UDHËZIM PËR DORËZIMIN E TË DHËNAVE PËR REZULTATIN E VOTIMIT NGA KËSHILLAT ZGJEDHOR TË PROCESVERBALIT NUMËR 16 DHE TË PROCESVERBALIT 21 TË KKZ NË KOMISIONI SHTETËROR TË ZGJEDHJEVE

Komisioni shtetëror zgjedhor, Ju njofton se më datë 25.03.2019 (e hënë), në ora 12:00, në selinë e Komisionit shtetëror zgjedhor do të mbahet seancë e hapur, gjatë së cilës me tërheqjen e shortit do të përcaktohet rradhitja e listës unike e kandidatëve për kryetarë të komunave Ohër, Novo Sellë dhe Dibër.

Konkluzion për konfirmimin e listës së kandidatëve të cilët do të marrin pjesë në zgjedhjet për kryetar të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2019

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ju njofton se më datë 22.03.2019 (e premte) në ora 11:00, në selinë e Komisionit Shtetëror Zgjedhor do të mbajë seancë publike në të cilën me short do të caktohet radhitja e listës së vetme e kandidatit për zgjedhjen e Kryetarit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

KONKLUZION për miratimin e raportit në lidhje me kërkesat e parashtruara me të cilat qytetarët u paraqitën për të votuar në përfaqësitë diplomatiko-konsullore dhe zyrat konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut jashtë vendit

NJOFTIM PËR SHTOJCAT E NEVOJSHME NË LISTËN E PARASHTRUAR PËR KANDIDAT PËR KRYETAR TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT ZGJEDHJET 2019

Për shqyrtimin publik të Listës Zgjedhore nga data 23.02.2019 deri 14.03.2019 për zbatimin e zgjedhjeve për Presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe zgjedhjet e parakohshme për kryetarë të komunave Ohër, Novo Sellë dhe Dibër më 21 prill 2019

Shqyrtimi publik i Listës Zgjedhore filloi më 23 shkurt 2019, dhe mbaroi më 14 mars 2019. Shqyrtimi publik i Listës Zgjedhore u realizua në njësitë dhe zyrat rajonale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe në 46 zyra të tjera të vendosura në njësitë e vetëqeverisjes lokale në përputhje me Vendimin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nr. 08-494 / 1 nga 21.02.2019, në periudhën prej orës 09.00 deri në ora 19.00, duke përfshirë fundjavën dhe festat.
Shqyrtimi publik u realizua në Listën Zgjedhore me gjendjen e të dhënave të qytetarëve si më poshtë:

  • Qytetar me 18 vite të mbushura me letërnjoftim ose pasaport valide në ditën e votimit (21 prill 2019),
  • Personat e vdekur 30 ditë para shpalljes së zgjedhjeve (9 janar 2019) dhe
  • Të dhëna të tjera nga Lista Zgjedhore në ditën e shpalljes së zgjedhjeve (8 shkurt 2019).

Në përgjithësi, shqyrtimi publik kaloi pa ndonjë problem në një procedurë të rregullt në përputhje me drejtimet dhe udhëzimet e dhëna paraprakisht nga Komisioni shtetëror zgjedhor.
Sipas të dhënave të marra çdo ditë nga njësitë dhe zyrat rajonale të Komisionit shtetëror zgjedhor për shqyrtimin dhe ndryshimet në Listën zgjedhore gjatë gjithë periudhës prej 23.02.2019 deri më 14.03.2019 (20 ditë pune), për zbatimin e zgjedhjeve për kryetar të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të komunave të Ohrit, Novo Sellos dhe Dibrës, të cilat do të mbahen më datë 21.04.2019 u fitua gjendja në vazhdim:

Gjithsejtë: nga 23.02 deri 13.03.2019.

  1. Qytetarët që kontrolluan Listën zgjedhore, 53972 qytetarë,
  2. Qytetarët për të cilët është miratuar aktvendim për pranim në LZ 517 qytetar,
  3. Qytetarët për të cilët është miratuar aktvendim për shlyerjen nga LZ 412 qytetar,
  4. Qytetarët për të cilët është kryer ndryshim i të dhënave në LZ 129 qytetar,
  5. Qytetarët me vendbanim të shlyer, të cilët bënë këqyrje në LZ 1 qytetar.

Pjesë e këtij raporti është edhe tabela ditore: Shqyrtimi publikë për datën 14.03.2019

Në takimin koordinativ ndërmjet Dr.Bujar Osmani, zëvendëskryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Koordinatorit nacional të IPA-s, i cili u mbajt në hapësirat e Komisionit shtetëror zgjedhor, u diskutua rreth masave dhe aktiviteteve të cilat po ndërmerren për zbatimin e pandërprerë të Zgjedhjeve për Kryetar të Republikës së Maqedonisë së Veriut, 2019.

Në takim ndërmjet Dr. Bujar Osmanit, zëvendëskryetar i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe koordinatorit nacional të IPA-së, tregoi interes për kapacitetet administrative-teknike dhe nevojat e Komisionit shtetëror zgjedhor, me qëllim që të tejkalohen problemet dhe mangësitë eventuale për pasqyrimin pozitiv të procesit të tërësishëm zgjedhor.

Të dy palët theksuan rëndësinë e këtyre Zgjedhjeve që të zbatohen në atmosferë të drejtë dhe demokratike, në përputhje me dispozitat pozitive ligjore dhe legjislacionin ndërkombëtar, të cilët do të paraqesin indikator (tregues) të rëndësishëm dhe parakusht në progresin e implementimit në Prioritetet urgjente të reformave gjegjësisht zbatimin e Listës së prioriteteve të Planit 18 në pjesën e Zgjedhjeve për pritjen e rezultateve të cilat do të sjellin vlerësim pozitiv në raportin e Komisionit Evropian.

KOMISIONI SHTETËROR ZGJEDHOR

Në vendvotimin 2901 në komunën e Çairit 719 votues të regjistruar në ekstraktin zgjedhor mund të zbatojnë të drejtën e tyre të votimit.
Gjer më ora 13.00, nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar (jehona) kanë votuar 150 persona ose 20.86%

Më 16 shtator 2012 (e shtunë), në orën 13:00, në lokalet e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, do të kryhet një short në përputhje me nenin 78-a, paragrafët 5 dhe 6 të Kodit zgjedhor, me të cilin Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të vendos vendet e panove reklamuese dhe bilbordet që ofrohen për reklamat politike nga personat juridik që merren me to.

Thirren përfaqësuesit e personave juridik që kanë paraqitur oferta për panoat reklamuese dhe bilbordet dhe kanë paraqitur vende dhe lista të çmimeve deri te KSHZ për të marrë pjesë në përzgjedhjen dhe nëse nuk ka përfaqësues nga ofertuesit, tërheqja do të kryhet nga një person nga shërbimi profesional.

Informohen edhe partitë e interesuara politike, pjesëmarrësit në procesin zgjedhor, se ata mund të marrin pjesë dhe ta monitorojnë procesin e kryerjes së zgjedhjes së bordeve dhe tabelave reklamuese.

 

Pdf 2Njoftim për reklamimin e panove dhe bilbordeve – 15.09.2017.pdf

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njofton përfaqësuesit e autorizuar të partive politike, të koalicioneve dhe të grupeve të votuesve që do të marrin pjesë në Zgjedhjet për kryetar të komunave dhe anëtar të këshillave komunale dhe Qytetit të Shkupit në vitin 2017 se shorti për ta përcaktuar renditjen në listën e kandidatëve do të mbahet të martën, 19 shtator në orën 12:00.

Shorti do të mbahet në selinë e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në sallën e madhe, kati i katërt.

Gjithashtu, i ftojmë përfaqësuesit e autorizuar të partive politike, të koalicioneve dhe të grupeve të votuesve të cilët do të marrin pjesë në Zgjedhjet lokale 2017, të marrin pjesë në shortin, respektivisht në konfirmimin e numrave rendor në listën e vetme të kandidatëve.

Ata me vete duhet të mbajnë autorizim nga parashtruesi i listës.

[ux_image id=”14013″ drop_shadow=”1″ link=”http://www.sec.mk/wp-content/uploads/2017/08/Sredba-so-EU-2.jpg” ]

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve sot realizoi takim me përfaqësues të delegacionit të Parlamentit Europian dhe delegacioni i BE. Në këtë rast, përfaqësuesit e  delegacionit   dhanë përkrahje për angazhimin dhe organizimin e mirëfilltë të punës së Komisionit shtetëror të zgjedhjeve për zgjedhjet lokale 2017.

Përfaqësuesit e delegacionit të Parlamentit europian dhe delegacionit të BE u interesuan edhe për një sërë çështjesh që janë në kompetenca të KSHZ-së, si implementimin rekomandimeve të ODIHR-it dhe OBSE-es si dhe për mënyrën e azhurimit të të dhënave të listës zgjedhore.

Komisionit shtetëror të zgjedhjeve,  theksoi se organi që udhëheq ai, në vazhdimësi të përhershme ka qenë në kontakt dhe bashkëpunim me të gjitha institucionet relevante përkatëse. Madje, mysafirët e Parlamentit evropian u informuan se lista zgjedhore tani më është në shqyrtim publik në faqen zyrtare të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve, si dhe në të gjitha komunat, respektivisht në të gjitha sektorët dhe zyrat e KSHZ-së.

Gjithashtu, Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, delegacionin e Parlamentit evropian e informoi edhe për aktivitetet e ndërmarra në kompetenca të saj si pjesë e planit 3-6-9 të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë e që janë përputhshmëri me planin strategjik  të Komisionit Shtetëror të zgjedhjeve për periudhën 2017 – 2020.

Ndër  të tjera u theksua se KSHZ-ja, që nga formimi i saj  punon me përkushtim dhe përgjegjësi të madhe për rritjen e besimit në organizimin e procesit zgjedhor tek të gjithë aktorët kyç si dhe çdo gjë që është në suazat dhe kompetencat e saj.

 

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, Ju njofton se më 22 gusht (ditën e martë) në ora 11:00 do të fillojë zgjedhja e e anëtarëve të këshillit zgjedhor me anë të zgjedhjes së rastit. Zgjedhja e rastit do të kryhet në periudhën prej 22 deri më 25 gusht 2017 në objektin e Shtëpisë së armatës të ARM-së.

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, me rastin e Ditës globle të zgjedhjeve që mbahet çdo vit në ditën e ejtes së parë të muajit shkurt, realizoi takim pune me përfaqësuesit e Asociacionit qytetar MOST.

Takimi ishte në kahje për zgjërimin e e bashkëpunimit në mes KSHZ-së dhe Asociacionit qytetar MOST. Asociacioni qytetar MOST, KSHZ-së i dha në shfrytëzim datëbazën e vendimeve dhe aktgjykimeve sipas kundërshtimeve dhe padive për zgjedhjet, të përgaditur nga ana e tyre.

Datëbaza është e përpunuar në formë veb-faqeje (http://izborna pravda.mk) e cila i përmban vendimet dhe aktgjykimet në formë të dokumenteve në pdf format, si dhe të dhënat themelore për të njëjtat si psh. Në cikël zgjedhor, lloji i kundërshtimit, vendvotimi, vendime sipas kundërshtimeve etj. Sipas kë[tyre kritereve edhe mund të kërkohet datëbazë.

Datëbaza u përgadit si pjesë e projektitt ,, Udhërëfyes në zgjedhje të lira dhe korrekte” të cilëin e zbatoi Asociacioni qytetar MOST e finansuar nga ana e Ambasadës së Mbretërisësë Holandeze në Republikën e Maqedonisë , Ambasadës së Britanisë së Madhe në Shkup, Instiitutit Nacional Demokratik (NDI) dhe Fondit Nacional për Demokraci (NED).

Skip to content