Me prezantim me rastin e 15 vjetorit të formimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve si trup profesional, KSHZ sot (4 shkurt) e kremtoi Ditën Globale të Zgjedhjeve.

Në kremtim të ftuar ishin edhe kryetarët dhe zëvendës kryetarët e deritanishëm të KSHZ-së.

Ngjarjen e hapi Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, i cili në fjalimin e tij e theksoi rëndësinë e të drejtës së votës si një nga të drejtat themelore të njeriut. Ai e vërtetoi angazhimin e KSHZ-së për përgatitjen, organizimin dhe realizimin e zgjedhjeve sipas standardeve dhe procedurave të cilat sigurojnë kushte të barabarta për secilin pjesëmarës në zgjedhje dhe në përgjithësi, për të drejtë vote të përgjithshme, të barabartë, të lirë dhe të fshehtë për secilin votues.

Deklarata të tyre dhanë edhe kryetarët e mëparshëm të Komisionit, Aleksandar Novakoski dhe Oliver Derkoski, si dhe nënkryetari i mëparshëm Rexhep Prekopuca. Ato theksuan vlerën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe kompetencat e tij, zhvillimin të cilin e ka arritur KSHZ-ja këto 15 vite, si dhe shprehën përkrahje për proektet që vazhdon ti realizoj përbërja aktuale e Komisionit.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve si trup profesional është themeluar me Kodin zgjedhor të miratuar me 29 mars të vitit 2006, ndërsa përbërja e parë profesionale me Jovan Josifovski-n si kryetar, është e zgjedhur me 15 prill të vitin 2006. Përbërja e gjashtë, aktuale e KSHZ-së, është e zgjedhur me 12 janar të këtij viti.

Nga formimi i tij si trup profesional, KSHZ ka realizuar Zgjedhje Parlamentare në vitin 2006, 2008, 2011, 2014, 2016 dhe 2020, Zgjedhje Presidenciale në vitin 2009, 2014 dhe 2019, Zgjedhje Lokale në vitin 2009, 2013 dhe 2017, si dhe Referendumin në nivel shtetëror në vitin 2018.

Dita Globale e Zgjedhjeve çdo vit kremtohet të ejnten e parë të muajit shkurt. Në këtë ditë, komisionet zgjedhore në mbarë botën organizojnë tavolina të rrumbullakta, debate, punëtori, takime me qytetarë dhe ngjashëm, me qëllim që ta theksojnë përkushtimin për mbrojtjen e të drejtës së votës si një nga të drejtat themelore të njeriut.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Përbërja e re e Komisioni Shtetëror i zgjedhjeve, me datë 25 janar 2021, me fillim në ora 13:00 e mbajti mbledhjen e parë, ku morën pjesë Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu, anëtarët e KSHZ-së, Radica Risteska, Boris Kondarko, Oliver Ristovski, Boban Stojanoski dhe Krenar Lloga

Në mbledhje u diskutua rreth këtij rendi të ditës:

  1. Shqyrtim dhe miratim i planit finansiar për shpërndarje të mjeteteve finansiare të KSHZ-së për vitin 2021.

  2. Shqyrtim dhe miratim i Planit vjetor për furnizime publike në vitin 2021, sipas programës buxhetore 20

  3. Shqyrtim dhe miratim i Planit vjetor për furnizime publike në vitin 2021, sipas programës buxhetore 21

  4. Miratimi i Planit vjetor për trajnime në vitin 2021, dhe и

  5. Të ndryshme.

Të gjitha pikat e rendit të ditës u miratuan njëzëri.

Informata më të detajuara për seancën mund të gjenden në linkun më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=aeqkF_nWQm0

     

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Sot, me datë 28 janar 2021, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ishte nikoqir i takimit të punës ndërmjet KSHZ-së dhe përfaqësuesve të lartë të Fondacionit Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore (IFES) në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në këtë takim të parë pune ndërmjet përbërjes aktuale të KSHZ-së dhe përfaqësuesve të IFES, të dyja palët u dakorduan që bashkëpunimi i deritanishëm frytdhënës të vazhdojë edhe më tej, në drejtim të përforcimit të kapaciteteve të administratës zgjedhore dhe përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Sot në sallën për mbledhje të KSHZ-së, u mbajt mbledhje e parë pune e përbërjes së re të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve. Përbërje e re e KSHZ-së, e udhëhequr nga Kryetari, Aleksandar Dashtevski, Nënkryetarja Ditmire Shehu, anëtarët Radica Risteska, Boris Kondarko, Oliver Ristevski, Boban Stojanoski dhe Krenar Lloga , biseduan rreth punës së KSHZ-së, dhe për sfidat për zgjedhjet lokale të këtij viti. Njëherit, Komisioni shtetëror i zgjedhjeve shpreh faleminderim për punën e kryer në Komision, Kryetarit të mëparshëm Oliver Derkoski dhe anëtarëve Elizabeta Postolovska, Janaqe Vitanovski dhe Enver Salihi.

Konkluzion për plotësimin е Konkluzionit,nr 11-3589/1 од 17.12.2020 mbi përfundimin е rezultateve të votimit në Komunën e Pllasnicës në Zgjedhjet e Parakohshme për Kryetar komune të Komunës së Plasnicës dhe Komunës së Shtipit, 13 Dhjetor 2020

Konkluzion për raportimin mbi përfundimin e rezultateve të votimit në Komunën e Shtipit në Zgjedhjet e Parakohshme për Kryetar komune të Komunës së Plasnicës dhe Komunës së Shtipit, 13 Dhjetor 2020

Konkluzion për raportimin mbi përfundimin e rezultateve të votimit në Komunën e Pllasnicës në Zgjedhjet e Parakohshme për Kryetar komune të Komunës së Plasnicës dhe Komunës së Shtipit, 13 Dhjetor2020

Rezultatet fillestare nga zgjedhjet e mbajtura të parakohshme për Kryetar komune në Komunën e Pllasnicës dhe Komunën e Shtipit, në bazë të të dhënave nga procesverbalet e komisioneve komunale të zgjedhjeve

Përshkrimi i vendvotimeve në Republikën e Maqedonisë së veriut për zgjedhjet e parakohshme për kryetarë të komunës në komunën e shtipit dhe në komunën e plasnicës 13.12.2020

Konkluzion për përfundimin e Zgjedhjeve të parakohshme për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, 15 korrik viti 2020

Konkluzion për publikim të rezultateve përfundimtare dhe të shpërndarjes së mandateve për zgjedhje të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga votimi për Zgjedhjet e parakohshme për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, 15 korrik 2020

Konkluziom për korigjimin e gabimeve teknike në konkludimin numër 08-19661 të vitit 16.07.2020

Konkluzion për publikim të rezultateve nga votimi për Zgjedhjet e parakohshme për deputetë në Kovendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, 15 korrik 2020, nl bazë të të dhënave nga procesverbalet e komisioneve komunale zgjedhore


AUDIO DORACAK PËR PERSONAT E VERBËR DHE PERSONAT ME SHIQIM TË DËMTUAR, ME MASAT MBROJTËSE TË KOVID 19

Udhëzim për paraqitje dhe votim të personave të cilat janë në karantinë shtëpiake për shkak të testit pozitiv për kovid 19 dhe të personave me vetizolim

Skip to content