Më 12 tetor 2022, në Komisionin shtetëror të zgjedhjeve u mbajt prezantimi i Studimit të fizibilitetit dhe Udhërrëfyesit për formimin e Qendrës për trajnim zgjedhor.

Sh.s. Veronik Ullman, ambasadorja e Zvicrës në Maqedoninë e Veriut, përshëndeti mikpritësit, ndërsa fjalë hyrëse mbajtën Aleksandar Dashtevski, kryetar i Komisionit shtetëror zgjedhor, si dhe Joana Kosma, drejtore e zyrës së Fondacionit ndërkombëtar për sisteme zgjedhore (IFES), në Shkup.

Studimi i fizibilitetit dhe Udhërrëfyesi për formimin e Qendrës për trajnim zgjedhor u përgatit nga një ekip i udhëhequr nga eksperti Pavel Kabaçenko, në bashkëpunim me Westminster fondacionin për demokraci (WFD).

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Më 23 gusht, më shumë se 400 nxënës nga shkollat fillore dhe të mesme anembanë vendit, mësimdhënës të lëndëve qytetare dhe përfaqësues nga institucione dhe organizata u bashkuan në konferencën “Qytetaria në vepër: nga klasa në veprim”, mbështetur nga projekti i USAID-it për integrim ndëretnik të të rinjëve në arsim, organizuar nga Forumi Rinor Arsimor dhe Qendra maqedonase për edukim qytetar.

Nxënësit patën mundësinë të marrin pjesë në të ashtuquajturën bibliotekë e gjallë dhe të njihen më nga afër me punën e institucioneve dhe organizatave civile.I pranishëm ishte edhe Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve me përfaqësuesen e tij, e cila para studentëve shpjegoi misionin dhe rolin e KSHZ-së, rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve, veçanërisht të të rinjve në zgjedhje, si dhe një stendë ku u shpërndanë materiale edukative dhe informative.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i njofton votusit të cilët nuk janë në gjendje të votojë në vendvotim (person i sëmurë ose i pamundur në pajtim me Udhëzimin për paraqitje dhe votim të personave të pamundur ose të sëmurë të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve), ndërsa dëshiron të votojë, për këtë do ta njoftojë Komisionin Komunal të Zgjedhjeve më së voni 7 ditë para ditës së përcaktuar për votim, përkatësisht 12 gusht, deri në ora 24 ( neni 111 paragrafi 1 të Kodit zgjedhor).

Njoftimi dorëzohet në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve ose  nëpërmjet Aplikacionit për paraqitje të personave të pamundur dhe të sëmurë dhe të personave të cilët janë në karantinë shtëpiake për shkak të testit pozitiv për KOVID-19 dhe të cilëve u është shqiptuar masa vetë-izolim.

Krahas njoftimit në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve, personi duhet të dorëzojë, në origjinal ose kopje edhe provë mjekësore për sëmundjen, aktvendim  të vlefshëm për shfrytëzim të kujdesit nga person i tretë për sëmundjet ( të përmendura në nenin 1 të Udhëzimit). Njoftimi mund të dorëzohet  edhe nëpërmjet personit të autorizuar. Parashtrimi elektronik mund të bëhet nga një e-mail adresë më së shumti për dy persona.

Personat e sëmurë dhe të pamundur votojnë në shtëpitë e tyre një ditë para ditës së përcaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve, më 19 gusht 2022 (e premte).

Votuesit të cilët janë në karantinë shtëpiake për shkak të testit pozitiv për KOVID-19 dhe votuesit të cilëve u është shqiptuar masa vetë-izolim nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, ndërkaq dëshirojnë të votojnë, për këtë do ta njoftojnë Komisionin Komunal të Zgjedhjeve më së voni 5 ditë para ditës së përcaktuar për votim, përkatësisht 14 gusht, deri në ora 24 ( neni 111-b paragrafi 1).

Njoftimi dorëzohet në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve ose  nëpërmjet Aplikacionit për paraqitje të personave të pamundur dhe të sëmurë dhe të personave të cilët janë në karantinë shtëpiake për shkak të testit pozitiv për KOVID-19 dhe të cilëve u është shqiptuar masa vetë-izolim, në pajtim me Udhëzimin për paraqitje dhe votim të personave të cilët janë në karantinë shtëpiake për shkak të testit pozitiv për KOVID-19 dhe votuesve të cilëve u është shqiptuar masa vetë-izolim. Një person mund të jetë i autorizuar më së shumti për dy persona. Nga një e-mail adresë mund të dërgohen më së shumti dy njoftime.

Komisioni komunal i Zgjedhjeve me detyrë zyrtare merr të dhëna nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor për persona të cilët janë paraqitur për votim në pajtim me nenin 111-b paragrafi (1) të Kodit zgjedhor. Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor ka për detyrë në afat prej 24 orësh nga kërkesa e pranuar t’i dërgojë në komisionin komunal të zgjedhjeve të dhënat për personat e paraqitur për votim në pajtim me nenin 111-b paragrafin (1). (neni 111-b paragrafi (3).

Personat të cilët janë pozitiv me Kovid-19 dhe personat të cilëve u është caktuar masa e vetë-izolimit votojnë në shtëpitë e tyre një ditë para ditës së pëarcaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve, më 19 gusht 2022 ( e premte).

E-mail adresat e KKZ-ve:

KKZ Mavrovë dhe Rostushë – [email protected]

KKZ Tetovë – [email protected]

KKZ Qendër Zhupë – [email protected]

 

Model i njoftimit për votim të votuesit i cili është në karantinë shtëpiake për shkak të testit pozitiv për kovid-19 dhe votuesit të cilit i është caktuar masa e vetë-izolimit

Model i njoftimit për votim të personit i sili është i sëmurë ose i pamundur

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Nga data 11 deri më datë 15 korrik 2022, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ishte në një vizitë studimore në Republikën e Gjeorgjisë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Gjeorgjisë (KQZ) priti përfaqësues të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), ku u mbajtën takime ndërmjet dy komisioneve zgjedhore. Kryetari i KQZ-së, Gjorgi Kalandarishvili, delegacionit të KSHZ-së i prezantoi risitë në teknologjinë zgjedhore të zbatuara në vitet 2021-2022. Nikoqirët ishin gjithashtu të interesuar të mësojnë më shumë rreth përdorimit të teknologjisë zgjedhore nga KSHZ.

“Shkëmbimi u përvojës ndërmjet komisioneve zgjedhore është e një rëndësie vendimtare. “Sot kemi mundësinë të shkëmbejmë informacione me delegacionin e KSHZ-së për reformat dhe risitë e zbatuara nga administrata zgjedhore gjeorgjiane, si dhe të njihemi me përvojën e tyre në aspektin e inovacioneve teknologjike”, tha Gjorgi Kalandarishvili.

Në fokus të interesimit të delegacionit të KSHZ-së ishte puna e Qendrës për Zhvillimin e Sistemeve Zgjedhore, Reformave dhe Trajnimeve (Qendra Trajnuese) e KQZ-së, mënyra e themelimit të saj, struktura, financimi i aktiviteteve, plani strategjik, si dhe mënyrën e zbatimit të tij.

“Qëllimi kryesor i vizitës sonë është të studiojmë funksionimin dhe aktivitetet e Qendrës së Trajnimit të KQZ-së dhe të ndajmë përvojën. Ne patëm takime të suksesshme me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dhe me drejtorin e Qendrës së Trajnimit, ku diskutuam për çështje të rëndësishme. Besoj se takimet e përmendura janë domethënëse për të dyja vendet dhe do të kontribuojnë në thellimin e bashkëpunimit tonë në të ardhmen”, tha kryetari i KSHZ-së, prof. d-r Aleksandar Dashtevski për qendrën mediatike të KQZ-së Gjeorgjiane.

Natia Zaalishvili, drejtoreshë e Qendrës së Trajnimit të KQZ-së, para anëtarëve të delegacionit bëri një prezantim duke detajuar aktivitetet e qendrës. Në kuadër të vizitës, përfaqësuesit e KSHZ-së u njohën me punën e Qendrës për trajnime, si dhe ndoqën trajnimet aktuale për anëtarët e komisioneve zgjedhore rajonale në temën e marrëdhënieve me publikun, të cilat i zhvilluan me të punësuarit në Sektorin për komunikime strategjike të KQZ-së.

Gjithashtu, delegacioni realizoi takim me Komisionin Zgjedhor të Qarkut Borzhomi.

Vizita studimore e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Gjeorgji është realizuar me mbështetjen e Fondacionit Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore (IFES).

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Në kuadër të vizitës studimore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Gjeorgjisë (KQZ), e cila u zhvillua nga data 11 deri më 15 korrik 2022, përfaqësuesit e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve u njohën me aktivitetet e Këshillit për Barazi Gjinore të KQZ-së.

Në takim, kryetarja e Këshillit për Çështje Gjinore, Maja Zarixhe dhe sekretarja e të njëjtit këshill, Kristina Tolordava, diskutuan për politikën në Këshillin për Barazi Gjinore dhe aktivitetet që administrata i realizon në këtë drejtim. Në takim u diskutua edhe për planet e ardhshme të Këshillit për Çështje Gjinore, sfidat në këtë drejtim dhe projektet e zhvilluara në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

Në kuadër të takimit, përfaqësuesit e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve prezantuan aktivitetet që KSHZ-ja i ndërmerr në drejtim të promovimit të ndjeshmërisë gjinore në zgjedhje.

Vizita studimore e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Gjeorgji është realizuar me mbështetjen e Fondacionit Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore (IFES).

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i njofton përfaqësuesit e autorizuar të partive politike, të koalicioneve dhe të grupeve të zgjedhësve që do të marrin pjesë Zgjedhjet për kryetar të Komunës së Mavrovës dhe Rostushës dhe kryetar të Komunës së Qendër Zhupës dhe Zgjedhjet për anëtarë të Këshillit të Komunës së Tetovës për pjesën e mbetur të periudhës kohore, të cilat do të mbahen më 20 gusht 2022, që tërheqja e shortit për përcaktim të renditjes në listën e vetme të kandidatëve do të mbahet më  datë 25.07.2022 me fillim në orën 12, në selinë e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, salla e madhe, kati 4.

Njëkohësisht, ftojmë përfaqësuesit e autorizuar të partive politike që do të marrin pjesë në Zgjedhjet për kryetar të Komunës së Mavrovës dhe Rostushës dhe kryetar të Komunës së Qendër Zhupës dhe Zgjedhjet për anëtarë të Këshillit të Komunës së Tetovës për pjesën e mbetur të periudhës kohore, të cilat do të mbahen më 20 gusht 2022 që të marrin pjesë në tërheqjen e shortit, përkatësisht në përcaktimin e numrave rendorë në listën e vetme të kandidatëve.

Përfaqësuesit e autorizuar të partive politike duhet të marrin me vete autorizimin nga parashtruesi i listës.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Në bazë të nenit 78-a paragrafi 5 dhe 6 të Kodit Zgjedhor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr. 40/06, 136/08, 148/08, 155/08, 163/08, 44/11. , 51/11, 54/11, 142/12, 31/13, 34/13, 14/14, 30/14, 196/15, 35/16, 97/16, 99/16, 136/16, 142 /16, 67 / 17,125 / 17,35 / 18, 99 / 18,140 / 18, 208/18, 27/19 dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr. 98/19, 42/20, 74/ 21 dhe 215/21), Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve zbaton shortin me të cilin do t’i shpërndajë lokacionet për pano reklamuese dhe billborde  të cilët ofrohen për reklamim politik nga subjektet juridike që ekonomizojnë me ato, ndërsa në lidhje me Zgjedhjet për kryetar të Komunës së Mavrovës dhe Rostushës dhe kryetar të Komunës së Qendër Zhupës dhe Zgjedhjet për anëtarë të Këshillit të Komunës së Tetovës për pjesën e mbetur të periudhës kohore, të cilat do të mbahen më 20 gusht 2022.

Ftohen përfaqësuesit e subjekteve juridike që të dorëzojnë oferta për pano reklamuese dhe bilborde me lokacione dhe çmimore në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve për Zgjedhjet për kryetar të Komunës së Mavrovës dhe Rostushës dhe kryetar të Komunës së Qendër Zhupës dhe Zgjedhjet për anëtarë të Këshillit të Komunës së Tetovës për pjesën e mbetur të periudhës kohore, të cilat do të mbahen më 20 gusht 2022, në pajtim me Udhëzimin për shpërndarjen e panove reklamuese dhe bilbordeve përmes tërheqjes së shortit me numër 10-691/1 të datës 03.03.2020, e publikuar në ueb faqen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, jo më vonë se hënën, më datë 25.07.2022, deri në ora 10:00.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Më 03.06. 2022, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mbajti seancën e 53-të, në të cilën miratoi Raportin Financiar për mjetet e realizuara për zgjedhjet e zhvilluara për kryetar të Komunës së Qendër Zhupës, ku në procedurën për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar i Komunës së Qendër Zhupës janë shpenzuar 14,7% nga mjetet e miratuara buxhetore që janë dedikuar për organizimin dhe zbatimin e zgjedhjeve për kryetar të komunës së Mavrovës dhe Rostushës dhe kryetar të komunës së Qendër Zhupës.  

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve gjithashtu miratoi edhe Rregulloren për ndryshimin e Rregullores për sistematizimin e vendeve të punës në Shërbimin Profesional të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në përputhje me Planin akcional gjinor 2021-2024 me drejtim të përmirësimit dhe promovimit të barazisë gjinore në institucion dhe shërbimin profesional ku edhe parashikohet një vend pune Këshilltar shtetëror për avancimin e barazisë gjinore dhe realizim të trajnimeve dhe qendër trajnimi. Si i vetmi nga institucionet që ka miratuar Plan akcional gjinor synon të përmirësojë dhe promovojë barazinë dhe përfaqësimin gjinor, duke rritur ndërgjegjësimin për çështjet gjinore dhe duke integruar aspektet gjinore në funksionimin e brendshëm dhe aktivitetet zgjedhore të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Në organizimin e Fondacionit Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore (IFES), më 12 prill 2022, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve u takua me Ketrin Elena, këshilltare e lartë juridike globale në IFES dhe drejtoreshë e Qendrës për Kundërkorrupsion dhe besim në demokraci në IFES.

Elena është eksperte në fushën e kundërkorrupsionit, kornizave ligjore dhe rregullatore, drejtësisë zgjedhore, zgjidhjes së mosmarrëveshjeve zgjedhore dhe vlerësimit të integritetit të zgjedhjeve. Ajo është gjithashtu këshilltare speciale e Komitetit për të drejtën zgjedhore të Asoacionit Amerikan të Avokatëve dhe anëtare e Komitetit shkencor të rrjetit global për drejtësisë zgjedhore.

Pjesa e dytë e vizitës së Elenës ishte e rezervuar për mbajtjen e punëtorisë për ngritjen e kapaciteteve të Shërbimit juridik të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Në punëtori, ndër të tjera u diskutua, për praktikat më të mira dhe shembuj krahasues të sektorëve juridik në komisionet zgjedhore në mbarë botën.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Më 5 dhe 6 prill të këtij viti, përfaqësues të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve morën pjesë në Konferencën dyditore për integritetin e zgjedhjeve në mjedisin e ri informativ.

Ngjarja u organizua nga Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore (IFES), në partneritet me Agjencinë për shërbime mediatike, audio dhe audiovizuele, në kuadër të projektit “Maqedonia e Veriut – aktiviteti për mbështetjen e zgjedhjeve” i mbështetur nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e Shteteve të Bashkuara (USAID).

Konferenca kishte për qëllim prezantimin dhe analizimin e praktikave ndërkombëtare në fushën e reklamave politike, mediave online, mediave sociale dhe tradicionale, dezinformimet dhe rolin e organeve rregullatore. Gjatë ditës së parë të konferencës u mbajt prezantimi i gjetjeve nga hulumtimi dhe analiza e mediave dhe zgjedhjeve. Folësit në panel diskutimet ishin ekspertë të njohur ndërkombëtarë dhe vendas. Gjatë ditës së dytë, temë e diskutimit ishte mënyra e financimit të fushatave zgjedhore të partive politike dhe kontrolli i tyre.

Konferenca lehtësoi shkëmbimin e pikëpamjeve dhe përvojave me anëtarët e organeve të larta dhe organizatave profesionale, si Parlamenti Evropian, Platforma Evropiane e Organeve Rregullatore (EPRA), Grupi Rregullator i Shërbimeve Mediatike Audiovizuele Evropiane (ERGA), Komiteti i Ekspertëve i Këshillit të Evropës për Mjedis Mediatik dhe Reforma, AGCOM – Autoriteti Rregullator i Komunikimeve Italiane, Autoriteti i Mediave Audiovizive të Shqipërisë, Agjencia për Shërbimeve Mediatike, Audio dhe Audiovizuele, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, partitë politike etj.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Delegacion i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), i kryesuar nga kryetari Aleksandar Dashtevski, i përbërë nga anëtarët Boris Kondarko, Boban Stojanoski dhe Oliver Ristovski, me ftesë të Komisionit Republikan të Zgjedhjeve të Republikës së Serbisë (KZR) ishte për vizitë zyrtare në Beograd që të vëzhgojnë zgjedhjet presidenciale, zgjedhjet parlamentare dhe lokale, të cilat u zhvilluan më 3 prill.

Delegacioni i KSHZ-së u takua me kryetarin e KZR-së, Vlladimir Dimitrijeviç, me qëllim të shkëmbimit të përvojave për legjislacionin zgjedhor, procesin zgjedhor dhe punën e organeve zgjedhore dhe institucioneve tjera gjatë zbatimit të zgjedhjeve.

KSHZ-ja ka qenë drejtpërdrejt e pranishme në disa vendvotime në Beograd gjatë votimit dhe ka kontaktuar me përfaqësuesit e këshillave zgjedhorë

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i njofton përfaqësuesit e autorizuar të partive politike, të koalicioneve dhe të grupeve të zgjedhësve që do të marrin pjesë në Zgjedhjet për kryetar të komunës së Qendër Zhupës që do tëmbahen më 17 prill 2022, që tërheqja e shortit për përcaktim të renditjes në listën e vetme të kandidatëve do të mbahet më datë 24.03.2022 me fillim në orën 12, në selinë e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, salla e madhe, kati 4.

Njëkohësisht, ftojmë përfaqësuesit e autorizuar të partive politike që do të marrin pjesë në Zgjedhjet për Kryetar të Komunës së Qendër Zhupës, 2022 që të marrin pjesë në tërheqjen e shortit, përkatësisht në përcaktimin e numrave rendorë në listën e vetme të kandidatëve.

Përfaqësuesit e autorizuar të partive politike duhet të marrin me vete autorizimin nga parashtruesi i listës.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Në bazë të nenit 78-a paragrafi 5 dhe 6 të Kodit Zgjedhor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr. 40/06, 136/08, 148/08, 155/08, 163/08, 44/11. , 51/11, 54/11, 142/12, 31/13, 34/13, 14/14, 30/14, 196/15, 35/16, 97/16, 99/16, 136/16, 142 /16, 67 / 17,125 / 17,35 / 18, 99 / 18,140 / 18, 208/18, 27/19 dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr. 98/19, 42/20, 74/ 21 dhe 215/21), Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve zbaton shortin me të cilin do t’i shpërndajë lokacionet për pano reklamuese dhe billborde  të cilët ofrohen për reklamim politik nga subjektet juridike që ekonomizojnë me ato, dhe në lidhje me zgjedhjet për kryetar të Komunës së Qendër Zhupës, 2022.

Ftohen përfaqësuesit e subjekteve juridike që të dorëzojnë oferta për pano reklamuese dhe bilborde me lokacione dhe çmimore në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve për Zgjedhjet për kryetar të Komunës së Qendër Zhupës, 2022, në përputhje me Udhëzimin për shpërndarjen e panove reklamuese dhe bilbordeve përmes shortit numër 10-691/1 nga data 03.03.2020, i publikuar në faqen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, jo më vonë se të enjten, më datë 24.03.2022, deri në ora 10:00.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Si pjesë e programit të USAID-it për mbështetjen e Zgjedhjeve në vend, nga Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore (IFES) u mbajt punëtori për bashkëpunim ndëragjencial për sigurinë kibernetike në Maqedoninë e Veriut.

Punëtoria ka për qëllim të kontribuojë në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e sigurisë kibernetike në Maqedoninë e Veriut, si dhe në informimin dhe diskutimin e tendencave dhe përvojave globale.

Në punëtorinë e mbajtur morën pjesë përfaqësues të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Më 10 mars 2022, përfaqësues të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në hapësirat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut realizuan takim me ministrin e Drejtësisë Nikolla Tupançeski, në të cilin u nënshkrua marrëveshja për shkëmbimin e të dhënave me organet dhe institucionet shtetërore.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mbështet lidhjen e institucioneve shtetërore përmes mjeteve të TIK-ut për të lehtësuar procesin dhe për të rritur efikasitetin dhe efektivitetin dhe qasjen në informacion. Për këtë qëllim, palët kontraktuese ranë dakord të marrin pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes për ndërlidhjen dhe shkëmbimin e të dhënave ndërmjet institucioneve gjyqësore, organeve shtetërore dhe institucioneve përmes Platformës kombëtare për ndërveprueshmëri.

Bashkëpunimi i realizuar ndërmjet institucioneve do të kontribuojë në lehtësimin e procesit zgjedhor me marrjen më të shpejtë të të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme për votuesit, me qëllim përditësimin e Listës zgjedhore, si dhe marrjen e të dhënave nga gjykatat në lidhje me aftësinë e punës së qytetarëve.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i njofton radiodifuzerët, mediat e shtypit dhe medit elektronike (portalet e internetit), që do të sigurojnë reklamim të paguar politik për pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore në Zgjedhjet për kryetar të komunës së Mavrovës dhe Rostushës dhe kryetar të komunës së Qendër Zhupës në vitin 2022, se janë të obliguar të regjistrohen në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, në afat prej 3 ditëve nga dita e shpalljes së zgjedhjeve.

Radiodifuzerët, mediat e shkruara dhe mediat elektronike (portalet e internetit) dorëzojnë në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve “Kërkesë për regjistrim në regjistrin për radiodifuzerë, media të shtypit dhe media elektronike (portalet e internetit)”, detyrimisht të bashkangjitur në shtojcë gjendjen rrjedhëse të lëshuar nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut jo më të vjetër se 30 ditë.

Kërkesat për regjistrim me gjendjen rrjedhëse të bashkangjitur parashtrohen në mënyrë elektronike në adresën elektronike: [email protected] ose në arkivin e KSHZ-së në bulev.”Kirili dhe Metodi” nr.54, 1000 Shkup (jo më vonë se ora 24:00 më datë 07 shkurt 2022).

Në bazë të kërkesave të dorëzuara për regjistrim, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të përgatisë “Regjistër të radiodifuzerëve, mediave të shtypit dhe mediave elektronike (portalet e internetit)” të cilët do të ofrojë shërbime të reklamave të paguara politike gjatë Zgjedhjeve për kryetar të komunës së Mavrovës dhe Rostushës dhe kryetar të komunës së Qendër Zhupës në vitin 2022. Regjistri me kërkesat e parashtruara dhe të pranuara për regjistrim në regjistrin për radiodifuzerë, media të shtypit dhe media elektronike (internet portalet ) do të publikohet publikisht në ueb faqen e Komisionit.

Radiodifuzerët, mediat e shtypit dhe mediat elektronike (portalet e internetit) janë të obliguar që në afat prej pesë ditësh nga dita e shpalljes së zgjedhjeve të përcaktojnë listat e çmimeve për reklamim të paguar politik për pjesëmarrësit në procesin zgjedhor (jo më vonë se data 9 shkurt ora 24:00).

Radiodifuzerët dhe mediat e shtypit në përputhje me Udhëzimin e miratuar për mënyrën dhe procedurën për konfirmimin e çmimit të arritur mesatar për reklamim të paguar politik nr.11-281/1 të datës 04.02.2022 nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve janë të obliguar që listat e çmimeve për reklamat e paguara politike për çdo media veç e veç t’i aplikojnë edhe gjatë fushatës zgjedhore dhe në këtë rast çmimi mesatar (mesatarja aritmetrike) për sekondë për një ditë të fituar sipas periudhave të ndryshme të çmimeve dhe reklamave si më poshtë: Periudha 1 – nga ora 00:00 deri në ora 08:00, Periudha 2 – nga ora 08:00 deri në ora 16:00 dhe Periudha 3 – nga ora 16:00 deri në ora 24:00 për radiodifuzerët për reklama të pagaura politike, si dhe çmimi i qirasë së hapësiës reklamuese. në median e shtypit nuk duhet të tejkalojë çmimin e përgjithshëm mesatar të reklamimit të çdo radiodifuzeri të llogaritur veçmas në pesë ciklet e fundit zgjedhore të mbajtura në nivelin gjithë territorit të shtetit, ndërsa për mediat elektronike (portalet e internetit) çmimin qirasë së hapësirës reklamuese në portalin e internetit për reklamim të paguar politik nuk duhet të tejkalojnë çmimin mesatar të reklamimit të llogaritur për pesë ciklet e fundit zgjedhore.

Për radiodifuzerët, mediat e shtypit dhe mediat elektronike (portalet e internetit) që nuk kanë marrë pjesë në të gjitha 5 ciklet e kaluara zgjedhore, çmimi për reklamim të paguar politike nuk mund të tejkalojë çmimin mesatar të reklamimit të llogaritur në pesë ciklet e fundit zgjedhore.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve është i obliguar që t’i konfirmojë dhe publikojë në ueb faqen e tij listën e çmimeve të dorëzuara me çmimet mesatare të llogaritura të verifikuara nga radiodifuzerët dhe mediat e shtypit, si dhe t’i publikojë listat e çmimeve me çmimet e verifikuara nga mediat elektronike (portalet e internetit ), në pajtim me nenin 75-gj paragrafi (3) dhe (9) të Kodit zgjedhor, në afat prej 10 ditësh nga skadimi i afatit për dorëzimin e listave të çmimeve të përcaktuara në paragrafin (3) të këtij neni.

Nëse Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve konstaton parregullsi në listat e çmimeve të radiodifuzerëve dhe mediave të shtypit, e njofton median përkatëse që brenda 72 orëve nga marrja e njoftimit të bëjnë korrigjimin e listës së çmimeve.

Arkiva e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve do të bëjë pranimin e kërkesave për regjistrim në Regjistrin për radiodifuzerë, media të shtypit dhe media elektronike (internet portale) më datë 06.02.2022 (e diel), nga ora 10:00 deri në orën 18:00..


KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Njoftim për regjistrim dhe dorëzim të listave të çmimeve të mediave për reklamim të paguar politik

Skip to content