Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i njofton radiodifuzerët, mediat e shtypit dhe mediat elektronike (portalet e internetit), të cilat do të sigurojnë reklamim të paguar politik për pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore në Zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2024, se janë të obliguar të regjistrohen në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, në afat prej 3 ditëve nga dita e shpalljes së zgjedhjeve.

Radiodifuzerët, mediat e shkruara dhe mediat elektronike (portalet e internetit) dorëzojnë në Komisionin Shtetëror të “Kërkesë për regjistrim në regjistrin për radiodifuzerë, media të shtypit dhe media elektronike (portalet e internetit) për Zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2024”, detyrimisht të bashkangjitur në shtojcë gjendjen rrjedhëse të lëshuar nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut jo më të vjetër se 30 ditë.
Kërkesat për regjistrim me gjendjen rrjedhëse të bashkangjitur parashtrohen në mënyrë elektronike në adresën elektronike: [email protected] ose në arkivin e KSHZ-së në bulev.”Kirili dhe Metodi” nr.54, 1000 Shkup (jo më vonë se ora 24:00 më datë 16 shkurt 2024).
Në bazë të kërkesave të dorëzuara për regjistrim, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të përgatisë “Regjistër të radiodifuzerëve, mediave të shtypit dhe mediave elektronike (portalet e internetit) për Zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2024” të cilat do të ofrojnë shërbime për reklamim të paguar politik gjatë Zgjedhjeve për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2024. Regjistri me kërkesat e parashtruara dhe të pranuara për regjistrim në regjistrin për radiodifuzerë, media të shtypit dhe media elektronike (portalet e internetit ) për Zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2024 do të publikohet publikisht në ueb faqen e Komisionit.

Radiodifuzerët, mediat e shtypit dhe mediat elektronike (portalet e internetit) janë të obliguar që në afat prej pesë ditësh nga dita e shpalljes së zgjedhjeve të përcaktojnë listat e çmimeve për reklamim të paguar politik për pjesëmarrësit në procesin zgjedhor (jo më vonë se data 18 shkurt 2024 deri në ora 24:00).
Radiodifuzerët dhe mediat e shtypit janë të obliguar që listat e çmimeve për reklamim të paguar politik për çdo media veçmas t’i aplikojnë edhe gjatë fushatës zgjedhore dhe në këtë rast çmimi mesatar (mesatarja aritmetrike) për sekondë për një ditë dhe natë i fituar sipas periudhave të ndryshme të çmimeve dhe reklamave si më poshtë: Periudha 1 – nga ora 00:00 deri në ora 08:00, Periudha 2 – nga ora 08:00 deri në ora 16:00 dhe Periudha 3 – nga ora 16:00 deri në ora 24:00 për radiodifuzerët për reklamim të pagaur politik, si dhe çmimi i qirasë për hapësiën reklamuese në median e shtypit nuk duhet të tejkalojë çmimin e përgjithshëm mesatar të reklamimit të çdo radiodifuzeri të llogaritur veçmas në pesë ciklet e fundit zgjedhore të mbajtura në nivelin e gjithë territorit të shtetit, , edhe atë Zgjedhjet për anëtarë të këshillave komunalë dhe këshillit të Qytetit të Shkupit dhe për kryetarë të komunave dhe kryetar të Qytetit të Shkupit në vitin 2021, Zgjedhjet e parakohshme për deputetë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2020, Zgjedhjet për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2019, Zgjedhjet lokale 2017, Zgjedhjet e parakohshme për deputetë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në vitin 2016 ndërsa për mediat elektronike (portalet e internetit) çmimi i qirasë për hapësirën reklamuese në portalin e internetit për reklamim të paguar politik nuk duhet të tejkalojnë çmimin mesatar të reklamimit të llogaritur për pesë ciklet e fundit zgjedhore.

Për radiodifuzerët, mediat e shtypit dhe mediat elektronike (portalet e internetit) që nuk kanë marrë pjesë në të gjitha 5 ciklet e kaluara zgjedhore, çmimi për reklamim të paguar politike nuk mund të tejkalojë çmimin mesatar të reklamimit të llogaritur në pesë ciklet e fundit zgjedhore në përputhje me Udhëzimin për mënyrën dhe procedurën e vërtetimit të çmimit të arritur mesatar për reklamim të paguar politik për radiodifuzerët, mediat e shtypit dhe portalet elektronike (internet portalet) që nuk kanë marrë pjesë në pesë ciklet e fundit zgjedhore të miratuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve me nr.08-441/1 nga 14.02.2024.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve është i obliguar që t’i konfirmojë dhe publikojë në ueb faqen e tij listat e dorëzuara të çmimeve me çmimet e llogaritura mesatare të verifikuara nga radiodifuzerët dhe mediat e shtypit, si dhe t’i publikojë listat e çmimeve me çmimet e verifikuara nga mediat elektronike (portalet e internetit), në pajtim me nenin 75-gj paragrafi (3) dhe (9) të Kodit Zgjedhor, në afat prej 10 ditësh nga skadimi i afatit për dorëzimin e listave të çmimeve të përcaktuara në paragrafin (3) të këtij neni.
Nëse Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve konstaton parregullsi në listat e çmimeve të radiodifuzerëve dhe mediave të shtypit, e njofton median përkatëse që brenda 72 orëve nga marrja e njoftimit të bëjnë korrigjimin e listës së çmimeve.

Arkiva e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve do të bëjë pranimin e kërkesave për regjistrim në Regjistrin për radiodifuzerë, media të shtypit dhe media elektronike (internet portale) më datë 17.02.2024 (e shtunë), deri në orën 24:00.

Упатство за начинот и постапката за утврдување на просечно постигната цена и најниска цена за платено политичко рекламирање за радиодифузери, печатени медиуми и портали кои не учествувал

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i njofton radiodifuzerët, mediat e shtypit dhe mediat elektronike (portalet e internetit), të cilat do të sigurojnë reklamim të paguar politik për pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore në Zgjedhjet për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2024, se janë të obliguara që të regjistrohen në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, në afat prej 3 ditëve nga dita e shpalljes së zgjedhjeve.

Radiodifuzerët, mediat e shkruara dhe mediat elektronike (portalet e internetit) dorëzojnë në Komisionin Shtetëror të “Kërkesë për regjistrim në regjistrin për radiodifuzerë, media të shtypit dhe media elektronike (portalet e internetit) për Zgjedhjet për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2024”, detyrimisht të bashkangjitur në shtojcë gjendjen rrjedhëse të lëshuar nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut jo më të vjetër se 30 ditë.
Kërkesat për regjistrim me gjendjen rrjedhëse në shtojcë parashtrohen në mënyrë elektronike në adresën elektronike: [email protected] ose në arkivin e KSHZ-së në bulev.”Kirili dhe Metodi” nr.54, 1000 Shkup (jo më vonë se ora 24:00 më datë 17 shkurt 2024).

Në bazë të kërkesave të dorëzuara për regjistrim, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të përgatisë “Regjistër të radiodifuzerëve, mediave të shtypit dhe mediave elektronike (portalet e internetit) për Zgjedhjet për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut vitin 2024” të cilat do të ofrojnë shërbime për reklamim të paguar politik gjatë Zgjedhjeve për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2024. Regjistri me kërkesat e parashtruara dhe të pranuara për regjistrim në regjistrin për radiodifuzerë, media të shtypit dhe media elektronike (portalet e internetit ) për Zgjedhjet për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2024 do të publikohet publikisht në ueb faqen e Komisionit.

Radiodifuzerët, mediat e shtypit dhe mediat elektronike (portalet e internetit) janë të obliguar që në afat prej pesë ditësh nga dita e shpalljes së zgjedhjeve të verifikojnë listat e çmimeve për reklamim të paguar politik për pjesëmarrësit në procesin zgjedhor (jo më vonë se data 19 shkurt 2024 deri në ora 24:00).
Radiodifuzerët dhe mediat e shtypit janë të obliguar që listat e çmimeve për reklamim të paguar politik për çdo media veçmas t’i aplikojnë edhe gjatë fushatës zgjedhore dhe në këtë rast çmimi mesatar (mesatarja aritmetrike) për sekondë për një ditë dhe natë i fituar sipas periudhave të ndryshme të çmimeve dhe reklamave si më poshtë: Periudha 1 – nga ora 00:00 deri në ora 08:00, Periudha 2 – nga ora 08:00 deri në ora 16:00 dhe Periudha 3 – nga ora 16:00 deri në ora 24:00 për radiodifuzerët për reklamim të pagaur politik, si dhe çmimi i qirasë për hapësiën reklamuese në median e shtypit nuk duhet të tejkalojë çmimin e përgjithshëm mesatar të reklamimit të çdo radiodifuzeri të llogaritur veçmas në pesë ciklet e fundit zgjedhore të mbajtura në nivelin e gjithë territorit të shtetit, , edhe atë Zgjedhjet për anëtarë të këshillave komunalë dhe këshillit të Qytetit të Shkupit dhe për kryetarë të komunave dhe kryetar të Qytetit të Shkupit në vitin 2021, Zgjedhjet e parakohshme për deputetë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2020, Zgjedhjet për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2019, Zgjedhjet lokale 2017, Zgjedhjet e parakohshme për deputetë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në vitin 2016 ndërsa për mediat elektronike (portalet e internetit) çmimi i qirasë për hapësirën reklamuese në portalin e internetit për reklamim të paguar politik nuk duhet të tejkalojnë çmimin mesatar të reklamimit të llogaritur për pesë ciklet e fundit zgjedhore.

Për radiodifuzerët, mediat e shtypit dhe mediat elektronike (portalet e internetit) që nuk kanë marrë pjesë në të gjitha 5 ciklet e kaluara zgjedhore, çmimi për reklamim të paguar politike nuk mund të tejkalojë çmimin mesatar të reklamimit të llogaritur në pesë ciklet e fundit zgjedhore në përputhje me Udhëzimin për mënyrën dhe procedurën e vërtetimit të çmimit të arritur mesatar për reklamim të paguar politik për radiodifuzerët, mediat e shtypit dhe portalet elektronike (internet portalet) që nuk kanë marrë pjesë në pesë ciklet e fundit zgjedhore të miratuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve me nr.08-441/1 nga 14.02.2024.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve është i obliguar që t’i konfirmojë dhe publikojë në ueb faqen e tij listat e dorëzuara të çmimeve me çmimet e llogaritura mesatare të verifikuara nga radiodifuzerët dhe mediat e shtypit, si dhe t’i publikojë listat e çmimeve me çmimet e verifikuara nga mediat elektronike (portalet e internetit), në pajtim me nenin 75-gj paragrafi (3) dhe (9) të Kodit Zgjedhor, në afat prej 10 ditësh nga skadimi i afatit për dorëzimin e listave të çmimeve të përcaktuara në paragrafin (3) të këtij neni.

Nëse Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve konstaton parregullsi në listat e çmimeve të radiodifuzerëve dhe mediave të shtypit, e njofton median përkatëse që brenda 72 orëve nga marrja e njoftimit të bëjnë korrigjimin e listës së çmimeve.

Arkiva e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve do të bëjë pranimin e kërkesave për regjistrim në Regjistrin për radiodifuzerë, media të shtypit dhe media elektronike (internet portale) më datë 17.02.2024 (e shtunë), deri në orën 24:00.

Упатство за начинот и постапката за утврдување на просечно постигнатата цена и најниска цена за платено политичко рекламирање за радиодифузери, печатени медиуми и портали кои не учествувале во последните пет изборни циклуси

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve shënoi Ditën Globale të Zgjedhjeve 2024 me nënshkrimin e Memorandumit për Bashkëpunim me Agjencinë për Informim të Mediave – MPB.

Qëllimi i këtij memorandumi është të inkurajojë frymën e mbështetjes dhe bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe Agjencisë për Informim të Mediave, me qëllim të tejkalimit të sfidave dhe avancimit të mundësive për përmirësimin e procesit zgjedhor dhe për të kontribuar në besueshmërinë dhe integritetin e zgjedhjet.

KSHZ-ja dhe MPB-ja ranë dakord se bashkërisht do të punojnë në drejtim të promovimit të vlerave demokratike, përmirësimit të edukimit dhe vetëdijesimit të votuesve, shpërndarjes së saktë dhe me kohë të informacionit, mbulimit gjithëpërfshirës të zgjedhjeve, ngritjes së kapaciteteve dhe trajnimeve, ruajtjes së etikës mediatike dhe integritetit zgjedhor, si dhe integrimin e inovacionit dhe teknologjisë së re.

Dita Globale e Zgjedhjeve shënohet çdo shkurt për 19 vjet, si rezultat i angazhimit që doli nga Konferenca Globale për Zgjedhjet e mbajtur nga 15 deri më 17 shtator 2005 në Budapest, Hungari.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot më 31 janar 2024 ka mbajtur takim me ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Takimi u zhvillua në një atmosferë konstruktive dhe nga të dyja palët u shpreh gatishmëria për të vazhduar bashkëpunimin në drejtim të organizimit dhe zhvillimit të zgjedhjeve të ndershme dhe demokratike.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Organizuar nga Këshilli i Evropës – Departamenti për Zgjedhje dhe Pjesëmarrje demokracisë , në fund të nëntorit u mbajt një ndërkombëtar në Strasburg konferencë me temë “Roli i qendrave të trajnimit zgjedhor ” në përmirësimin e proceseve zgjedhore dhe zgjedhjeve.

Gjatë Konferencës , folësit dhe pjesëmarrësit , ndër të tjera , ndanë përvojat e tyre dhe praktikat më të mira , diskutuan se si të mund të strukturohej qendrat e trajnimit zgjedhor , cili është roli, misioni dhe burimet e tyre. Ata diskutuan gjithashtu rëndësinë dhe ndikimin e trajnimeve në mjedisin zgjedhor dhe zhvillimin kulturor , si mund të zbatohen ato . politikat e trajnimit , sfidat kryesore , tendencat dhe teknologjitë globale në procesin zgjedhor, si dhe shkëmbimi i perspektivave kryesore për forcimin e bashkëpunimit në këto fusha ndërmjet shteteve anëtare të Këshillit të Evropës .

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mori pjesë në këtë konferencë përmes përfaqësuesit të tij. Përfaqësuesi i KSHZ-së në një seancë paneli prezantoi progresin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në dy vitet e fundit në drejtim të themelimit të një qendre trajnimi për zgjedhje. Nëpërmjet prezantimit, ajo bëri një pasqyrë të të gjithë procesit, duke filluar nga zbatimi i studimit të fizibilitetit, përmes udhërrëfyesit dhe planit të veprimit, përgatitjes së të gjitha dokumenteve të nevojshme, deri në paraqitjen e amendamenteve të propozuara në Kodi Zgjedhor, të cilët parashikojnë ngritjen e një qendre të tillë.

Autoritetet zgjedhore luajnë një rol kyç në sigurimin e duhur funksionimin e institucioneve demokratike. Respektimi i parimeve të pavarësisë , integritetit, transparencës dhe efikasitetit është i një rëndësie thelbësore për ta , së bashku me ofrimin e trajnimeve profesionale për anëtarët e administratës zgjedhore dhe palët e tjera të interesuara të përfshira në procesin zgjedhor. Kjo u theksua edhe gjatë të katërtit Samiti i Këshillit të Evropës , ku krerët e shteteve theksuan nevojën për rikthimin e besimit në proceset zgjedhore dhe zhvillimin e zgjedhjeve sipas standardeve ndërkombëtare.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Një delegacion i Komisionit Shtetëror Zgjedhor dhe Fondacionit Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore (IFES) vëzhguan zgjedhjet e përgjithshme në Holandë.

Zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme u mbajtën më 22 nëntor 2023 për të zgjedhur anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve.

Sipas ligjit zgjedhor holandez, zgjedhjet për Dhomën e Përfaqësuesve mbahen çdo katër vjet në muajin mars, përveç nëse caktohen zgjedhje të parakohshme. 150 anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve zgjidhen me lista të hapura, me model proporcional.

Vëzhgimi i zgjedhjeve u realizua me mbështetjen e Fondacionit Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore (IFES).

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Asambleja e Përgjithshme dhe Konferenca Plenare e Shoqatës Ndërkombëtare të Grave për Administrimin Zgjedhor (WEM-International) u mbajt në Pragë, Republika Çeke, më 8-9 nëntor 2023.

Mbledhja statutore, e organizuar nga IFES Ukraine me mbështetjen e Zyrës Rajonale Evropiane të IFES, mblodhi së bashku përfaqësues të shquar të autoriteteve zgjedhore nga 18 vende të botës, duke përfshirë një përfaqësues nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor.

Pjesëmarrësit shkëmbyen praktikat më të mira për integrimin e perspektivave gjinore në punën e organeve zgjedhore, duke shkëmbyer përvoja frymëzuese të lidershipit të grave në administratën zgjedhore. Në këtë aktivitet anëtarësimit të WEM-International iu bashkuan organet e reja zgjedhore dhe u zgjodh Kryesia e Komitetit Ekzekutiv. Pjesëmarrësit bashkërisht zhvilluan vizionin strategjik të shoqatës për dy vitet e ardhshme.

Gjatë aktivitetit u organizua punëtoria “Aleatët për Barazi” nga RENEWE – Rrjeti Rajonal Evropian për Fuqizimin e Grave në Zgjedhje.

Nëpërmjet disa sesioneve interaktive, pjesëmarrësit fituan njohuri dhe aftësi për trajtimin e llojeve të ndryshme të dhunës me bazë gjinore dhe ofrimin e mbështetjes për viktimat e dhunës së tillë, veçanërisht në hapësirën online.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Komisioni Shtetëror Zgjedhor mori pjesë në takimin vjetor të Rrjetit të Drejtësisë Zgjedhore, i cili u mbajt në Paris në 17 tetorit.

Në takim u diskutua për sfidat me të cilat përballen autoritetet zgjedhore dhe gjykatat administrative në ruajtjen e integritetit të zgjedhjeve, si dhe rëndësinë e transparencës në financimin e fushatave zgjedhore.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Gjatë muajve shtator dhe tetor 2023, Komisioni Shtetëror Zgjedhor organizoi dhe realizoi trajnime për përmirësimin e ndjeshmërisë gjinore të trajnerëve të certifikuar nga KSHZ, me titull “Aspektet gjinore të procesit zgjedhor”.

Në trajnime janë përfshirë gjithsej 106 pjesëmarrës – 88% e numrit të përgjithshëm të trajnerëve të certifikuar të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, prej të cilëve 52 meshkuj dhe 54 femra të cilët kryejnë trajnime për anëtarët e organeve zgjedhore të niveleve më të ulëta.

Për të siguruar organizim dhe angazhim efektiv, pjesëmarrësit u ndanë në pesë grupe, secili i përbërë nga afërsisht 20 deri në 25 persona. Të gjitha këto grupe u balancuan me kujdes për sa i përket gjinisë dhe rajonit gjeografik, me qëllim promovimin e diversitetit dhe gjithëpërfshirjes.

Tema e barazisë gjinore dhe aspekteve gjinore të zgjedhjeve u prezantua për herë të parë këtë vit si temë për trajnerët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe pati një ndikim shumë pozitiv. Ai u vlerësua si shumë i dobishëm, me nevojën e përsëritjes për një periudhë të caktuar, sidomos pas zgjedhjeve.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Shërbimi profesional i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve mori pjesë në trajnimin njëditor  “Informimi për higjienën kibernetike” i cili u mbajt në datat 24, 25 dhe 26 tetor të vitit 2023 të organizuar nga Fondacioni Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore (IFES).

Në trajnim, të punësuarit e KSHZ-së u njohën me teknikat e përmirësimit të higjienës kibernetike dhe mirëmbajtjes së sigurisë kibernetike, si dhe morën njohuri për sigurimin e komunikimeve dhe korrespondencës, sigurimin e llogarive të përdoruesve, krijimin e një politike të sigurt organizative.

Ky trajnim është pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve me IFES-in me qëllim të përmirësimit të njohurive dhe aftësive praktike të stafit profesional të KSHZ-së në nivel qendror dhe rajonal.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski sot mori pjesë në seminarin “Vëzhgimi i zgjedhjeve dhe vlerësimi i administratës zgjedhore” që u mbajt në Vjenë të Austrisë, organizuar nga ODIHR.

Në fjalimin e tij me temën “Sukseset dhe sfidat në propozimin dhe zbatimin e reformave zgjedhore në Maqedoninë e Veriut”, Kryetari Dashtevski iu referua reformave më të mëdha zgjedhore të realizuara nga KSHZ-ja në vitet e fundit. Ai prezantoi përvojën me aplikimin e aparateve për identifikimin biometrik si dhe rezultatet e reformës së zbatuar, realizimin e trajnimeve për këshillat zgjedhorë si dhe integrimin e aspekteve gjinore në punën e KSHZ-së. Po ashtu, Dashtevski prezantoi planin për formimin e Qendrës trajnuese për zgjedhje, e cila duhet të fillojë të funksionojë në pranverën e vitit 2024.

Dashtevski foli edhe për bashkëpunimin me OSBE-në dhe mbështetjen që KSHZ-ja e merr nga kjo organizatë, veçanërisht në përpjekjet për realizimin e reformave zgjedhore.  Ai theksoi se Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në vazhdimësi ndjek rekomandimet e OSBE-së lidhur me proceset zgjedhore, kornizën ligjore dhe sistemin zgjedhor, administratën zgjedhore, regjistrimin e votuesve, regjistrimin e kandidatëve, financimin e fushatës dhe fushatës, mediat, kundërshtimet dhe ankesat, vëzhguesit  civil dhe ndërkombëtarë si dhe rekomandimet për procesin e votimit në ditën e zgjedhjeve. “Gjithashtu, me ndihmën e OSBE-së, në vitin 2021 kemi miratuar Rregulloren e re të Punës për punën e KSHZ-së si dhe Rregulloren për punën e trupave ndihmës që KSHZ-ja e angazhon gjatë zgjedhjeve, e cila është veçanërisht e rëndësishme për avancimin e punës së institucionit dhe të administratës. Falënderojmë OSBE-në për bashkëpunimin e deritanishëm dhe presim që në periudhën e ardhshme të vazhdojë edhe më intensivisht”, tha Kryetari Dashtevski.

Fjalimi i Dashtevskit në seminarin në Vjenë ishte pjesë e sesionit “Roli i organeve që menaxhojnë me zgjedhjet dhe organeve të tjera që menaxhojnë me zgjedhjet dhe aktorët tjerë në zbatimin e parimeve kyçe për administratën zgjedhore”.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Më datë 12 tetor 2023, organizuar nga Agjencia Audio dhe Audiovizive shërbimet e medias , me mbështetjen e Zyrës për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR ), promovuan Kodin e Sjelljes në hapësirën online gjatë proceseve zgjedhore dhe referendumeve .

Në këtë ngjarje, në emër të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) qëndrimet e tij për Kodin i prezantoi Boris Kondarko, anëtar i KSHZ-së.

“Ardhja e epokës dixhitale ka revolucionarizuar mënyrën se si shoqëritë përfshihen në politikë dhe zgjedhje. Platformat online, mediat sociale dhe komunikimi dixhital janë bërë mjete thelbësore për fushatat politike, angazhimin e votuesve dhe shpërndarjen e informacionit.

Ndërsa rregullimi i hapësirës online gjatë zgjedhjeve është i rëndësishëm, është thelbësore të mbështeten parimet e fjalës së lirë. Arritja e ekuilibrit të duhur midis mbrojtjes së integritetit zgjedhor dhe mbrojtjes së vlerave demokratike është një detyrë delikate. Si institucione, ne të gjithë duhet të sigurojmë që rregulloret të jenë të përshtatura për të adresuar kërcënime specifike pa mbytur diskursin legjitim politik.

Sfida për të gjithë ne qëndron pikërisht në gjetjen e ekuilibrit të duhur ndërmjet rregullimit dhe lirisë së fjalës, duke siguruar që zgjedhjet të mbeten të drejta, transparente dhe të besuara nga elektorati”, theksoi Kondarko.

Në event ishte prezantoi edhe mënyrën e funksionimit dhe rolin e Trupit Koordinues që do të monitorojë respektimin e parimeve dhe standardeve . të përcaktuara në Kod nga partitë politike, kandidatët e tyre , të pavarurit kandidatët , internet publikime të transmetuesve , mediave online, kontrolluesve të fakteve , influencuesve dhe subjekteve të tjera që mund të ushtrojnë ndikim në publik si pjesë e një fushate gjatë zgjedhjeve ose referendumeve .

Kodi u përpilua me iniciativën e AVMU në bashkëpunim me institucionet përkatëse në atë zonë – Asociacionin e Gazetarëve të Maqedonisë, Maqedonisë. Instituti për Media, Këshilli për Etikën në Media, Instituti për Komunikim studimet dhe Fondacioni Metamorfoza . Parimet dhe standardet të parashikuara në Kod janë etike natyra , kjo është arsyeja pse e tij pajtueshmëria bëhet në baza vullnetare , me nënshkrim Karta e hyrjes .

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Javën e kaluar, anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve morën pjesë në konferencën rajonale “Forcimi i efikasitetit të administratës zgjedhore në Ballkanin Perëndimor” që u mbajt në Sarajevë të Bosnje-Hercegovinë, organizuar nga ODIHR dhe misioni i OSBE-së në Bosnje dhe Hercegovinë.

Në fjalën e tij, kryetari i KSHZ-së, Dashtevski iu referua reformave të mëdha zgjedhore që janë bërë vitet e fundit në Maqedoni.

Dashtevski prezantoi përvojën dhe sfidat me të cilat është përballë KSHZ-ja gjatë aplikimit të aparatit për identifikim biometrik të votuesve në procedurën e votimit, rëndësinë e integrimit të aspekteve gjinore në punën e KSHZ-së në drejtim të fillimit të procesit të sensibilizimit gjinor, trajnimet për administratën zgjedhore si dhe planet për ngritjen e Qendrës së Trajnimit.

“Qëllimi kryesor i Planit Strategjik të KSHZ-së për periudhën 2021-2024 është vendosja e një strategjie afatmesme katërvjeçare për avancimin e punës së KSHZ-së përmes ruajtjes së sistemit të besueshëm zgjedhor, përmirësimit të vazhdueshëm të procesit zgjedhor dhe mbështetjes së vazhdueshme të të gjithë pjesëmarrësve në zgjedhje në realizimin e të drejtave të tyre zgjedhore. Nga ky Plan rezultoi hartimi i Planit akcional gjinor i  KSHZ-së,  në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Shkup”, theksoi kryetari Dashtevski.

Fjalimi i kryetarit Dashtevski ishte në kuadër të sesionit “Roli i organeve për menaxhimin e zgjedhjeve gjatë reformave zgjedhore dhe monitorimi i tyre: Sfidat dhe mësimet e nxjerra”.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot më 4 shtator 2023 ka lidhur memorandum për bashkëpunim me Asociacionin për përfshirje sociale evropiane ESI NELIS nga Shkupi.

Qëllimi i këtij Memorandumi të Bashkëpunimit është rritja e mbështetjes për personat e verbër dhe personat me aftësi të kufizuara të shikimit në të gjitha segmentet dhe fazat e procesit zgjedhor gjatë ushtrimit të të drejtave të tyre zgjedhore, si dhe avancimi i punës së administratës zgjedhore për krijimin e kushteve për ndërtim një sistem zgjedhor gjithëpërfshirës dhe zbatimin e suksesshëm të zgjedhjeve gjithëpërfshirëse.

Të dyja palët ranë dakord se do të punojnë bashkërisht për mbështetjen reciproke, bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen në përgatitjen dhe zbatimin e strategjive, programeve dhe projekteve për të krijuar kushte për procese zgjedhore të aksesueshme dhe të aksesueshme për personat e verbër dhe me shikim të dobët.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Në hapësirat e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve sot është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe Misionit të OSBE-së në Shkup, për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta në periudhën 2023-2026.

Me këtë Memorandum, të dyja palët pajtohen për bashkëpunim të ndërsjellë për forcimin e mëtejshëm të procesit zgjedhor, sigurimin e ekspertizës ndërkombëtare dhe vendore për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta, shkëmbimin e praktikave të mira dhe bashkëpunimin me komisionet e tjera zgjedhore dhe palët e interesuara, organizimin e trajnimeve dhe zhvillimin e materialeve për trajnime.

Në takim, kryetari Aleksandar Dashtevski dhe anëtarët e pranishëm të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, me ambasadorin Kilijan Val, shef i misionit të OSBE-së në Shkup, biseduan për sfidat me të cilat përballet KSHZ-ja, për reformat zgjedhore dhe në përgjithësi për avancimin e proceseve zgjedhjeve në shtetin tonë.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Më datë 10.07.2023 përfaqësues nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve morën pjesë aktive në takimin onlajn i cili shërbeu si sesion hyrës në Programin e Certifikimit Ndërkombëtar për Menaxhim e Riskut të Korrupsionit -PCNMRK (International Certificate in Corruption Risk Management- ICCRM) të Institutit të Autorizuar për Financat Publike dhe Kontabilitet (Chartered Institute of Public Finance and Accountancy-CIPFA) si pjesë e programit për parandalimin e korrupsionit, zhvilluar në bashkëpunim me Zyrën e Kombeve të Bashkuara, ndërsa e mbështetur nga Fondacioni Ndërkombëtar për Reforma Zgjedhore IFES.

Programi synon forcimin e kapaciteteve të institucioneve në shtet dhe e njëjata synon zbatimin, menaxhimin dhe monitorimin e zbatimit të rreziqeve nga korrupsioni dhe planeve për integritet në nivel shtetëror në të gjitha subjektet e sektori publik.

Ky program do të realizohet në periudhën prej mujit korrik deri në muajin dhjetor të vitit 2023.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Aleksandar Dashtevski, mori pjesë në tryezën dyditore me temë: “Dixhitalizimi i procesit zgjedhor: perspektivat e sigurisë kibernetike dhe bashkëpunimi ndërinstitucional në Ballkanin Perëndimor” (6-7.07.2023)

Pjesëmarrësit prezantuan përvojat e tyre në fushën e dixhitalizimit, kërcënimet specifike kibernetike me të cilat u përballën, si dhe masat efektive që morën.

Veprimtaria u organizua nga International IDEA dhe u zhvillua në Tiranë, Shqipëri.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e informon opinionin publik se për shkak të një defekti në furnizim me energji elektrike për momentin nuk funksionojnë adresat zyrtare të postës elektornike dhe shërbimet tjera që kanë të bëjnë me furnizimin me energji elektrike.

Defekti është në të gjithë objektin ku ndodhet selia e KSHZ-së, ku janë vendosur edhe disa institucione të tjera shtetërore. E njëjta gjë ka vazhduar për disa dit, që nga 7 prilli. EVN është duke punuar në eleminimin e problemit, i cili sipas njoftimeve do të marrë pak kohë. Për rikthimin e funksionalitetit të adresës elektoronike dhe shërbimeve të tjera do të publikojmë një njoftim shtesë.v

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Në organizim të Fondacionit Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore IFES, nga 15 deri më 17 mars, në Shkup u mbajt punëtoria BRIDGE me temën Edukimi i votuesve dhe qytetarëve.BRIDGE do të thotë “ndërtimi i burimeve në demokraci, qeverisje dhe zgjedhje”, është një program global dhe përmban kurrikulën më gjithëpërfshirëse në fushën e zgjedhjeve.

Përmes një metodologjie të krijuar posaçërisht, në këtë punëtori pjesëmarrësit fituan njohuri dhe aftësi për hartimin e programeve për edukimin dhe informimin e qytetarëve dhe votuesve.

Në punëtori, përveç pjesëmarrësve nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, morën pjesë edhe përfaqësues nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizive, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Avokati i Popullit, partitë politike dhe organizatat e shoqërisë civile.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Më 14 mars, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mori pjesë në një aktivitet të organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik NDI: Reformat zgjedhore në Maqedoninë e Veriut.

Aktiviteti u hap nga Ministri i Drejtësisë, z. Krenar Loga, dhe përfaqësues nga mbi 15 institucione kyçe, organizata vendase dhe ndërkombëtare dhe parti politike diskutuan për kapacitetet për zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it dhe rezultatet e reformave të mundshme zgjedhore.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content