zëvendëskryetar, anëtar dhe zëvendësanëtar të komisioneve komunale të zgjedhjeve, ndërsa më pas, lidhur me kërkesat që u pranuan nga ana e Komisionit, u bë zgjedhje e rastësishme për kryetar, zëvendëskryetar, anëtar dhe zëvendësanëtar të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve.

Aktet e miratuara nga kjo seancë do të publikohen në ueb faqen zyrtare.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Me përfundim më 30 gusht 2021, deri në orën 24:00, mbaroi procedura për grumbullimin e nënshkrimeve për kandidim. Në pajtim me analizat e bëra mbi të dhënat e fituara nga ana e Seksioneve dhe zyrave rajonale  të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, gjendja nga procedura për grumbullimin e nënshkrimeve për kandidim është si vijon:

  1. KANDIDATË PËR KRYETARË TË KOMUNAVE TË CILËT I KANË GRUMBULLUAR NËNSHKRIMET E NEVOJSHME PËR KANDIDIM:
  1. Fatmir Limani, kandidat për kryetar i komunës Kërçovë,
  2. Goran Rajçevski, kandidat për kryetar i komunës Çuçer Sandevë,
  3. Goran Çekalloviq, kandidat për kryetar i komunës Çuçer Sandevë,
  4. Jovan Pejovski, kandidat për kryetar i komunës Çuçer Sandevë,
  5. Stojançe Llazov, kandidat për kryetar i komunës Rosoman,
  6. Pero Mitrevski, kandidat për kryetar i komunës Makedonska Kamenica,
  7. Ana Petrovska, kandidate për kryetare e Qytetit Shkup,
  8. Danella Arsovska, kandidate për kryetare e Qytetit Shkup,
  9. Aco Novevski, kandidat për kryetar i komunës Makedonski Brod,
  10. Marjanço Kolevski, kandidat për kryetar i komunës Kratovë,
  11. Senat Useinovski, kandidat për kryetar i komunës Ohër,
  12. Zharko Stevanoski, kandidat për kryetar i komunës Prilep,
  13. Goran Pocev, kandidat për kryetar i komunës Radovish,
  14. Sllobodan Danevski, kandidat për kryetar i komunës Shën Nikole,
  15. Enver Pajaziti, kandidat për kryetar i komunës Bërvenicë,
  16. Zhika Stojanovski, kandidat për kryetar i komunës Ilinden,
  17. Zoran Llazarovski-Palo, kandidat për kryetar i komunës Manastir
  18. Shaqir Islami, kandidat për kryetar i komunës Vrapçishtë, dhe
  19. Jordan Pavllov, kandidat për kryetar i komunës Llozovë.
  20. Gligor Petkov, kandidat për kryetar i komunës Gjevgjeli,
  21. Miran Mitrevski, kandidat për kryetar i komunës Makedonska Kamenica,
  22. Aleksandar Gjorgjievski, kandidat për kryetar i komunës Pehçevë,
  23. Risto Xhakov, kandidat për kryetar i komunës Bogdanci,
  24. Zoran Nogaçeski, kandidat për kryetar i komunës Debarcë,
  25. Angellço Georgievski, kandidat për kryetar i komunës Makedonska Kamenica,
  26. Maksim Dimitrievski, kandidat për kryetar i komunës Kumanovë,
  27. Ivica Toshevski, kandidat për kryetar i komunës Rankovcë,
  28. Stole Atanasovski, kandidat për kryetar i komunës Ilinden,
  29. Aleksandar Simonovski, kandidat për kryetar i komunës Zelenikovë, dhe
  30. Vllatko Smokovski, kandidat për kryetar i komunës Çuçer Sandevë,
  1. GRUP ZGJEDHËSISH PËR ANËTARË TË KËSHILLAVE TË KOMUNAVE TË CILËT I KANË MBLEDHUR NËNSHKRIMET E NEVOJSHME PËR KANDIDIM:
  1. Grup zgjedhësish Petar Kamçevski, listë e kandidatëve për anëtarë të këshillit të komunës Kavadarci,
  2. Grup zgjedhësish Risto Sakalliev, listë e kandidatëve për anëtarë të këshillit të komunës Kavadarci,
  3. Grup zgjedhësish Aki Akiev, listë e kandidatëve për anëtarë të këshillit të komunës Koçani, 
  4. Grup zgjedhësish Françesko Nakov, listë e kandidatëve për anëtarë të këshillit të komunës Çeshinovë- Obleshevë,
  5. Grup zgjedhësish Jana Bellçeva Andreevska, listë e kandidatëve për anëtarë të këshillit të komunës Qendër.
  6. Grup zgjedhësish Borçe Buçinovski, listë e kandidatëve për anëtarë të këshillit të komunës Mogillë,
  7. Grup zgjedhësishSejdo Seliov, listë e kandidatëve për anëtarë të këshillit të komunësVinicë,
  8. Grup zgjedhësish Arben Demiroski, listë e kandidatëve për anëtarë të këshillit të komunës Ohër,
  9. Grup zgjedhësish Antonio Naumovski, listë e kandidatëve për anëtarë të këshillit të komunës Ohër,
  10. Grup zgjedhësish Dimitar Veqanovski, listë e kandidatëve për anëtarë të këshillit të komunës Ohër,
  11. Grup zgjedhësish Darko Koneski, listë e kandidatëve për anëtarë të këshillit të komunës Prilep,
  12. Grup zgjedhësish Riste Andonov, listë e kandidatëve për anëtarë të këshillit të komunës Shën Nikole,
  13. Grup zgjedhësish Hamdi Sulejmani, listë e kandidatëve për anëtarë të këshillit të komunës Tetovë,
  14. Grup zgjedhësish Garp Nemish, listë e kandidatëve për anëtarë të këshillit të komunës Veles,
  15. Grup zgjedhësish Nevena Gorgievska, listë e kandidatëve për anëtarë të këshillit të komunës Karposh,
  16. Grup zgjedhësish Mirosllav Sllavkoviq, listë e kandidatëve për anëtarë të këshillit të komunës Çuçer Sandevë,
  17. Grup zgjedhësish Goran Rusovski, listë e kandidatëve për anëtarë të këshillit të komunës Çuçer Sandevë,
  18. Grup zgjedhësish Stefan Putovski, listë e kandidatëve për anëtarë të këshillit të komunës Çuçer Sandevë,
  19. Grup zgjedhësish Dragana Vellkovska, listë e kandidatëve për anëtarë të këshillit të Qytetit Shkup,
  20. Grup zgjedhësish Gabriella Ilievska, listë e kandidatëve për anëtarë të këshillit të komunës Manastir.
  21. Grup zgjedhësish Ivica Avramovski,  listë e kandidatëve për anëtarë të këshillit të komunës Makedonski Brod,
  22. Grup zgjedhësish Brane Jovanovski,  listë e kandidatëve për anëtarë të këshillit të komunës Makedonski Brod
  23. Grup zgjedhësish Filip Xhukovski, listë e kandidatëve për këshillin e komunës Mavrovë dhe Rostushë,
  24. Grup zgjedhësish Pero Mitrevski, listë e kandidatëve për anëtarë të këshillit të komunës Makedonska Kamenica,
  25. Grup zgjedhësish Ahmedin Ramoviq, listë e kandidatëve për anëtarë të këshillit të komunës Dollneni,
  26. Grup zgjedhësish Zllatko Shurbeski, listë e kandidatëve për anëtarë të këshillit të komunës Mogillë,
  27. Grup zgjedhësish Agin Sadiku, listë e kandidatëve për anëtarë të këshillit të komunësKërçovë,
  28. Grup zgjedhësish Venko Kërstevski, listë e kandidatëve për anëtarë të këshillit të komunës Koçani,
  29. Grup zgjedhësish Vllado Ristov, listë e kandidatëve për anëtarë të këshillit të komunës Zërnovci,
  30. Grup zgjedhësish Makedonka Angellovska, listë e kandidatëve për anëtarë të këshillit të komunës Kratovë,
  31. Grup zgjedhësish Dimçe Andreski, listë e kandidatëve për anëtarë të këshillit të komunësDebarcë,
  32. Grup zgjedhësish Aleksandar Nikolloski, listë e kandidatëve për anëtarë të këshillit të komunës Debarcë,
  33. Grup zgjedhësish Dejan Gjorgjiev, listë e kandidatëve për anëtarë të këshillit të komunës Probishtip,
  34. Grup zgjedhësish Denis Todorovski, listë e kandidatëve për anëtarë të këshillit të komunës Probishtip
  35. Grup zgjedhësish Aleksandra Iliev Trajanova, listë e kandidatëve për anëtarë të këshillit të komunës Radovish,
  36. Grup zgjedhësish Afrim Selimi, listë e kandidatëve për anëtarë të këshillit të komunës Vrapçishtë,
  37. Grup zgjedhësish Jovan Zllatevski, listë e kandidatëve për anëtarë të këshillit të komunës Kavadarci,
  38. Grup zgjedhësish Vllade Millanov, listë e kandidatëve për anëtarë të këshillit të komunës Llozovë,
  39. Grup zgjedhësish Daniell Maksimovski, listë e kandidatëve për anëtarë të këshillit të komunës Makedonski Brod,
  40. Grup zgjedhësish Tome Qiçukov, listë e kandidatëve për anëtarë të këshillit të komunës Gjevgjeli,
  41. Grup zgjedhësish Miran Mitrevski, listë e kandidatëve për anëtarë të këshillit të komunës Makedonska Kamenica,
  42. Grup zgjedhësish Angellço Georgievski, listë e kandidatëve për anëtarë të këshillit të komunës Makedonska Kamenica,
  43. Grup zgjedhësish Stevçe Stevoski, listë e kandidatëve për anëtarë të këshillit të komunës Ohër,
  44. Grup zgjedhësish Violeta Gjorgjievska, listë e kandidatëve për anëtarë të këshillit të komunës Pehçevë,
  45. Grup zgjedhësish Marijan Allampiovski, listë e kandidatëve për anëtarë të këshillit të komunës Makedonski Brod,
  46. Grup zgjedhësish Boris Vançev, listë e kandidatëve për anëtarë të këshillit të komunës Bogdanci,
  47. Grup zgjedhësish Mitko Kamçev, listë e kandidatëve për anëtarë të këshillit të komunës Kavadarci,
  48. Grup zgjedhësish Marijanço Arangellov, listë e kandidatëve për anëtarë të këshillit të komunës Kavadarci,
  49. Grup zgjedhësish Andon Kërstevski, listë e kandidatëve për anëtarë të këshillit të komunës Demir Kapi,
  50. Grup zgjedhësish Shevket Asanov, listë e kandidatëve për anëtarë të këshillit të komunës Strumicë,
  51. Grup zgjedhësish Gjorgji Tanushev, listë e kandidatëve për anëtarë të këshillit të komunës Strumicë,
  52. Grup zgjedhësish Kostadin Ristomanov, listë e kandidatëve për anëtarë të këshillit të komunës Novo Sello,
  53. Grup zgjedhësish Stojanço Vellkov, listë e kandidatëve për anëtarë të këshillit të komunës Bosilovë,
  54. Grup zgjedhësish Trajçe Ilievski, listë e kandidatëve për anëtarë të këshillit të komunës Gazi Babë,
  55. Grup zgjedhësish Bozho Llazhetiq, listë e kandidatëve për anëtarë të këshillit të komunës Qendër, dhe
  56. Grup zgjedhësish Ivana Gjorgjievska, listë e kandidatëve për anëtarë të këshillit të komunës Kumanovë,
  57. Grup zgjedhësish Remzi Mediq, listë e kandidatëve për këshillin e komunës Manastir,
  58. Grup zgjedhësish Ristenka Altiparmakovska listë e kandidatëve për anëtarë të këshillit të komunës Manastir,
  59. Grup zgjedhësish Darko Spasovski, listë e kandidatëve për anëtarë të këshillit të komunës Rankovcë,
  60. Grup zgjedhësish Suzana Gjorgjeviq, listë e kandidatëve për anëtarë të këshillit të komunës Kumanovë,
  61. Grup zgjedhësish Muamet Ahmedov, listë e kandidatëve për anëtarë të këshillit të komunës Çashkë,
  62. Grup zgjedhësish Dejan Dimitrovski, listë e kandidatëve për anëtarë të këshillit të komunës Gazi Babë,
  63. Grup zgjedhësish Aleksandar Janevski, listë e kandidatëve për anëtarë të këshillit të komunës Petrovec,
  64. Grup zgjedhësish Sveto Dimovski, listë e kandidatëve për anëtarë të këshillit të komunës Çuçer Sandevë,
  65. Grup zgjedhësish Abdulla Rexhepi, listë e kandidatëve për anëtarë të këshillit të komunës Likovë,
  66. Grup zgjedhësish Bojan Trajkovski, listë e kandidatëve për anëtarë të këshillit të komunës Staro Nagoriçane, dhe
  67. Grup zgjedhësish Millosh Stamenkoviq, listë e kandidatëve për anëtarë të këshillit të komunës Kumanovë,
  1. KANDIDATË PËR KRYETAR KOMUNE TË CILËT NUK I KANË MBLEDHUR NËNSHKRIMET E NEVOJSHME PËR KANDIDIM:
  1. Dejan Velinovski, kandidat për kryetar i komunës Makedonska Kamenica,
  2. Nasto Palioski, kandidat për kryetar i komunës Strugë,
  3. Ilo Angov, kandidat për kryetar i komunës Vasilevë,
  4. Vasko Kostov, kandidat për kryetar i komunës Karposh,
  5. Martin Kirovski, kandidat për kryetar i komunës Koçani,
  6. Zoran Çipllakovski, kandidat për kryetar i komunës Berovë,
  7. Lubomir Josifovski, kandidat për kryetar i Qytetit Shkup, dhe
  8. Gospodin Poposki, kandidat për kryetar i komunës Vevçani,
  1. GRUP I ZGJEDHËSVE PËR ANËTARË TË KËSHILLAVE TË KOMUNAVE TË CILËT NUK I KANË MBLEDHUR NËNSHKRIMET E NEVOJSHME PËR KANDIDIM
  1. Grup zgjedhësish Stojanço Tërpeski- Çaush, listë e kandidatëve për anëtarë të këshillit të komunës Makedonski Brod, dhe
  2. Grup zgjedhësish Abdul Azis Ademi, listë e kandidatëve për anëtarë të këshillit të komunës Tetovë,

EKIPI PËR MARRËDHËNIE ME PUBLIKUN

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Në seancën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve u miratuan aktet e mëposhtme:

Udhëzimi për mënyrën e emërimit të anëtarëve të këshillave zgjedhorë me propozim të partive politike për Zgjedhjet Lokale 2021, sipas të cilit rregullohet e drejta për propozim të anëtarëve dhe zëvendësve të tyre në këshillat zgjedhore, përkatësisht kjo e drejtë u takon partive politike në opozitë të ciilët në zgjedhjet parlamentare kanë fituan më shumë vota dhe partive politike në pushtet që kanë fituar më shumë vota në zgjedhjet e fundit parlamentare. Komisioni Komunal i Zgjedhjeve është i obliguar të pranojë plotësisht propozimet e harmonizuara të partive politike në opozitë dhe pushtet, të cilat nga ana e tyre janë të detyruara të respektojnë parimin e vendosur gjatë formimit të këshillave zgjedhorë në komunën përkatëse.

U përcaktuan Formularët që kanë të bëjnë me aktivitetet që lidhen me: njoftimin për menjanimin e parregullsive në listën e parashtruar të kandidatëve për zgjedhjen e kryetarit të komunës dhe anëtarëve të këshillit, vërtetimin e listave të kandidatëve për kryetar komune dhe anëtarë të këshillit, vërtetimin e listës së parashtruar të kandidatit nga parashtruesi i autorizuar për zgjedhjen e kryetarit të komunës dhe zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit dhe aktvendimin për vërtetimin e listës së kandidatëve për zgjedhjen e kryetarit të komunës përkatësisht Qytetit të Shkupit dhe për zgjedhjen e anëtarëve të këshillit të komunës përkatësisht Qytetit të Shkupit.

Në seancë u miratua Kodi për vëzhgimin e zgjedhjeve për anëtarët e këshillave komunal dhe këshillit të Qytetit të Shkupit dhe për kryetarët e komunave dhe kryetar të Qytetit të Shkupit për Zgjedhjet Lokale 2021, i cili ka për qëllim të vërtetojë procedurat për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe procedurën për kryerjen të misionit vëzhgues të vëzhguesve të akredituar, në mënyrë që të përmirësohet integriteti dhe transparenca e procesit të votimit.

Në përputhje me këtë, Zyra e OSBE/ODIHR për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut u autorizua të vëzhgojë Zgjedhjet Lokale 2021.

Aktet e miratuara nga kjo seancë do të publikohen në ueb faqen zyrtare.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content